Statistikat: Pësojmë gjithmonë gol, Panuçi na kthen në epokën e Kuzhes

30 Maj 2018, 12:45Sport TEMA

Mungesa e rezultateve dhe futbollit sulmues të premtuar nuk është shqetësimi i vetëm për trajnerin Kristian Panuçi.

Për Shqipërinë tani është bërë normalitet të pësojë gola nën drejtimin e trajnerit italian, duke na kthyer shumë vite prapa në historinë e kuqezinjve.

Kësisoj, kuqezinjtë kanë regjistruar ndeshjen e 6 radhazi në të cilën pësojnë të paktën një gol (Maqedoni, Spanjë, Itali, Turqi, Norvegji, Kosovë), duke bërë që përveç debutimit me Lihtenshtejnin (fitore 2-0), Shqipëria të ketë pësuar gol në çdo sfidë tjetër nën drejtimin e trajnerit italian.

Një bilanc që flet për një total prej 11 golash të pësuar në vetëm 6 ndeshje. Një shifër e frikshme kur mendon se në eliminatoret e Euro 2016, Shqipëria mbylli grupin me vetëm 5 gola të pësuar.

Një seri e tillë ndeshjesh duke pësuar gol ishte harruar nën drejtimin e Xhani De Biazit.

Ndaj për të gjetur 6 ndeshje radhazi kur portieri i kombëtares shqiptare ka nxjerrë topin nga rrjeta duhet të kthehemi në periudhën kur atë e drejtonte i ndjeri Josip Kuzhe, në vitin 2011, kur kuqezinjtë arritën në 8 sfida radhazi duke pësuar gol, shkruan “VipSport”.

Më pas, në stolin kuqezi u ul “trajneri mbrojtës” De Biazi dhe si vazhdon historia, besoj e dini të gjithë…

1 komente në “Statistikat: Pësojmë gjithmonë gol, Panuçi na kthen në epokën e Kuzhes”

  1. Zorro says:

    Panuci duhet te shporret nje ore e me pare bashke me Duken antishqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje