Ndryshon vendodhja, Adriatik Llalla ndodhet në Turqi?

31 Maj 2018, 08:25Politika TEMA

Sot në orën 10:00 ka nisur seanca e dytë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ish-prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Llalla i ka dhënë një prokurë përfaqësimi avokatit Sokol Hazizaj.

Prokura është dhënë në Turqi dhe është në dy gjuhë, në shqip dhe në turqisht.

Kryetari i trupit gjykues, Sokol Çomo ka lexuar prokurorën në turqisht të lëshuar nga ish-kryeprokurori Adriatik Lalla gjatë shqyrtimit të seancës në ngarkim të tij nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Kryetari i trupit gjykues njoftoi se prokura nga ana e Adriatik Llallës është bërë në 28 maj në Turqi në prani të përkthyeses dhe noterit.

Vetëm një ditë më pas, në datë 29 qershor, prokura është shoqëruar me vulën apostile.

“Trupi gjykues arriti në konkluzionin se avokati Sokol Hazizaj i ka tagrat e përfaqësimit të Llallës edhe në mungesë të tij dhe për këtë arsye e deklarojmë procesin gjyqësor të hapur…”, tha Çomo.

Në prokurën e lëshuar në turqisht nga Adrtiatik Llalla thuhet:

 

Emëroj si përfaqësues ligjor avokatin Sokol Hazizaj.

I jap të drejtën për të më mbrojtur apo përfaqësuar para çdo organi gjyqësor.

Në kushtet kur kam marrë dijeni për orën dhe datën e gjykimit ditën enjte 31.5 2019 në orën 1- prapë KPA do të gjykohet në seancë gjyqësore publike cështja nr 1 e vitit 2018, për ankimin që komisioneri publik ka bërë kundër vendimit të KPK për rivlerësimin, e kam të pamundur të jem i pranishëm apo të paraqitem, si dhe autorizoj caktoj si përfaqësues të posacëm ligjor avokatit Hazizaj për të më përfaqësues gjatë dhe gjithë gjykimin në mungesën time.

Avokatit i njoh të drejtën që të më mbrojë të paraqesë cdo anekesë dhe të grumbullojë prova dhe ti paraqesë ato para KPA”.

Raportohet se Llalla për momentin ndodhet pikërisht në Turqi, dhe jo në Gjermani, siç është thënë deri më tani.

Nuk dihet arsyeja përse ndodhet në Turqi, por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë duke kërkuar azil politik në këtë vend.

Seanca e parë në KPA u shty nisur nga fakti se vetë Llalla nuk kishte dijeni për procesin dhe plotësimin e prokurës për avokatin e tij Sokol Hazizaj, për vazhdimin e procesit.

Gjatë seancës së parë, Hazizaj tha se vetë Llalla nuk është në dijeni të procesit dhe se vetë ai ka më shumë se 2-3 javë pa komunikuar me klientin e tij.(TemA)

11 komente në “Ndryshon vendodhja, Adriatik Llalla ndodhet në Turqi?”

  1. BE 2025 says:

    Sokol Azisaj, kjo mbeturine e realizmit socialist. Jane pikersht bijte e komunistave qe sot drejtojne dhe bejne ligjet e Shqiperise. Asgje nuk ka ndryshuar..Ky mbaroi per Filozofi/Meksizem sot qoka njeri i ligjeve.Shume mire Lllala qe paske besim te nje bushter komuniste.

    Besoj te tregohesh burre dhe te na tregosh dosjet qe mbaje fshehur ne sirtar.Se ato per Bashen,Meten dhe Saliun,Ramen sti kerkon njeri se ato nuk ekzistojne se ishin bosat e tu.

    1. Qifja ut says:

      Tiku Tiku qukapiku,
      na iku si koqe fiku….

  2. Presheva says:

    Shikojani surratin o bashkëkombasit e mi, k’ti shpellari , k’ti hajduti, k’ti baxhelle, ky pra (shumë të tjerë) është produkt i plakut e i 7•7=42.
    Sa më dhimsen ato minuta kur ky fundërrin dilte në ekran për të gjoja zbuluar peshqit e mëdhenj, besoj ju kujtohen deklaratat e shpellarit.
    S’ka problem, boll që ky dhe tipat si ky nuk do zën ekranet për propagandën e radhës, Shqipëria do bëhet .

  3. like says:

    edhe ky do shpetoje me proçedure.

  4. Aleksander says:

    Shuuume mire ! Ai vend qe do te behet streha e hajduteve e perdhunuesve te popullit shqiptar,praktikisht kthehet ne nje apendix,vendgrumbullim qelbesirash.

  5. selvia says:

    Kur do arrestohe kapobanda LLALLA….

  6. rexha 10 says:

    C FARE DREQIN KA KY QE NUKE PO I ZENE BYTHA VENDE. TE GJITHE KANE VJEDH,VRA ,PRE ,DHE ASNJI NUKE KA IKUR.KY SIKUR PO KERKON TI NGULET NDONJE HU ME I MADHE SA PER TE GJITHE TE TJERET’???????????????????

  7. Bureto says:

    Mesa duket paska shkuar në Turqi të zerë vendin bosh që ka lënë Izet Haxhija. Pastë fatin e tij e të na urdhërojë ndonjë ditë në shtëpinë tonë si i penduar. Le të bëhet të paktën një herë i dobishëm në të mirë të drejtësisë. Di shumë ky, që ka qenë jo pak, por Prokuror i Përgjithshëm, që kishte për detyrë të ruante Shtetin, ku e ku më shumë e më lart ky rol, në raport me atë të Izetit një bodigard i gjorë, që kishte për detyrë t’i mbante çantën Salës dhe të ruante Zenin.

  8. erioni says:

    Ky e ka vendin ne Tora bora te Avganistanit ,vetem atje ndoshta neper ato shpellat e talibaneve mundd te shpetoje ndonje dite pa e zene si lepurin ne strofull.Besoj se shume nga ata qe e mbronin do e ndjekin per mbas se nuk do tu mbetet vend tjeter.

    1. Pellumbi says:

      Perse per ish prokurorin Llalla nuk u veprua njelloj si zoti Tahiri apo llall ka me shum influenc nw gjyqesor turp per te qe vepron ca te nenes dhe ca te njerkes.

  9. drejtesia says:

    I vetmi kryeprokuror ne sojin e tij nje ekzemplar qe ne vend ti sherbente shtetit i sherbente hajduteve dhe mbushte xhepat e tij.Ky fshatar injorant dhe driteshkurter kujtoj se u be deti kos dhe mori dhe ky garuzhden.Nuk ka per te shpetuar vetem nese futet andej nga ka dale dhe nuk e mbron dot as Saliu e as Meta se vijne era bajge dhe nuk dine ku kane koken e tyre.Epileptikun Llalle shume shpejt do ta shihni tek shtepia pa qira kurse per parate qe ka vjedhur nuk di nese do jene te afte tia marrin se objektet ndrtese ,toke eshte e lehte ti behet sekuestrimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje