Lega Nord në Itali e sheh si provë vendimin e presidentit Mattarella për t’i caktuar detyrën e formimit të qeverisë ish-shefit të FMN-së, Carlo Cottarelli.
Kreu i Lega-s, Matteo Salvini, thotë se vendimi i Mattarella-s provon se “është me bankierët dhe jo me popullin”.
“Ata janë me bankierët, ata më të fuqishmit. Ne jemi me popullin”, shkroi Salvini në Tuitter vetëm pak minuta pasi presidenti i Italisë caktoi kryeministër të përkohshëm Cottarelli-n.
Emërimi i këtij të fundit erdhi pasi presidenti refuzoi qeverinë e re të dy partive antiestablishment, Lëvizja 5 Yjet dhe Lega.
Njëra forcë e majtë dhe tjetra e djathtë, ato i bashkon qëndrimi kritik ndaj euros dhe Bashkimit Europian.
“Asnjë prej atyre që kanë qenë kritikë me BE-në dhe euron nuk mund të jetë i përshtatshëm për ministër Ekonomie.
Kjo nuk është demokraci. E kam vlerësuar gjithnjë presidentin Mattarella, por këtë e kam të vështirë ta kuptoj”, deklaroi lideri i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi di Maio. (TemA TV)