Ke ardhur për të fotografuar sheshin “Skënderbej” dhe dëshiron ta postosh në rrjetet sociale? Mirë, atëherë mund të logohesh në shërbimin e internetit falas që Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Albtelecom, ka vendosur në qendër të kryeqytetit, por së shpejti edhe në disa nga pikat më të frekuentuara nga qytetarët dhe turistët.
Nisma “Tirana Smart City” e Bashkisë së Tiranës për ofrimin e shërbimit “Free WiFi” ka filluar të funksionojë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa së shpejti do të vijë edhe në disa nga hapësirat publike të qytetit si Pazari i Ri, “Qyteti Studenti” apo Parku i Liqenit.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Albtelecom, Tahsin Yilmaz, testuan shërbimin e internetit falas në sheshin “Skënderbej”, i cili tashmë është kthyer tërësisht në funksion të këmbësorëve. “Po vijojmë punën në kantierin e sheshit “Skëndërbej”, por tani duke u krijuar mundësi qytetarëve të kenë akses në rrjet. Jemi bërë partnerë me Albtelecomin për t’u siguruar që në 7 pika të sheshit “Skënderbej” të kemi burim valor me shpejtësi 1 Gb, për të gjithë vizitorët. Sistemi i internetit është falas për të gjithë qytetarët. Pra, ata që duan ta vizitojnë sheshin, kanë edhe një mundësi më shumë për të ardhur këtu”, tha Veliaj.
Duke e cilësuar si një ditë të bukur për Tiranën që përqafon çdo ide inovatore, Veliaj ftoi qytetarët ta shfrytëzojnë këtë mundësi të re. Pas regjistrimit herën e parë, qytetarët do të lidhen automatikisht sa herë që kalojnë në sheshin “Skënderbej”, duke përfituar internet falas. “Testi ynë i parë e kaloi me sukses provën dhe dua t’i ftoj të gjithë, teksa shkoni në shesh, regjistrohuni një herë në rrjet dhe mandej, sa herë të kaloni këtu, do të lidheni automatikisht me internetin falas”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.
“Duam të targetojmë çdo moshë, ndaj na vjen mirë që ka fëmijë që mësojnë biçikletën në shesh, na vjen mirë që të rinjtë vijnë për koncerte këtu, na vjen mirë kur të moshuarit zënë një hije dhe bëjnë bisedat e tyre, por duam çdo grupmoshë, sidomos adoleshentët, që ta përdorin internetin dhe teknologjinë në natyrë. Ndaj, edhe ata që thonë se rrinë në shtëpi sepse aty kanë internet, s’është e vërtetë sepse tani ka internet edhe në shesh”, tha Veliaj.
Ai tha se këtë verë Tirana do të jetë stacioni i yjeve të muzikës botërore, të cilët do të performojnë për publikun shqiptar. “Edhe koncertet e Ermal Metës dhe Rita Orës që po organizojmë me Albtelecomin janë një arsye më shumë për dalë nga shtëpia. Do të argëtohemi, do të kemi internet falas për të gjithë ata që kujtimet e Tiranës si turistë duan t’ua çojnë të afërmve të tyre”, shtoi Veliaj.
Drejtor i Përgjithshëm Albtelecom, Tahsin Yilmaz, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për realizimin e këtij projekti, nga i cili përfitojnë direkt qytetarët. “Ky është një projekt i mrekullueshëm dhe duam të falenderojmë Kryetarin e Bashkisë që na dha mundësinë të bëhemi pjesë e tij. Projekti ka të bëjë me pajisjen me internet me shpejtësi të lartë Free Wifi të sheshit “Skënderbej”, nga i cili mund të përfitojnë jo vetëm klientët e Albtelecom, por të gjithë qytetarët që lëvizin brenda dhe përreth sheshit”, tha Tahsin Yilmaz.
Shërbimi WiFi publik ofrohet nga Bashkia e Tiranës nën emërtimin “Bashkia Tiranë Free WiFi”.
Kryebashkiaku me atlete “nike” dhe nxjerrja e bisnezit te vogel ne ankand.
ja dhe dashnori 4 i Meros
obobobo….c´i paskan mbjelle ato shkurre aty ?!
Erion
Une banoj ne Laprakë..
Si t’ja bej te vij deri ne qender per internet falas..
Apo do n’a sjellesh dhe ne Laprake.
Se mos na behesh dhe ti si Sala.
Internet kudo e pas tremuajsh, s’ka.
Lali Eri i dime ambiciet e tua dhe planet qe kane per ty.
Por mos e shfrytezo kaq banalisht mirëqenien tone.
Per qellimet e tua..
BRAVO
Ky delirant harron se eshte votuar te jete kryebashkiak i 1 milion banoreve,por cdo gje e lidh me sheshin Skenderbej!
O cunak i perkedhelur!
Puno per 1 milion banoret e jo vetem per turistet!
Nuk te kane votuar turistet,o rrote,por qytetaret e Tiranes!
Nuk ke faj kur caktojne kryebashkiak nje femije buzequmesht qe di vetem te luaje me cingla!
Kryebashkiaku i Tiranes te pakten duhet te jete mbi 50 vjec!