Gati për plazh! Më parë shikoni parashikimin e motit

27 Maj 2018, 10:20Sociale TEMA

Edhe ditën e sotme do të vijojë dominimi i kthjellimeve me vranësira kalimtare gjatë paradites në të gjithë vendin.

Ndërsa pas mesditës vranësirat shtohen gradualisht në territor dhe kryesisht në zonat verilindore dhe Juglindore ku gjatë pasdites priten shira të dobët dhe të izoluar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke shënuar maksimume termike mbi 31°C, në disa qytete të Shqipërisë.

Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë-herë mesatare, me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 2- 3 ballë.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje