Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në PD, pse u refuzua bojkoti. Berisha “thumbon” Bashën: Protesta çdo ditë, jo si çadra...

29 Maj 2018, 09:10Politika TEMA

Ditën e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar të PD u propozua nga disa deputetë djegia e mandateve dhe bojkoti parlamentar. Por asnjë nga këto propozime nuk u miratua.

Ka qenë kryetari Lulzim Basha dhe ish krymeministri Berisha të cilët nuk mbështetën idenë e deputetëve.

Sipas bisedës të zbardhur nga Panorama, Berisha dhe Basha e refuzuan bojkotin parlamentar, pasi do të pengonte rrugën drejt integrimit në BE.

Grupi i PD

Berisha: Rasti i bojkotit për dekriminalizimin që u mbështet edhe nga ndërkombëtarët solli ligjin e dekriminalizimit, i cili realizoi një qëllim dhe aksion shumë madhor të opozitës.

Po ashtu revolta e Kalimashit, opozita ka bërë lëvizje te protesta. Por duhet të marrim vendime të rëndësishme në këtë periudhë sepse KE ka rekomanduar hapjen e negociatave, pavarësisht se vendet anëtare dhe raporte të SHBA-ve gjejnë një raport sipërfaqëosr.

Ne nuk mund të themi si opozitë që janë plotësuar kushtet. Protesta kishte mesazhe të qarta që janë pasqyruar në të gjitha mediat ndërkomëbtare.

Por jam i mendimit se me Ramën zgjidhje në rrugë paqësore nuk ka. Me këto aksione opozita po kontribuon në integrimin.

Po kërkon që qeveria të plotësojë kushtet.

Jam i bindur se kryetari bëri shumë mirë që i tërhoqi protestuesit, pasi Rama dhe Xhafaj do të donin të kishte incidente të mëdha.

Besoj se aksionet tona duhet të përqëndrohen në protetsa të zgjatura çdo ditë, jo si çadra.

Basha: Bojkoti paralamentar është nja akt legjitim në këtë situatë, edhe më shumë se aksioni për ligjin e dekriminalizimit.

Qëndrimi i opozitës dhe qytetarët e bashkuar kundër krimit dhe drogës është i qartë për një Shqipëri europiane. Fatmir Xhafaj duhet të largohet dhe t’i hapë rrugën një hetimi të pavarur.

Por jam i mendimit se lëvizja drejt bojkotit parlamentar në kushtet kur kemi investuar fort për hapjen e negociatave rrezikon të devijojë vëmendjen nga çështja kryesore që këmi një qeveri të lidhur me krimin dhe trafikun e drogës.

1 komente në “Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në PD, pse u refuzua bojkoti. Berisha “thumbon” Bashën: Protesta çdo ditë, jo si çadra…”

  1. Bushi says:

    O maskarenj te pd ju jinite zhytur dhe te lidhur me krimin dhe jo Rama me Xhafen.Ju jini kundra hapjes se negociatave dhe kete qe thoni sot Jane per show.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje