Teksa ishin në mbyllje të emisionit ‘Politika Online’, gazetarja Marsela Karapanço i ka kërkuar avokatit Spartak Ngjela, që të votojë për top-statusin e ditës, ku ishin zgjedhur postime nga ish kryeministri Sali Berisha, kryeministri Edi Rama, deputeti Pjerin Ndreu, ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe deputeti Nard Ndoka.
Por Ngjela është nervozuar, duke mos e lenë gazetaren që të vijonte me leximin e statuseve.
Ai i ka thënë se do të largohej nga studio menjëherë, nëse do të vijonte.
Më herët, duke folur për audiopërgjimin ku sipas PD-së është i përfshirë vëllai i ministrit të Brendshëm, Ngjela thotë se FBI i ka dhënë garanci Fatmir Xhafajt për autenticitetin e audios, dhe ndaj ai sfidoi Bashën me dorëheqje…
Lidhur me protestën e 26 majit të opozitës së bashkuar, Ngjela tha se Xhafaj qëndroi në zyrë në Ministri, atje ku sipas tij kishte dhe ekspertë të FBI.
Ndërsa për ish-ministrin tjetër të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe reagimin e ambasadorit amerikan Donald Lu për presione mbi drejtësinë, Spartak Ngjela thotë se të vërtetën do ta nxjerrë SPAK-u, istitucion i reformës në drejtësi që pritet të ngrihet.
Ku ku mi none, shteti shqiptar qe po ndertohet dhe rilind ne televizione dhe media shqiptare.Ku gjyqi dhe burgu te njoftohet nga analiste dhe gazetaruce KRISTALI , ku avukate te deshtuar mendojne si shkolle fillore.
–
‘ne zyre me ata te FBI’..FBI e garantoi Xhafajt per vertetesine e pergjimit….’ne skemi speciliaste por duhen nderkombetatre sic kerkoi Rama dhe Saliu dje”, o zot o perendi…mjere ju o shqiptare qe nuk na bashkoheni na n’Perendim…..