Ndërtuesi në Tiranë, i vendos rrugës emrin e tij

29 Maj 2018, 20:40Sociale TEMA

Nje rruge ne Tiranë i është vënë emri i ndërtuesit të rrugës.

Kjo, me vendim të Këshillit të Komunës së Farkës

Fiks Fare ka transmetuar sot denoncimin, se paralel me Unazën e Madhe të Tiranës,  poshtë Kodrës së Diellit, ndodhet një segment rrugor afërsisht 500 m, që mbartë emrin e zotit Shkëlqim Fusha, i cili është pronari i Shoqërisë Fusha sh. p. k., e cila ka bërë dhe ndërtimin e këtij segmenti rrugor para disa vitesh.

Rruga “Shkëlqim Fusha” figuron me këtë emër edhe ne Google map

Përgjegjësi i postës së kësaj zone thotë se “kjo rrugë quhet Shkëlqim Fusha, por nuk e mbaj mend se kur ka ndodhur kjo gjë. Ka patur edhe një tabelë me emrin e rrugës, por e kanë hequr tabelën”.

Si mund të ndodhë kjo?

Sipas ligjit të sistemit të adresarit dhe rregullores së Bashkisë së Tiranës, rrugëve u vendosin emra të personave që nuk jetojnë më.

Andreola Kambo, këshilltare e kryetarit të Bashkisë së Tiranës e pranon se kjo rrugë mban këtë emër me vendim të Këshillit të Komunës së Farkës

“Ne sapo kemi ardhur në bashki të Tiranës kemi ngritur 2 komisione teknik dhe një me profesorë me rol këshillimor dhe po rishikojnë gjithë emrat e rrugëve të bashksi së tiranës

Ky rast është marrë nga komuna, është rast i jashtëligjshëm sepse nuk mund të jetë emër rruge, një person i gjallë, por jemi në realitet shqitpar edhe ndodh

Komisioni i profesorëve ka konstatuar emra të tjerë që vijnë nga fusha të ndryshme, por nuk mudn të flas ërpara grupit të profesoreve dhe do të propozojmë emra të rinj dinjitozë për emrat e rrugëve në Tiranë, ka edhe emra që vijnë nga politika pas ’90 “, tha ajo.

Shumë shpejt, Bashkia e Tiranës pritet të dalë me një vendim  që do të heqë të gjithë emrat e rrugëve të personave që janë ende gjallë.​

10 komente në “Ndërtuesi në Tiranë, i vendos rrugës emrin e tij”

  1. xyz says:

    Emer shume i bukur shqipe, urime,me rendesi jo greko-turk

  2. mimmo says:

    Shume mire ,per te qene konform ligjit ,mjafton vetem Rr. “SHKELQIMI” ! ! Fjale shqip kuptimplote ! ! !

    1. Shkel-qim Kodra says:

      Shqip …. domethene “shqeto” : rruga ku “Shkel-qimi nga Fusha ” ku ka me bukur Shkel.qim Fusha !!!!!

  3. Itreg says:

    E ka ndertuar me paret e veta rrugen? e ka hak le ta gezoje tabelen.eshte menyre e mire per te shtruar rruge ….

  4. nuk kam faj une says:

    Shikoni emrin e asaj rruges qe e kishte “4 shkurti” dhe ja ktheni perseri, ndersa bulevardit “Stalin” ja çoni Bulevardi Rinia. ; fshijeni zogun, curruliun apo te tjere bastarde ne emrime. Une per vete me mire e therrase bulevardi Stalin ose dhe Hitler se sa ZAogu pare apo i dhjete ta haje vete.

  5. Zyra Ibrahimi says:

    dakort per 500 metra e meriton shkelqimin….po rruga e kombit me qindra kilometra pse nuk quhet Lulzimja..edhe ky emer i bukur , jo grek-turk…..
    ose aeroportet ti quajme edushka……
    dhe xhamine ne qender te Tiranes,”Erdogani”… ai greku na quajti kafshe, ta ket gabuar thua?

  6. Katundari Saukut says:

    Shkelqim fusha eshte djali I tezes se fatbardh plakut I kryetarit te komunës farke qe duhet futur ne burg nga mashtrimet me pronat ne farke

  7. MAJAKOVSKI says:

    Nqs Shkelqim Fusha e ka ndertuar rrugen me kotributin e tij 100% nuk ka asgje qe nuk shkon. Nuk karendei eshte gjalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje