Sot në Gjykatën e Catanias është zhvilluar seanca parapërgatitore në ngarkim të grupit italo-shqiptarë drejtuar Moisi Habilaj.
Seanca u zhvillua nën masa të rrepta policore dhe ka zgjatur përreth dy orë. Moisi Habilaj është shfaqur i qetë madje duke qeshur me të bashkë arrestuarit e tjerë.
Sipas burimeve të Report Tv në sallë ishin prezentë Moisi Habilaj i transferuar nga burgu me mjete të blinduara dhe një eskortë policore e përforcuar. Ai është futur në sallën e Gjykatës përmes garazhit të saj. Për arsye sigurie, policia ndaloi mediat të filmojnë gjatë seancës gjyqësore.
Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm shumë familjarë të të arrestuarve disa prej tyre ardhur enkas nga Shqipëria. Pas një debati mes avokatit të njërit prej të arrestuarve italianë, Gjykata e shtyu seancën për në 25 shtator 2018, ku do të vendoset nëse do të pranohet kërkesa e këtij të pandehuri për një gjykim të shkurtuar.
Sipas procedurës gjykimi shkurtuar parashikon mos shtimin e provave të reja përveç atyre që janë aktualisht në dosje. Kjo i mundëson të pandehurit dënim më të ulët.
Në një moment ai ka përshëndetur të gjithë të pranishmit në sallë. Edhe avokati i Moisi Habilajt ka kërkuar gjykim të shkurtuar për klientin e tij. E njëjta kërkesë u përsërit edhe nga avokatët e tjerë.
Nga brenda Sallës së Gjyqit ka dalë pyetja dhe përgjigjja se, A ka lidhje ish-Ministri Brendshëm i Shqipërisë me Ju të pandehur në këto vreprime kriminale me drogën gjithë këto vite… Përgjigjja ishte si nga Moisi Habilaj dhe të tjerët se, Ai është viktimë e një komploti Politik të Opozitës Berisha-Meta, dhe jo e bashkëpunimit a favorizimit ndaj Nesh.
Patjeter nuk duhen fakte te reja,sepse dalin dhe lidhje dhe emra te rinj,ministrash,deputetesh.
Perse te mos qeshesh,nuk do te te lene shume brenda mentoret e tu kriminale ne Shqiperi,do te besh tre kater vjet,jo si ne burg,por si ne hotel.
Paraja e ngre ujin mullar.