Skenari i "ekzekutimit" të gazetarit, Rusia: Sa keq që nuk u ekspozua maskarada “Skripal”

31 Maj 2018, 17:14Bota TEMA

Inskenimin e vrasjes së gazetarit Arkady Babchenko, Rusia e përdori për të treguar se ka edhe episode të tjera të ngjashme me të, duke tërhequr paralele edhe me helmimin e Salisburyt.

“Babchenko është gjallë, e ky është lajm i mirë”, komentoi në Facebook zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. “Sa keq që maskarada nuk është ekspozuar edhe në raste të tjera”.

Ligjvënësi rus, Konstantin Kosachev bëri lidhjen me rastin e Sergei Skripalit, duke e cilësuar edhe atë një “teatër” për të përbaltur Rusinë.

Më herët të mërkurën, përpara rishfaqjes befasuese të Babchenkos, që i bëri kolegët e tij të hidhen përpjetë nga gëzimi, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov deklaroi se Perëndimi po e përdorte këtë moment për të promovuar pikëpamjet rusofobe dhe për të krijuar një situatë të pakëndshme për vendin, në çdo mënyrë të mundshme.

Mediet botërore u mbushën një ditë më parë me lajmin e asaj që dukej si vrasje e bujshme e gazetarit rus. Autoritetet ukrainase njoftuan se 41-vjeçari, kritik i politikave të Putinit dhe veprimeve ruse në Ukraine e Siri, ishte qëlluar për vdekje përpara banesës së tij në Kiev, një lojë për të cilën, me sa duket as e shoqja nuk ishte në dijeni.

Njoftimi i këtij ekzekutimi shkaktoi një shkëmbim të nxehtë akuzash mes Moskës dhe Kievit dhe tronditi grupet mediatike në të dyja vendet. Siç shpjegoi vet reporteri, sajesa e realizuar falë Shërbimit ukrainas të Sigurisë i shpëtoi atij jetën, sepse ekzistonte një komplot për eliminimin e tij.(tch)

1 komente në “Skenari i “ekzekutimit” të gazetarit, Rusia: Sa keq që nuk u ekspozua maskarada “Skripal””

  1. Lakrori says:

    Mereni dhe futeni ne bythe skenarin “gjenial”! Sapo futet ne dyshim sajese edhe vrasjet e verteta te gazetareve ne rrethana

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje