Deklarata pas ndeshjes, reagon Shala: E kisha me trajnerin italian dhe analistët

30 Maj 2018, 14:16Sport TEMA

Pas një mesazhi të publikuar dje në mbrëmje, ku shkruante Kosova u nënçmua, mesfushori Herolind Shala është sulmuar pa fund në rrjetet sociale për këtë qëndrim. Madje, ka pasur edhe sharje e ofendime për të, por Shala ka reaguar sot dhe ka sqaruar gjithçka në lidhje me atë postim.

Shala thekson se fjala “nënçmim” u drejtohej disa gazetarëve dhe analistëve, por edhe trajnerit Panuçi, i cili, sipas mesfushorit, e kishte nënçmuar Kosovën.

Futbollisti kosovar thekson më tej se nuk ka pasur asgjë me tifozët, pasi të gjithë ndihen shqiptarë të një kombi, pavarësisht se janë dy ekipe kombëtare.

Ja çfarë shkruan Shala:

Përshëndetje të dashur miq. Dua të sqarohem për një shkrim timin pas ndeshjes së djeshme vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë. Fjala na nënçmuat ka qenë vetëm për disa gazetarë e analistë por edhe për trajnerin italian që na kanë nënçmuar para ndeshjes dhe jo për tifozët ose ndokënd në FSHF.

Si Përfaqësuese e re nuk meritojmë nënçmim, së paku meritojmë përkrahje për tu rritur pasi edhe ne si futbollistë që luajmë për Kosovën mundohemi t’i prezantojmë sa më mirë shqiptarët kudo që janë.

Mbi të gjitha ne jemi të gjithë shqiptarë, ne jemi të një kombi por kemi dy ekipe futbolli. Faleminderit që me keni dërguar qindra mesazhe duke më ofenduar, nuk ua kthej në të njëjtën mënyrë asnjëherë.

Mbi të gjitha un jam shqiptar i Kosovës dhe statusi im nuk ka qenë për të përqarë dy tifozëritë por tregova arsyejen për se.

Të gjithë që jeni ndier të ofenduar ose jeni prekur nga ai shkrim i imi ju kërkoj falje edhe pse qëllimi nuk ka qenë për ta lënduar askënd.

Faleminderit për mirëkuptim shqiptarë kudo që jeni. Forca Shqipëria & Forca Kosova ????

4 komente në “Deklarata pas ndeshjes, reagon Shala: E kisha me trajnerin italian dhe analistët”

  1. shalehapuri says:

    Shala nje futbollist medioker qe edhe Bunjaku e mbante si lojtar stoli. Gjithmone keta deshtaket llapin me shume.

  2. Timi says:

    Së pari mendo e pastaj fol, dhe jo e kundërta.

  3. feliks says:

    Pak gezim I ekgzagjeruar. Dihet qe ne futbolledhe ekipe brenda te njejtit shtet krijojne “armiqsira” te pasherueshme te pakten gjate 2 oreve te ndeshjes….Shikojm e shume lojtare qe nuk gezohen kur shenojne ndaj ish ekipit te tyre . Te pakten ne te tilla rastesh Golat duhej te duartrokiteshin pa ekstaze. Mbani mend golat e Gjermanise ndaj Brazilit 7 me 3..ska me nevoje per koment. Bravo Kosova anyway

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje