FOTOT: Gjykata lë në burg 3 të dyshuarit për grabitjen e Prokurorisë së Durrësit, i "tradhëtuan" gjurmët e gishtave

27 Maj 2018, 11:41Kronika TEMA

Gjykata vendosi masën arrest me burg për tre personat që u arrestuan si të dyshuar për grabitjen e zyrave të Prokurorisë së Durrësit.

Të arrestuarit që u lanë në burg janë: Artur Isa, nga Sukthi i ri, i dënuar në vitin 1997 për vjedhje me dhunë;

Besnik Bushi, banues në Durrës;

si dhe roja e ndërtesës së Prokuriorisë, Nais Lena, ndaj të cilëve përfaqësuesit e organit të akuzës, Drini Pali dhe Pali Deçolli, kërkuan vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të tyre dhe caktimin e masës “arrest në burg”.

Sipas Prokurorisë, është provuar me prova shkencore se Isa dhe Bushi janë autorët e vjedhjes së zyrës së prokurorit të Durrësit, Afrim Shehu.

Organi i akuzës ka bërë të ditur se autorët kanë lënë gjurmë gishtërinjsh në ambientet e brendshme të Prokurorisë gjatë vjedhjes.

Përpos dosjeve që morën grabitësit hapën dhe dëmtuan edhe serverat e kamerave të sigurisë, e rezultoi se kishin pasur edhe një bashkëpunëtor.

Ndërkohë, ndaj Nias Lenës avokati kërkoi detyrim paraqitjeje për rojen e sigurisë, por pavarësisht pretendimeve të palës mbrojtëse, ata të tre u lanë në arrest me burg. (TemA)

2 komente në “FOTOT: Gjykata lë në burg 3 të dyshuarit për grabitjen e Prokurorisë së Durrësit, i “tradhëtuan” gjurmët e gishtave”

  1. Halili dhe Balili says:

    Te shkretet ata, viktima te Varferise, Peshkaqeneve dhe Injorances.

    1. Milo says:

      Nuk e kuptoje se si prokuroria te ruhet nga roje te kompanive private dhe jo nga forcat e policise se shtetit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje