Janë skena rrënqethëse, nga ato që duhet të paraprihen nga fraza paralajmëruese “Kujdes! Pamje të rënda”.
Janë kafshë të ngordhura që kanë ngecur midis plehrave pranë zonës turistike në Godull, në afërsi të fshatit Adriatik në Kurbin.
Janë ato produkte të lumit Ishëm, ndër vite i ndotur nga mbetjet urbane që derdhen përgjatë tij, dhe këto mbetje më pas shkarkohen në det, aty ku dhe ndodhet ish- plazhi i Godullës.
Është një zonë mjaft e preferuar nga turistët vendas, për aq sa ata nuk ballafaqohen me pamje të tilla. Në 20 vite aty ka ndodhur e paimagjinueshmja.
Simbol i kësaj gjendjeje është dhe kjo urë. Ajo u shërben banorëve, dhe si e tillë është kthyer dhe në një ankth për ta. Rreshjet e stinës së dimrit e shkatërruan tërësisht, madje disa peshkatarë mbeten të izoluar prej dy javësh, sigurisht nga msofunksionimi i saj.
Më pas banorët e fshatit Adriatik me disa dërrasa dhe drurë e riparuan urën në këtë zonë turistike, por sërish reshjet e rrëmbyera e shkatërruan. Sërish banorët e ngritën urën e cila i shërben atyre, por tashmë përreth saj janë këto grumbuj mbetjesh dhe kafshë të ngordhura. Panoramë e rëndë pranë një zone turistike.
E gjitha kjo ndodh ndërsa qeverie ka shpallur aksionin për një Shqipëri të pastër në prag të sezonit turistik.
Dhe është fjala për pak kilometra larg Tiranës.
Pamje të tilla mund të shërbejnë dhe si një info për dikasterin e Mjedisit se si duhet ndërhyrë urgjent në këtë zonë. (tesheshi)
Ekonomizojnë lekun qytetarët tanë.
Jo more… larg nga bytha ime eh? Po kur ju ngec muti tek gardhi i shpise, si ja bëni? Kafshë!
Një filozof ka thënë. ” Ku di e dhia ç’ është tagjia. Se mos e ka provuar ndonjëherë” Kështu është dhe më shumë shqiptarë
Cdo njeri e shef se ne nuk jemi te pergatitur te presim turista. Eshte ne mire te mbyllemi si ne kohen e diktatures se po na pane turistat se cfare plenash jemi do ja lejne ananet miqve te tyre te mos kalojne per asnje arsye nga keto ane. Nuk eshte vetem ndermarrja komunale qe duhet te veproje. Ky eshte problem kombetar qe zgjidhet me strategji kombetare afatgjate duke filluar qe ne edukumin parashkollor
Shikojeni tani sepse per ti bere publicitet uljes se cmimit dhe u publikua,dhe me idene qe balfin,gener,dulaku,apo edil al-it qe pastrojne me nga 6 miljone euro para hollande,do e blejne me 15-20 euro metrin,dhe pastaj qeveria bashkebandite do ua dergoje asfaltin,energjine dhe c’do gje te paguarnga taksat tona,dhe pastaj vijne “kinezet” me origjine nga surreli apo vlora,dhe pastrohen direkt nja 50 miljon apo ndoshta dhe 100 miljon sikur tek plazza.Si saliu,meta,mediu,idrizi,rama,veliaj nje tufe banditesh jeni,nje sjellje keni,ate te MAFIAS qe ia kalon dhe casa-nostras,camorras apo asaj ruse e kineze.