Misteri turk i Adriatik Llallës: Ç’kërkon atyre anëve ish-kryeprokurori?

31 Maj 2018, 18:55Kronika TEMA

Sokol Hazizaj, avokati që përfaqëson ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, u njoftua të enjten paradite zyrtarisht se do të mbrojë klientin e tij në komisionin e Vettingut.

Në një prokurorë të shkruar në dy gjuhë, turqisht dhe shqip, është bërë e ditur se Llalla njeh Sokol Hazizajn, juristin e njohur, si avokat të tij legal.

Por përse prokura në turqisht? Herën e parë, Hazizaj e kishte marrë shkresën nga një noteri në Tiranë, ku ishte depozituar firma e Llallës.

Edhe atëherë ish-Kryeprokurori ndodhej jashtë vendit, por prokurën e lëshoi vetëm në gjuhën shqipe. Pikërisht ky fakt, por edhe vendndodhja e tij në Turqi ka përhapur në Tiranë një furtunë të vërtetë skenarësh konspirativë.

Vetë avokati Hazizaj nuk pranon të flasë për detaje lokacionalë të klientit të tij, por thotë se ai ka dërguar shkresën e duhur ligjore për ta përfaqësuar.

Burime diplomatike bëjnë të ditur se Llalla ndodhet në Turqi për disa trajtime mjekësore, në një spital të Stambollit.

Ndërsa disa media që janë me vokacion pro mazhorancës kanë shkruar se ish-kryeprokurori ndodhet atje për të kërkuar strehim politik.

Për disa javë këto media shkruanin se Adriatik Llalla ndodhej në Gjermani. Por faktikisht doli që e gjitha kjo nuk rezultoi e vërtetë.

Ish-kryeprokurori ndodhet në Turqi, çka ka shtuar shumë misteret në lidhje me rëndësinë që merr vendi i madh ku kryqëzohen kaq shumë histori në lidhje me emra të njohur.

Një tjetër emër i njohur i kronikës, ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, për 12 vjet qëndroi në Turqi dhe vetëm pak ditë më parë u rikthye në Tiranë për t’u përballur me dënimin e tij për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Itinerari turk i Adriatik Llallës mësohet se ka qenë mjaft enigmatik; madje thuhet se një trupë e posaçme e ruan ish-prokurorin e Përgjithshëm në të gjithë lëvizjet e tij.

Avokati Hazizaj është kthyer në personin më të kontaktuar nga qarqe shumë të rëndësishme në vend që duan të dinë për vendndodhjen dhe të rejat për Llallën.

Një nga këto është pikëpyetja që nuk gjen shpjegim se përse Llalla lëvizi nga Gjermania në Turqi dhe a do të rrijë gjatë në këtë vend?

Fakt është që ish-kryeprokurorit i është rezervuar një mikpritje e madhe nga institucionet e Turqisë, të cilët po kujdesen deri në detaje për sigurinë e  tij.

Por Llalla nuk është i vetmi që ka gjetur Turqinë si një vend “prehjeje” provizor pas tallazeve në vendin e tij.

Edhe i ndjeri Bashkim Gazidede u largua në Turqi pas largimit nga kreu i Shërbimit Sekret Shqiptar.

Lista është e gjatë dhe nuk duket se është e rastësishme, pasi ka brenda një marrëdhënie besimi ndërinstitucional. Shkoqur, Adriatik Llalla e ndjen vetën më të sigurtë në shtetin turk. Por nga se druhet ish-Kryeprokurori?

Pas shpalljes së tij si person non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka shumë mundësi që strehimi në çdo vend perëndimor do të ishte më shumë i ekspozuar drejt një kërkimi nga Uashingtoni.

Dhe nëse do të kërkojë azil në Turqi, nuk do të thotë se automatikisht ai mund të lëviz nëse e kërkon SHBA, që sipas Sekretarit të Shtetit “dyshohet për korrupsion”.

Turqia nga ana e saj nuk ka shumë detyrim ndaj SHBA-së, pasi kjo e fundit nuk ka dorëzuar disa zyrtarë që Ankaraja i kërkon për t’i gjykuar për grushtin e shtetit të 16 korrikut 2016, mes tyre klerikun Fetullah Gulen.

Gjithsesi, kësaj pyetje ka shumë gjasa t’i japë përgjigje seanca e 6 qershorit, ku avokati Sokol Hazizaj po përgatit një mbrojtje të gjatë dhe të argumentuar. A do të jetë ai rrëfimi i pritshëm i Adriatik Llallës? Të presim… (tesheshi.com)

12 komente në “Misteri turk i Adriatik Llallës: Ç’kërkon atyre anëve ish-kryeprokurori?”

  1. Ariatiku says:

    Llalla eshte valute per Erdoganin. Kur Edi te kerkoje LLallen ne Shqiperi, Erdogani do kerkoje dyllenistet. Llalla kjo vemje e peshtire eshte shume e zgjuar. Ashtu si gjithmone Shqiperine dhe interest e saj i ve ne plan te fundit. Aq me teper qe ne Turqi do hiqet si mysliman i mire dhe mund te martohet 7 here. Ja hodhi qeni, ja hodhi! Jo gjitmone e mira fiton mbi te keqen. E keqja me e madhe eshte qe dhe vemjet e tjera do ndjekin shembullin e tij. Ne Turqi te tere do perfundojne dhe do rojnr si pashallare me leket e Shqiptareve dhe kjo vetem e vetem qe Edi te jete ne rregull me demokracine.

    1. Lloji says:

      Ndërim vendesh me Izetin….

  2. Ne kete mut shteti me 1 milion vota cdo kriminel ben ligjin.
    Ai qe duhej te bente drejtesi dhe deklaronte se do bente namin cdo 6 muaj,vidhte ne bashkepunim me banden e babale saliut.
    Ky mut shtet e le te lire te iki te kerkoj te jatin si agjent i cias qe ka qene…..
    Iken tek vellezrit e saliut per te takuar ilir kumbaron qe financohet nga banda e babale saliut
    Ky mut shteti qe pretendon Europen nuk ruan as babalen e as zaganet .
    Ketij mut shteti po i ben shurren edhe mul noka tek dera e parlamentit.
    A do bejne ndonje here shqiptaret shte dinjitoz?!!!!!

  3. Ah se harrova nje lolo me semundje epilepsie tall menderen me kete shtet.

  4. sit back and relaks_-_- says:

    Per cfare arsye do kerkoje Amerika ekstradimin e Llalles nga Turqia ne Amerike?!!!!!! Vetem keta te Persheshit.Com e dine. Per abuzim apo deklarim te rreme ne lidhje me kategorine e vizes dhe vizites ne Amerike nuk te burgos njeri. Qameti te shpallin non grata dhe kaq. Per korrupsion qe mund te kete bere ne Shqiperi e denon Shqiperia e jo Amerika. Mjaft me kto analizat konspordhative te keleshi.com.

    1. Sadiku says:

      Sit back and relaks me sa di une shkruhet sit back and relax. Loogjiken ne kete shkrim e ke te mire por qellimin te keq. Shan te tjeret per analiza konspordhative por i lejon vetes te besh analiza te ngjashme. Vetem ti e di se ku eshte qellimi qe na shpjegon qe Llalla per zullumet e bera ne Shqiperi denohet vetem nga Shqiperia. Tamam si te thuash qe nata eshte e zeze….Faleminderit per spjegimin gjenial dhe te lutem ndrysho emrin se me hoqe trurin.

  5. sit back and relaks_-_- says:

    Per cfare arsye do kerkoje Amerika ekstradimin e Llalles nga Turqia ne Amerike?!!!!!! Vetem keta te Persheshit.Com e dine. Per abuzim apo deklarim te rreme ne lidhje me kategorine e vizes dhe vizites ne Amerike nuk te burgos njeri. Qameti te shpallin non grata dhe kaq. Per korrupsion qe mund te kete bere ne Shqiperi e denon Shqiperia e jo Amerika. Mjaft me kto analizat konspordhative te keleshi.com..

  6. sit back and relaks_-_- says:

    Per cfare arsye do kerkoje Amerika ekstradimin e Llalles nga Turqia ne Amerike?!!!!!! Vetem keta te Persheshit.Com e dine. Per abuzim apo deklarim te rreme ne lidhje me kategorine e vizes dhe vizites ne Amerike nuk te burgos njeri. Qameti te shpallin non grata dhe kaq. Per korrupsion qe mund te kete bere ne Shqiperi e denon Shqiperia e jo Amerika. Mjaft me kto analizat konspordhative te keleshi.com…

  7. Qafiri says:

    Vajti ne te semes dhe Tiku

  8. H says:

    Miu e gjeti kanalin me u fsheh.

  9. Leo says:

    Asnje mister, Turqia ka hyre ne udhen e europianizimit, kur Greqia klerikale presekutore e Shqiptareve as nuk mund ta endronte demokracine Euro-Atllatike, dhe eci nepermjet mohimit te alfabetit te Kuranit dhe futjen e alfabetit te shkences, artit dhe kultures te Rilindjes Europiane. Greqia, duke qene besnike e alfabetit te Ungjillit, mbron me kembengulje erresiren mesjetare klerikale monoteiste qe shkatroi qytetrimin Antik. Greqia i duhet Evropes, kurse Evropa nuk i duhet Greqise antimyslymane konsekuente dhe anti shqiptareve ortodoks qe deklarohen shqiptare te barabarte me vellezerit e tyre me origjine myslymane, apo me ideologji shkencore permbi dasite naive te degeve te monoteizmit Hebraik.

  10. xhuli says:

    Plera duhet te kapet dhe te vije te jape llogari per qelbesirat qe ka bere. Duan ti bejne gjyq ,kur ky ja ka bere vetes gjyqin,me Çfar te ardhurash leviz sa ne Gjermani e Turqi,me Çfar i paguan ata qe e ruajne dhe nga kush e ruajne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje