Lewandowski “trondit” Bayern: Do largohem, nuk luaj më në Bundesligë

30 Maj 2018, 11:06Sport TEMA

Robert Lewandowski nuk do të jetë më një futbollist i Bayern Munich duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Sulmuesi polak e ka marrë tashmë vendimin e tij për t’u larguar nga kampionët e Gjermanisë dhe këtë gjë drejtuesve të Bayernit u ka komunikuar agjenti i Lewandowskit.

Rummenigge e ka përshkruar yllin 29-vjeçar si tërësisht besnik dhe ka për ta zbatuar deri në fund kontratën që e lidh me gjermanët, e cila skadon në 2021-shin.

Por duke iu referuar asaj që shkruan gazeta prestigjoze Bild, Leva nuk dëshiron të luajë më në Gjermani pasi objektivi i tij është të provojë një eksperiencë të re larg Bundesligës.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë skuadra e re e Lewandowskit, ky i fundit shihet si një alternativë e mirë për të zëvendësuar Benzema tek Real Madrid. E nga ana tjetër edhe Bayern Munich ka shprehur interes për francezin e Real, e nuk përjashtohet edhe shkëmbim mes tyre.

Por përveçse spanjollëve të madridit, edhe Chelsea e PSG janë dy skuadra tepër të interesuara për shërbimet e sulmuesit polak.

2 komente në “Lewandowski “trondit” Bayern: Do largohem, nuk luaj më në Bundesligë”

  1. shigjeta says:

    Megjithese eshte lojtar potent , jam teper i sigurt qe nese behet shkembimi , nese themi , Bayern Mynshen do te jete teper i fituar nga shkembimi , lojtar i madh Lewa , por vetem ne Bundeslige , ne Champions akoma presim te beje nje loje te madhe . Sa do presim ama ??? Jam pothuajse teper i sigurt qe francezi nese erdhi ne Bavari do leje epoke , dhe do behen pishman spanjollet …..cte thuash , ndoshta behen pishman dhe spanjollet sic u beme ne per largimin e Toni kroos , qe gafa e pafalshme e Rummenigges largimi i Krosit …….

  2. Shaqo says:

    Sa mire se do shpetoj Bayern nga superdembeli. Cdo lojtar qe do te kishte rastet e tij do te behej golashenues i paarritshem.
    Flm qe largohesh tifozat do te festojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje