Historia e panjohur e vrasjes së Bardhok Bibës me dëshmitë e rralla të motrës 98 vjeçare, që vuajti në burgjet e komunizmit me tre djemtë dhe Ndue Mëlyshit 106 vjeçar (dhe fotot e rralla)

31 Maj 2018, 09:47Politika TEMA
Historia e panjohur e vrasjes së Bardhok Bibës me dëshmitë e

Nga Dritan Xhemalaj, TemA

Në kuadrin e ciklit të dokumentarëve “Përballje me të kaluarën” i cili është një projekt i ideuar dhe mbështetur fillimisht nga zyra e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Radio Televizionin Publik Shqiptar dhe nën kujdesin direkt të drejtorit të Përgjithshëm, z. Thoma Gëllçi, dy bashkëautorët realizues të projektit në fjalë, gazetarët e njohur, Dashnor Kaloçi dhe Monika Shoshori Stafa, (Doktore e Shkencave Historike), sjellin para teleshikuesëve dokumentarin e dymbëdhjetë, me titull “Bardhok Biba, vrasja që terrorizoi Mirditën”. I cili i kushtohet ngjarjes së largët të 7 gushit të vitit 1949, kur pas vrasjes së deputetit dhe sekretarit politik të Mirditës, Bardhok Biba, regjimi komunist në shenjë hakmarrje ekzekutoi 14 burra të pafajshëm, si dhe burgosi e internoi me dhjetra e dhjetra familje mirditore.

Ky cikël dokumentarësh që po trasmetohet me mjaft sukses dhe po ndiqet me interes të madh për vetë temat dhe ngjarjet që janë trajtuar aty, ka filluar prodhimin që në muajin shtator të vitit të kaluar dhe trasmetimin në ekranin e RTSH1 që nga fillimi i muajit dhjetor, duke sjell para teleshikuesëve ngjarje të bujshme apo dhe të panjohura nga periudha e regjimit komunist të para viteve ’90-të, kryesisht ngjarje që kanë të bëjnë me krimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës nga viti 1944 e deri në vitin 1991. Si p.sh. “Aleksandër Kondo, fati i trishtë i një ëndrre”, “Shpella e lirisë” (kushtuar kolonel Haxhi Hajdarit, ish-deputet i Kuvendit Popullor që kundërshtoi kolektivizimin dhe u ekzekutua me artileri në shpellën e Rrjollit në vitin 1963), “Elez Isufi dhe tragjedia e familjes Ndreu në regjimin komunist”, “Tre ditët e lirisë” (kushtuar revoltës së Spaçit në vitin 1973), “Demonët e Ginës, misteret e një ikje të koduar”, (Kushtuar skenaristit, libretistit e dramaturgut të talentuar Shpëtim Gina, i cili në vitin 1974 humbi jetën në rrethana ende të pasqaruara në lumin Drojë të Mamurrasit, ku kryente zborin ushtarak), “Revolta e përgjakur e Qafë Barit”, “Trazirat e një kohe të vrazhdë”, (kushtuar të ashtuquajturit Grupi armiqësor në Ekonomi me në krye Abdyl Këllezin, Koço Theodhosin, Kiço Ngelën e Vasil Katin),“Armiqtë e popullit”, (kushtuar të ashtuquajturit Grupi i agjentëve polakë”, “Kurthi i një sabotazhi të paralajmëruar” (kushtuar të ashtuquajturit Grupi sabotator i Kombinatit të Tekstileve Mao Ce Dun në Berat), “Dritëhijet e ngjarjes së Baldushkut” (kushtuar të ashtuquajturit, Grupi sabotator i lopëve të Baldushkut), “Bomba e gënjeshtërt e djemëve të Hasit”, (kushtuar ngjarjes së vitit 1984, kur gjatë një vizite të Ramiz Alisë në Has, u arrestuan një grup fshatarësh të asaj zone, të cilët u akuzuan se donin t’i bënin atentat Alisë dhe u pushkatuan dy prej tyre) etj.

Në këtë kuadër, dy autorëve të sipër cituar, Kaloçi dhe Stafa, si dhe stafi i tyre realizues, në këtë dokumentar që është dhe i dymbëdhjeti i këtij cikli, kanë tentuar të rindërtojnë ngjarjen e 7 gushit të vitit 1949, kur në vëndin e quajtur Qafa e Valmirit, mbeti i vrarë nga një pritë, sekretari politik i Mirditës Bardhok Biba, i cili njëkohësisht ishte dhe deputet i asaj krahinë në Kuvendin Popullor. Kjo ngjarje e cila duhet thënë se është e njohur për publikun, pasi për të është folur dhe shkruar shumë, kryesisht pas vitit 1991, nuk ka ardhur kurrë në formatin e një dokumentari.

Për realizimin e tij, autorët e projektit kanë shfrytëzuar mjaft persona si nga familja e Bardhok Bibës, ashtu dhe familjarët e 14 të ekzekutuarëve për këtë ngjarje. Kështu në këtë kontekst vijnë me dëshmitë e tyre para kamerave, Marta Biba Doçi, 98 vjeçare, motra e Bardhok Bibës, e cila së bashku me tre djemtë e saj, vuajti për shumë kohë në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, Marie Biba, e bija e Bardhokut që asokohe ishte fare e vogël, e cila tregon atë ngjarje mbi atë çfarë ka dëgjuar në rrëfimet e së jëmës, ashtu dhe për trajtimin që iu bë asaj nga vetë Enver Hoxha.

Një nga dëshmitë e rralla dhe mund të thuhet unike në mediat vizive, është dhe ajo e 106 vjeçarit Ndue Mëlyshi, ish-pjestar i grupeve të rezistencës antikomuniste dhe një nga krerët kryesorë të Komitetit të Maleve, i cili gjithashtu është një nga katër desantët e parë të hedhur me parashutë në Shqipëri nga zbulimet e huaja në periudhën 1947-1949. Ndye Mëlyshi, i ardhur këto vitet e fundit në Shqipëri nga emigracioni i gjatë politik në SHBA, jep dëshminë e rrallë lidhur me arsyet e vërteta të vrasjes së Bardhok Bibës nga Komiteti i Maleve dhe përse ai nuk votoi për vrasjen e tij.

Të tjera dëshmi lidhur me këtë ngjarje, vijnë nëpërmjet familjarëvë të 14 viktimave, si p.sh. Filip Gjonmarkaj, (babai i të cilit u dënua me 30 vjet burg për atë ngjarje dhe gjyshi i tij u ekzekutua me varje në litar), Gjon Bajrajtari, (babai i të cilit u pushkatua për atë ngjarje), Lek Shtija, (babai i të cilit u pushkatua për atë ngjarje), Frrok Mëlyshi, (gjyshi i të cilit u ekzekutua dhe trupi i tij u dogj me benzinë nga Forcat e Ndjekjes), Preng Shkurti, (xhaxhi i të cilit u pushkatua për atë ngjarje), etj persona dëshmitarë okular. Si p.sh. Preng Përgjetani, personi që e ka njohur nga afër Bardhok Bibën dhe para shtëpisë së tij te “Mani i Lal Ndreut”, Forcat e Ndjekjes grumbulluan të gjithë personat që do i pushkatonin dhe ata që i internuan. Po kështu lidhur me këtë ngjarje dhe analizat se përse ndodhi ajo që pati pasoja të rënda për Mirditën, flet para kamerave, historiani i njohur, Gjet Ndoj Tarazhi, (ish-drejtor i përgjithshëm i Arkivave të Shtetit) autor i disa librave për Mirditën dhe krimet e komunizmit.

Lidhur me të gjitha këto dhe të tjera fakte të panjohura nga ngjarja e 7 gushtit të vitit 1949 që çoi në vrasjen e Bardhok Bibës dhe ekzekutimin e 14 burrave të pafajshënm, kanë tentuar t’i zbardhin dhe të hedhin dritë mbi to, dy bashkëautorët realizues të dokumentarit, gazetarët e njohur, Dashnor Kaloçi dhe Monika Stafa (Doktore e Shkencave Historike) të cilët për vite me rradhë në fokus të punës së tyre, me shkrime, libra, studime, emisione dhe dokumentarë televiziv, kanë pasur kryesisht ngjarjet e periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Edhe dokumentari në fjalë, “Bardhok Biba, vrasja që terrorizoi Mirditën”, vjen si nëpërmjet dëshmive të personave të sipërcituar, ashtu dhe nëpërmjet dokumenteve arkivore të rralla të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Brendëshme në Tiranë, ku vlen të përmëndet letra e shkruar nga Mehmet Shehu, asokohe në funskionin e Ministrit të Brendshëm, i cili dy ditë pas vrasjes së Bardhok Bibës, i bën me dije Enver Hoxhës, lidhur me numrin e personave që do arrestonte, internonte, burgoste dhe ekzekutonte për këtë ngajrje. Po kështu me mjaft interes është dhe dokumenti ku Bilbil Klosi, ish-Kryetar i Gjykatës Speciale Ushtarake në atë kohë, i shkruan Sekretariatit të Komitetit Qëndror, duke u bërë me dije se për ekzekutimin e 14 burrave për ngjarjen e Bardhok Bibës, ai kishte folur në telefon me Komandantin (Enver Hoxhën) dhe kishte marrë aprovimin e tij.

Ky dokumentar që realizohet nën kujdesin direkt të drejtorit të përgjithshëm Radio Televizionit Publik Shqiptar, z. Thoma Gëllçi, dhe është prodhim ekskluziv i këtij televizioni, vjen premierë të enjten, dt.31 Maj, në ora 20 e 35 dhe ritrasmetohet të premten, dt. 1 qershor, në ora 13 e 15 në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

32 komente në “Historia e panjohur e vrasjes së Bardhok Bibës me dëshmitë e rralla të motrës 98 vjeçare, që vuajti në burgjet e komunizmit me tre djemtë dhe Ndue Mëlyshit 106 vjeçar (dhe fotot e rralla)”

  1. salileshi says:

    KTA qe jan pushkatuar , kan qen antaret e bandave te armatosura qe vinin nga agjenturat e huaja dhe benin masakra brenda territorit SHQIPTAR , kan qen ish tradhtaret dhe kuislinget qe iken bashk me gjermanin se kishin ber tradhti komtare dhe krime ngado qe kishin shkelur ,ngjarjet kur te tregohen mos e coptoni dokumentacionin e arkivit shikoni dhe tregoni sakt arsyet pse jan pushkatuar kta njerez , kush kan qen kta dhe veprimtarin e tyre armiqsore , jan te tera te dokumentuara , mos e fshini te verteten ,mos nxirni ne drit vetem nje dokument pushkatimi sikur jan pushkatuar duke mjel delet , kan qen te ter kriminela kta qe jan pushkatuar , ai sistem nuk te denonte pa faj kjo dihet nga te ter dhe esht e sigurt , kte fakt e mohojn vetem burgaxhit e te persekutuarit , pse sna denonte dhe ne te tjerve ai sistem , denonte ata njerez qe kishin ber krime dhe organizonin vrasje dhe rrevolta mas udhzimeve te sherbimeve te huaja , kta nuk ishin antikomunist jo , kta ishin antishqiptar thjesht tradhtar se kur jan bashkuar me nazizmin dhe italin fashiste komunizmi nuk egzistonte , po so PDja qepunon kunder interesit komtar dhe integrimit ne europ ,mos lufton gje kunder komunizmit , jo mer zotrinj jan tradhtar antishqiptar , kta ne xhdo regjim luftojn vetem kunder interesave komtare gjithmon ne sherbim te armiqve te kti kombi , historit sot tregohen ne menyren me te turpshme se qethen dokumentat majtas djathtas dhe e nxierin historin sikur kta jan vrar kot dhe pastaj na dalin heronj tradhtaret dhe armiqt e betuar te vendit ton , siç ka dal MET ZOGU ,esht koha palaçove qe shtremberojn te verteten dhe historin , vetes vet po ja fusin se do vi nje dit ujku qe llumi kombit qe ben sot historin i ka veshur lekuren e qingjit kokat tuaja do haj mos u beni merak , do rroni do shikoni ,ujku qimen e nderron por zakonin se harron , ky vend kurr nuk do bej hajer dhe kurr nuk do heci perpara po nuk u nda tradhtaret nga atdhetaret dhe antishqiptaret nga shqiptaret e vertet , bota kto ndarje i beri fill mas luftes dyt dhe sot kto gjera i ka kopsitur dhe nuk ka bir kurve ti ndryshoj se ja kepusin koken , por dhe tradhtaret e tyre nuk ndihen kan humbur si shurra pules se nuk gjejn terren si ktu tek ne qe se mer vesh i pari te dytin , ktu tek ne po na kthehen llumi kombit antishqiptaret dhe tradhtaret e kti vendi i te gjith kohrave ne heronj dhe heronjt po i kthejm ne vendin e ktyre plerave , se varet kush e ka mar ne dor shkaterrimin e historis se kombit ton , qe me ndimen e ktyre maskarenjve esht ne zhdukje .

      1. Aldo says:

        Po keta mirditoret hiqen sikur perandoria Osmane me turqit qe ishte superfuqia e kohes,dridhej nga frika nga mirditoret. Si ka mundesi qe Enveri me Nexhmijen i kane zhdukur e vrare me gjithe fis. Pothuajse gjysmen e Mirdites dhe askush nuk e ngriti zerin kunder tij. Jo vetem kaq ,por komunistat ne Mirdite u shtuan si kepurdhat.Dhe per t’iu servilosur Enverit i vune kazmen kishave te tyre.Kurse sot per cudi hiqen me katolik se papa.

    1. I Riu Komunist says:

      Antikomunizmi eshte virtyt i MASKARENJVE!!!

    2. Gjovani says:

      More Sali Leshi paske edhe mbiemen te bukur ,ashtu do te jesh edhe vet, e pa besueshme qe mas gati 70 viteve fara e nyte e slavizmit te kete prap simpatizantet esaj ne shqipni.Po ty hapi syte e lexo qofte edhe dokumentat e arkivit te partise komuniste shqiptare (pksh) e cila u krijue nga misioni jugoslav (ne mes te tjerash vete Enveri thote:(pa shoket jugosllave ne s’mund te beshim asgja) Meladinet,Velimiret e Dushanet na e dhurune kete kolere qe nuk po shkulet edhe sot prej Shqipnie megjithese ne gjithe boten ka deshtu. Komunizmi ne Shqipni nuk u venos thjesht si ideologji, por qellimi i serbeve ishte per te rimarre Kosoven e humbun (te cilen keta qe ti i quen bashkepuntor me pushtuesin per here te pare ne historine e Shqipnise i vune kufijt Shqipnise Etnike) dhe patriote ti quen ata qe u zgjodhen prej serbeve se ishin te vetmit qe mund te pranonin rikthimin e sllaveve ne tokat shqiptare dhe ashtu u realizu .Komunizmi ne Shqipni kjo dhurate e flliqte e sllaveve nuk kishte se si te ishte nryshe veç burim krimi e terrori skamje e mizere dhe ti “salileshi”i quen ata qe e kunershtojne anti kombetar .Vertet nji fraze qenron ne komentin tuej (deri kur historianet tone do te vazhdojne te ngaterojne komtaret me anti-komtaret ,patriotet me tradhetaret.

      :

  2. V.f.l.p says:

    I kemi degjuar gjithe keto vite te ligat e komunizmit.Po per te mirat qe ka bere do kete ndonje gazetar me arqidhje qe ti shkruaje??

  3. AMSTERDAM says:

    VAZHDOJME TE JETOJME KOKET E HALEVE SHQIPTARE.KETA PJERDHURINA ANTISHQIPTARE KANE MARRE ATE QE KANE MERITUAR.POR EDHE KETA TRAZHGIMKARET NAGA GJONMARKAIT NGA FROKARET E MELYSHAJVE NGA NDYRESIRAT 106 VJECARE JANE TE GJITHA QELBESIRAT E ATIJ VENDI.LEXONI HISTORINE ME THEMEL LEXONI MERGATEN E QYQEVE LEXONI SE SI U VRA MARTA E PRENDA TARAZHI NGA KETA MENDER MUT BURRA MIRDITOR DHE DO TE KUPTONI SE SA TE PAVERTETA JANE KETO SAJESA TE TV SHQIPTAR.

  4. V.f.l.p says:

    Ne kohen qe shqipetaret luftonin me grekun”provokacionet e gushtit”,tradhetaret e kombit luftonin per te marre pushtetin.

  5. Ramapreshi says:

    ha ha ha ha

  6. ELIOT says:

    KETA ISHIN POPULLI …. DEMOKRACIA QE ENVER COBANII SE DINTE CDONTE TE THONTE …. DHE I VRANE KOT PER TE FAJESUAR VRASJEN E BARLLOKUT ..NE CFARE VENDI NE BOTE TE VRISNIN PA PROVA …..PA FAKTE …… KU VETEM NE VENDTE TERRORISTA SI ME ENVERIN … SI SE KANE KUPTIAR AKOMA DISA IDIOTA TE PA SHKOLLE …. NJE STAGE NE EUROPE PER DIS JAVE DO T BNTE MIRE LOPEVE PA TRU ….. EDHE MAFIOZI I MADH AL CAPONE …KUR U DENUA … E DENUAN ME PROVA ….MMEGJTHESE ME PERPARA KISHTE BERE KRIME …. ENVERI ISHE AQ I ZGJUAR …?????? SA QE NDEJTI 5 VJET NE FRANCE … DHE 3 FJALE SI %ESOI DOT ….LIBERTE … EGALITE FRATERNITE …… MESOJENI JU SALILESH DHE AMSERDAMII NGA MOMLI …. AMSTERDAM PASKE NGELE SALLAM ….. TE GJITHE LBRAT I BENTE ENVERI ME PARTINE … I BENIN SIPAS QEFIT ….AKOMA SE KE KUPTUAR …..QENKE ME TE VERTETE KOQE ….

    1. Buron Gushnica says:

      eliot, vetëm çoban nuk ishte enver hoxha. Nuk po e mbroj, se kush jam unë, por çoban nuk ishte. Ishte djalë 35 vjeçar që vinte nga shtresat më të larta të borgjezisë shqiptare të asaj kohe. Në fund të fundit, shumica e drejtuesve komunistë të kohës kishin prejardhje nga kjo shtresë. Ky është fakt, po të dëshirosh mund të konsultohesh me dokumente. Komunizmi në atë kohë ishte në modë, nuk kishte tjetër.

      1. Guri says:

        Shoku pionier Buron
        Enver H. ishte injorant qe edhe diplomen e shkolles se mesme (Liceut Frances) nuk i gjendet. Komunizmi sllav ishte ne mode per Lindjen , Rusine, Siberine, sllavet e kinqezet; dhe per ato qe iu kishte marre era koken ne Perendim se do shkokin ne parajse si vahabistet islamike te sotem.

    2. Loku says:

      Po Barfhokin or taj e vrane me prova aaaaa? Trus mor bithen tutje kzllamoq.

  7. orli says:

    E sakte cfare thua “sali leshi” plehrat e shqupit jane kunder Shqiprise e kunder Amerikes! Nuk shajne Ameriken por shajne e akuzojne ambasadoret, nuk shajne Shqiprine por Edi Ramen, rezultantja ata jane plehra antishqiptare.

  8. Moisi Golemi says:

    Perse keta ndyresira dhe ata te Malesise, nuk shkuan ne Jug te luftonin kunder grekeve qe vrisnin kufitaret tane? Perse nuk shkuan ne kufinjte e Veriut, te mbronin vellezerit kosovare?
    Keta m*ta vrabe shqiptare dhe pastaj vrapuan per ne Jugosllavi, te komunisti sllave Tito, qe te ruanin prapnicen mos u ngulej ndonje hu nga komunistet shqiptare.

  9. IVONI says:

    NATYRISHT , KUR BEN ALEATE “ARMIQTE E DJESHEM ” , PADYSHIM QE VIKTIMAT E DJESHME QE U VRANE BARBARISHT NGA “ZAGARET E ZINJ ” DO TI NGATEROSH SI PUNA E CESHTJES “BERISHA – HAJDARI “..! NUK BESOJ QE NE BOTE TE KETE VEND ME PROBLEME SI KETO TE SOTMET NE SHQIPERI , KU DITA BEHET NATE , E NATA DITE , KU ATA QE DJE I SHKALLMUAN DUART NGA DUARTROKITJET “PARTI – ENVER ” , SOT JANE AGJENTE AMERIKANE ..! MJAFT ME O TE DESKREDITUAR , SE NUK JEMI ” LESH ” E NUK KUPTOJME ..!.. SHQIPTARE , MOS HUMBISNI VETVEHTEN ..!

  10. Bushi says:

    Salileshi! Bravo.Saket.

  11. petro says:

    Jane keta pas ardhes te ish diversanteve te derguar nga spiunazhet e huaja qe vrane bardhok biben jo ne emer te demokracis por ne emer te ish pushtetit zogollian qe ishin bashkuar me nazi fashizmin ne luften e dyte boterore dhe qe u ringjallen brenda partise demokratike ne vitet nentedhjete.jane armiq te shqiperise.ata nuk korigjohen por populli asnjehere nuk i voton prandaj tani ne prag te nekociatave gjoja me protesta po perpiqen te marin pushtetinme force.do thyejne qafen perseri.

  12. Bushi says:

    Sa do qe te shkruani kundra,dhe sa do qe te ngrini alibira e te zmadhara,nuk e ulni dote imazhin e asj kohe te socializmit, dhe figuren e Enver Hoxhes.Kuptohet,se sot jane ngritur grupe pune per te perdhosur ate kohe me shkrime bajate e te stisura.Pa mendoni njehere per ata te rinje e te reja qe jane vrare nga dora kriminale e bandave te huaja.Pse nje femer kerkonte te perqafonte te rene perparimtare,apo te shkonte ne aksione per rindertimin e shqiperise, vritej nga krimnelet si pa gje te keq.Prandaj denimi i ketyre ne video ka qene i drejte dhe i atyre qe jane pushkatuar.Ajo qeveri e atehersheme,nuk te denonte kot,por po te prekje sa do pak ineresat e popullit (pasi ai ishte pushtet popullor),te jepte denimin e merituar,qe mbeshtetej edhe nga populli vete.Kollaj eshte te flasesh kodra pas bregut,por vini gishtin ne plage,ku sot po persekutohet i gjithe populli shqipetar nga banditet si Sali Berisha ;Basha,Meta etj.Sot eshte me keq.E them kete,se nuk na erdhi ndonje dite me e mire se ajo qe iku,dhe te bindemi per te keqijat e se kaluares.

  13. "papa don't preach" says:

    Permbajtja e krijimeve me metrazh te shkurter, dhe, e shkrimeve ne gazeta, qe mbajne per autore mbiemrat: STAFA dhe KALOCI e anasjelltas, ka qene, eshte, dhe do mbetet e dyshimte. Aresyeja eshte e thjeshte. Kane perfituar fonde publike, nga …. dhe Thoma Zeri Popullit Gellci – “Banda e hajduteve” – TV fiction –
    per demaskimin e punes shqiptareve (ne sherbim te mireqenies vetiake); te jetes private shqiptareve; dhe te vepres shoqerore ( ne sherbim te Atdheut) te rreth 4 milion shqiptareve ne periudhen 1945 – 1990. Une mund te deshmoj me fakte se nje nga cikli i dokumenatreve te Treshes te TVSH eshte krejt gabim historikisht, ose, tamam stili dhe metoda e punes sic transformoheshin gjerat, ne sherbim te pushtetit popullor, ne vitet e diktatures.
    Nese paret e Monikes dhe Vasil Petritit, dhe pronat e Arqimandrit Artan Lames amnistohen, keta: Gellci,Kaloci, Stafa duhet mos harrojne se “vepra” e tyre nuk amnistohet dot. Jo vetm se eshte qesharake perballe 4 milion shqiptareve, por filmat jane edhe te pashdukshem artificialisht. Kjo e fundit, sepse, dokumentaret do arkivohen edhe jashte Shqiperise, dhe, do perdoren pastaj ku ta lyp e si ta lyp nevoja e kohes se ardheshme.
    Injoratet jane te tille, sepse, vleresojne vetem castin. Tamam si diktatori Enver Hoxha, qe, nuk mendoi per Shqiperine Neser, por, vetem per “Shqiperia Sot”.

  14. marku says:

    Keta ishin ca “garipa” qe shisnin pordhe neper fshatrat e Mirdites,benin si cuba dhe jetonin maleve ! Bardhok Biba mori persiper tu shpetonte jeten duke ju kujtuar se lufta kishte kohe qe kishte mbaruar , se komunizmi nuk bente shaka dhe do ti shfaroste ne menyren me shembullore!Ne vend qe te degjonin Bardhokun i cili ishte pergjegjesi komunist i Mirdites (sek.i pare) dhe kishte vertet mundesi tu falte jeten ,keta e vrane per te treguar se jemi ne ata qe bejme ligjin ! Pas kesaj dihet….ku ishin e ku i kishin!Rezultati ,Bardhoku ngeli nje figure e pavdekshme qe ja pane hajrin edhe pas vdekjes ndersa keta budallenjte u shuan pa nam e nishan me fare e me fis!

  15. Ilo says:

    Une e kuptoj kete pseudogazetarin Kaloci qe impotencen e tij gazetareske do ta shfaqe nepermjet trillimeve dhe sterhollimeve me deshmitar te njeanshem te historive po Monika Stafen si gazetare qe ka krijuar te Topi nje profil tjeter gazetarje nuk e kuptoj ,dhe dyta nuk keptoj Thoma Gellcin qe si e vendos RTSH publik qe mbahet me taksat e shqiptareve ne funksion te modeleve te tilla emisionesh qe mundohen ta paraqesin historine njelloj si historiografia komuniste ne kah te kundert.Eshte Turp.

  16. malsori says:

    Si si paskemi njohur gjithë keta “heronj” që vranë pa ju dridhur dora Bardhok Bibën dhe katër Vajzat Mirditore?!!

  17. nord.al says:

    Nga komentet kuptova sa shume nostalgjike te komunizmit e lexojne gazeten Tema.

    1. Xha Braho says:

      Dhe ti nuk bon petjashtin o lum miku

    2. Moisi Golemi says:

      Jo. Shume nga ata qe mund te perdhunonin nenen e motren tende….. dhe t’i vrisnin lidhur pas peme, ashtu sic bene trimat e Komitetit te Maleve para se te vrisnin Bardhok Biben. Shume te tille lexojne Gazeten Tema.

  18. kampaçurreta says:

    PO SHUME MIRE O ZOTERINJE QE BENI KESHTU DOKUMENTARESH DUKE ABUZUAR NE MJAFT RASTE ME DESHMITARE IMAGJINARE SI BABOLJA E LYL BASHES, MIRE QE BARDHOK BIBEN E PASKAN VRARE SE ISHTE KOMUNIST, EDHE PSE ISHTE DUKE ECUR RRUGES NE QAFEN E VALMIRIT ME DY SHOKE TE TIJ, D.K. DHE P.GJ. QE KY I DYTI ISHTE EDHE KUSHURI I TIJE, PO PRENEN QE E VRANE KETA ” PATERJOTET TUAJ KRIMINELE” DUKE I DHENE QUMESHT ALBINES SE VOGEL 5-6 MUAJSHI, i kerkoj ndjese Albines per kete kujtim te hidhur, APO VRASJEN E ZEFIT DUKE I RENE CIFTELISE NE HIJEN E MANIT PARA SHTEPISE KU ISHTE EDHE PRENA QE U VRA NE ATE MOMENT DHE JO NGA PAKUJDESIA, NDUE PJETER GJOMARKU LA EDHE LETREN SIPER DJEPIT TE ALBINES. A E KENI LEXUAR KETE LETER TE NDERUAR ZOTERINJE REGJIZORE TE DOKUMENTAREVE TE KRIMINELEVE. TURP NJEMIJE HERE TURP PER ABUZIMET MBI TE VERTETAT. ME RITMIN QE KENI NJE DITE DO BENI HERO TE SHQIPERISE ADOLF HITLERIN. POPULLI I DIN SHUME ME MIRE SE I DINI JU.

    1. ELIOT says:

      Kompact ;;;;; trapi ;;;;; Po edhe Mehmetin e vrau Ndue Pjeter GJon Marku ;;;edhe Kadri azbiun e vrau Ndoe gjon marku edh Beqir Ballulukun edhe Skifter Kellicin dhe Tahir Demin ;; Te githe ish partizane komandate ;;i vrau Ndue ;;;;; ik mor naiv se te ka ngelur ora ne shekullin e 16 ;;;; zgjohu nga gjumi more i shkrete ;;;;; Edhe lopet ne France i kuptuan dredhite e Enverit ;;;;vetem ti paske ngelur trap ;; hEJ ;;; Buron ne France ne cdo cep pallati eshte shkruajtur liri barazi demokracie ;;;;;; si si pa Enveri ?????? Paska qene i zgjuar ;;;Por edhe shkollne se mbaroi ;;;; Ngeli ne klase ;;;Megjithese Zogu e coi per tu bere i zgjuar ne Europe ;;; dhe e pam sa zgjuarsi kishte ;;;;; e Izoloi vendin;;;me tela ;;;; na i beri ushqimet me rracione ;; si ne kohen e luftes ;;;dher vete jetonte is pasha ;;;;; I vrau shoket nga prapa si zagar i pabese ;;; ; dhe si perundim ;;;na la vendin me varvanjak ne europe ;;;;merci ;;

  19. Shqiptari nga Kosova says:

    Po pse o “nord.al” te mos e lexojme..? Apo sipas teje duhet ta lexojme “Rilindjen demokratike” dhe te “nostalgjohemi” nga babai yt shpitnor Sali Karaxhiçi. Ti po deshe lexoje sa te duash , askush asgje ste thot. Dhe ne do lexojme ate qe na duket me reale..! Hë , si thua..!

  20. Jimi says:

    Ne memorjen e ketij populli jane fiksuar mire ngjarjet e medha te se shkuares se afert apo ato te larget! Sot ka nje tendence, qe nje grup servilesh,e hipokritesh, qofshin keta “historiane” apo “producente” televiziv apo kinematografike qellimkeqe, ti tjetersojne keto ngjarje ! Tendenca e tyre eshte qe historine tone te lavdishme te luftes nacional clirimtare dhe pas saj, ta percudnojne ne ate fare feje saqe asaj te mos i mbetet pike vlere ! Keta palo njerez kujtojne se me pozicionin e tyre ne administraten shteterore dhe mjetet e fuqishme te komunikimit, munde te zhbejne faqen e ndritur te historise se ketij populli !? Keta per te treguar shpirtin e tyre ” demokratike” me nje te rene te lapsit kerkojne te rehabilitojne te gjithe personazhet qe historia i ka damkosur me vulen e turpit, si gjakatar e kriminel politike te te gjitha kalibrave, vrases ordiner e politike diversante, qe gjithmone kane punuar kunder interesave te ketij vendi. Per cudi gjithe personazhet politike apo shteteror te periudhes qe kaluam, me nje te rene te lapsit vetem pse ishin komuniste, automatikisht sot po cilesohen kriminel e barbare !? Ta quajme frike, apo servilizem ndaj atyre klasave qe ne 44 -en revolucioni popullor i ndeshkoi forte per shtypjen shekullore ndaj ketij populli dhe bashkpunimin e tyre me fashizmin dhe pushtuesit ne kohen e luftes ?

  21. SHQIPTARI says:

    enver hoxha ka qene kolaboracionisti dhe kuislingu me i madh i luftes se dyte boterore sepse kolaboronte me forcat shkavellokomuniste per te dhene Kosoven serish ne sundim te shkavellstanit…qe enver kuislingu e beri me 28 nentor te vitit 1944.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje