Seanca e sotme Parlamentare është hapur dhe mbyllur sërish me debatet mes deputetëve të opozitës dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.
Kryeparlamentari pasi u ka dhënë fjalën për procedurë deputetëve të opozitës, përkatësisht nënkryetarit të Kuvendit Edi Paloka dhe kryetarit të Grupit parlamentar të PD Edmond Spaho, ka kërkuar fillimin e seancës me raportin e krerëve të institucioneve të pavarura.
Por opozita, në vijim të skenarit të saj për të bllokuar punimet e Kuvendit, ka kërkuar të flasë tej limiteve të përcaktuara për secilin deputet, ku në fillim Albana Vokshi dhe më pas Edmond Spaho e Petrit Vasili kanë vijuar me akuzat ndaj qeverisë, kryeministrit e ministrit të Brendshëm.
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi e ka ndërprerë disa herë seancën, dhe në mungesë të konsensusit të opozitës që të linte foltoren e pushtuar ku mbanin fjalim që i transmetonin me mjete rrethanore direkt në rrjetin social, ka vijuar seancën me pjesën tjetër të rendit të ditës.
Janë miratuar ligje dhe marrëveshje, ndërkohë që deputetët e opozitës kishin kapur foltoren dhe mbanin fjalime për hesap të tyre, ndërsa raportimi i krerëve të institucioneve është shtyrë.
Më pas Ruçi ka mbyllur seancën dhe në sallën e Kuvendit kanë mbetur vetëm deputetët e PD, të kryesuar nga ish kryeministri Sali Berisha.
Pas fjalës së Flamur Nokës, është ngritur dhe ngjitur në podium Berisha. I cili ka qënë i çliruar nga “pedanca” e Ruçit që nuk e lejon asnjëherë të vijojë fjalën në seancë asnjë sekondë më tej përcaktimit më parë.
Ish kryeministri Berisha ka mbajtur një fjalim shumë të gjatë, ndoshta si për të kujtuar me nostalgji kohën e “artë” kur ish kryeparlamentari Ilir Meta e lejonte të fliste sa të donte në seancën e Kuvendit.
Argumenti i përdorur nga Meta në atë kohë ishte se e “kishte shumë dobësi Doktorin”, argument që me ardhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit nuk pinte më ujë, duke e trajtuar Berishën njësoj si deputetët e tjerë.
Ndërsa sot Sali Berisha ka përsëritur përpara deputetëve të PD, pa Ruçin në krye të seancës dhe pa kamerat e Kuvendit në dizpozicion, por live në facebook, kohën e artë kur fliste e fliste pa pushim.
Deri në këto momente Berisha ka një orë që po flet, pa ndonjë shpresë se mund të pushojë dhe për një orë tjetër. Akuzat dihen, kundër Ramës, Xhafajt dhe gjithë qeverisë.
Madje thotë se negociatat nuk do të hapen kurrë sa kohë ne qeveri do të jetë Edi Rama.(TemA)
Sali Berisha thote, tha qe negociatat nuk hapen me Ramen ne krye?!
Kjo do ishte e vertete dhe e besueshme po ta kisha degjuar nga Illyrian apo vetja ime .
–
Kur kete e thone Banditat e Demokracise, ish-komunistat dhe sigurimsat e shteti shqiptar, sepse i intereson moshapja per interes politik, kjo deklarate e Saliut zhvleresohet dhe nenkupton inat personal,deshtim politik etj per Saline e Partine e tij Private PD. Perkundrazi, kur une dhe ndonje jo militant shprehemi se ato nuk do hapen kurre sa kohe te jete Rama e kemi fjalen qe vete Rama dhe mafjozet e tij jane pergjegjes qe skemi as reforme as veting cilesor, kapje te institucioneve te drejtesise nga Kryeministri qe eshte e papranueshme per BE.
–
Si rezultat nuk hapen negociatat dhe 2025 eshte viti kur do kemi te vetmen mundesi per hyrje ne BE.
KETA KAN IKUR PER LESH.
Pse nuk hap nje parlament ne tropoje dhe te flase
nga mengjesi ne darke.Mjaft mos e degjojme ne.