Artur Zheji: Ka një skenar për zbrazjen e Shqipërisë dhe këtu të mbeten vetëm super të pasurit dhe politikanët e paprekshëm

1 Qershor 2018, 10:39Politika TEMA

Artur Zheji ka ngritur alarmin e zbrazjes së Shqipërisë.

Sipas tij, ka disa teori pse kjo gjë po ndodh.

Ja çfarë shkruan Zheji:

Janë mbi një milion aplikime në 3 vitet e fundit për llotarinë amerikane, por janë disa qindra mijëra ata që janë larguar ndërkohë, pa e kthyer kokën pas, me një dëshpërim pa kufi dhe me një shpresë shpesh herë të rreme, për një tokë të premtuar që do të mund ti presë më mirë..

Dhe do ta fillojnë këta qindra e mijëra shqiptarë, jetën e tyre të re, duke filluar nga shtresat më të ulta të shoqërisë mikpritëse, ndërkohë që shkojnë si të varfër, që largohen nga vendi më i pasur për frymë, në burime natyrore në Europë.

Një pasuri që u fshihet shqiptarëve dhe u grabitet në errësirë nga një grup të pangopurish, nga brezi më grabitqar i politikanëve dhe i zorraxhinjve të tyre që kanë përqark.

Një grup të pangopurish që natën grabisin Shqipërinë me ndihmën e ligjit dhe ditën qajnë hallet e varfërisë së saj të pashërueshme, kur vetë sëmundja që mbjell varfëri ndër shqiptarët, janë ata vetë, si shkaktarë dhe përfituesit e mëdhenj të kësaj epidemie që shkakton një vdekje masive të shpresës dhe të besimit te shqiptarët…

A ka një skenar për zbrazjen e Shqipërisë, e cila duhet të mbetet në dominimin e disa pak super të pasurve dhe të disa super politikanëve të paprekshëm dhe oborrit të tyre?

Pse nuk paska kapacitete Shqipëria të mbajë një popullsi të vogël 3 milionëshe, me dinjitetin e dhe standartin normal njerëzor?

Një popull i vuajtur dhe në thelb gjithmonë i gatshëm për sakrifica të pabesueshme për të ardhmen e fëmijëve të tyre?

Zbrazja e Shqipërisë është një pazotësi dhe një dështim i politikës shqiptare, apo edhe një konspiracion më i gjerë dhe i vetëdijshëm i kupolës që drejton sot Shqipërinë, për tu çliruar nga të pakënaqurit dhe nga të papunët e këtij vendi, duke ja shkarkuar vendeve të tjera si një barrë skllevërish?…

Apo është duke u ripërsëritur eksperimenti i Ramiz Alisë në vitin 1990, që drejtoi dhe shtyu qëllimisht të pakënaqurit e regjimit drejt ambasadave, drejt emigracionit? Duke e përdorur këtë skemë si një valvul shkarkimi, për të ulur tensionet politike në Shqipëri, a mos kemi pra, një përsëritje me të njëjtin qëllim, por me metoda të reja?

Ndërkohë që kolapsi ekonomik është i qartë, tezat antidrogë të përzgjedhura nga Opozita, janë dukshëm antipopullore dhe jo elektorale, sepse, me sa duket, po shndërrohemi në një popull trafikantësh, si e vetmja mënyrë mbijetese në këtë xhungël të egër sociale ku gjithkush duhet të vetëmbrohet, dhe ku kafsha më gjakatare shqyen pa mëshirë krijesat më të dobëta që ka nën vete…

Apo mos është ky vendi që na kanë caktuar në gjeopolitikën e të mëdhenjve?

Një vend trafiku dhe trafiqesh, ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit?

Ndërkohë që Pasuritë kombëtare nuk dihet se ku shkojnë dhe sa janë realisht tashmë!

Sa janë të ardhurat e vërteta të Shqipërisë në naftë, krom, bakër, pyje, ujë të pijshëm, bregdet?

Askush nuk di të japë një përgjigje të qartë, bindëse dhe të besueshme!

Sepse dihet se kush i kontrollon në fshehtësi të ardhurat reale dhe sa është evazioni fiskal?

Në të vërtetë, këto pyetje ngelen qëllimisht pa përgjigje të qarta dhe shteruese, sepse padituria mbi të vërteta të tilla, është një errësirë e qëllimshme, dhe sepse nën pelerinën e natës, hajdutët me kollare, mund të na grabisin qetësisht, edhe bukën dhe qumështin, edhe të ardhmen e fëmijëve tanë, në mënyrë të pabesë dhe të mbrojtur pra, nga errësira e Padijes, që mbillet qëllimshëm…”(TemA)

43 komente në “Artur Zheji: Ka një skenar për zbrazjen e Shqipërisë dhe këtu të mbeten vetëm super të pasurit dhe politikanët e paprekshëm”

  1. Sali says:

    O zot, kush lexon shkrimet e ketij pisanjosi delirant?

    1. Kola says:

      Ike ore Gomar me leshe Pu pu cfare idjoti

  2. SHQIPTAR says:

    -Skenar Gjeopolitik ???
    -Skenar Korrupsioni ???
    ZBRAZJA E ATDHEUT ESHTE FAKT.
    SHQIPERIA NE VENDIN E PARE NE BOTE PER EMIGRANTE DHE AZILANTE.

    1. mik says:

      Si teme autori ka te drejte, por nuk krijon besueshmeri per arsye se nuk ka kapacitetin e duhur intelektual te organizoje mendimet .
      Shqiperia po ecen drejt shfarosjes, dhe pa dyshim asht nje fenomen i organizuar.
      Ky brez ( gjenerate ). jena brezi ma bastardh dhe ma kriminel qe Shqiperia ka pas ndonjehere.
      Te gjith i jemi sulur ketij vendi per shkaterrim.

      1. Anna says:

        Shume i drejte ky konstatim. Jemi degjenerimi i Ilireve dhe Arberve. Fatkeqesisht spo e shohim dot Shqiperine “Zonje”

    2. ta says:

      pse kane qejf shqiptaret te harbojne neper bote,ska faj njeri,vene ne greqi,ne zvicer e kudo punojne ne tokat e te tjereve,ama tokat e tyre nuk i zene me dore?

  3. luli i vocer says:

    Ore zhuls , ore Zhei , po si ste vjen turp mor idiot sa poshte ke rene , po si nuk more dy fije mend nga ajo nena jote nje grua medheshtore , dy fije , po hic ore lango hic fare , kungull komplet ……
    Po kishe prinder intelektual dhe te zgjuar , ti nga ngjave ??
    Sa vjen e me keq reshket , le nam , je bere teveqel komplet

  4. Genti says:

    Ky skenar ka vetem nje pergjegjes,varferin,korrupsionin,dembelizmin dhe pushtetaret e papergjegjshem qe vetem vjedhin ne kurrizin tone. Nese keta faktore jane skenare gjeopolitike per zbrazjen e vendit atehere Zheji ka te “drejte”. Analistet tane te shquar perpara se te bertasin dhe te zbulojne skenare te ndokujt mes hebrejve dhe nderkombetareve eshte mire tu ulurasin ne vesh qytetareve e ti ngrene ne kembe kunder politikaneve gjyqtareve,mjekeve,profesoreve dhe pushtetareve qe jane fryre me parate e publikut,korrupsionit dhe krimit. Gjendja e sotme dhe ajo e 27 viteve pseudo Demokraci ka si pergjegjes mungesen e qytetarise,solidaritetit shoqeror,kultures demokratike dhe mentalitetit te deformuar qe perballe aktiviteteve krimnale si prostitucioni,droga,vjedhja dhe korrusipni mbyll syte,veshet dhe gojen. Ka nje alternative qe te shpetojme nga bataku ku ndodhemi ose ta kullojme ose te mbytemi edhe vete brenda.

    1. pty says:

      Doli ne skene prape ky muti e ndyçi, mos u duk ma o palaço

  5. i pandehuri Basha says:

    Koqe kandari ngele tërë jetën!!!!!

  6. like says:

    ku do shkojne shqiptare mor palle. pse vend pushimesh eshte europa? pa le sa kane perfunduar si qeni ne vresht. edhe ne kanada i ke si bithe kira pa pune duke u lepire bithen shqiptarve te tjere per ndonje pune hamalli. zorraxhinj jane shumica a ashtu do jene gjithe jeten. si ne shqipri si ne amerike. kaq vjet pa viza dhe e kane provuar te gjithe, e prap ne shqipri jane kthyer. kujtojne robt se po iken prej politikaneve te korruptuar do shpetojne. prap aty kane per ta perplasur koken. ku ta gjejne dinjitetin kur nuk e kerkojne ne shtepi te tyre.

  7. Leo says:

    Procesi i shkatrimit te dinjitetit te personit dhe atij kombetar nisi me planin e Klikes sunduese te PPSh qe te mos denohej thelbi i asgjesimit total te pronesise qe prodhon dhe investon kapital dhe kthesa te mos nisej nga kalimi normal dhe real ne ekonomine kapitaliste, por me shpikje ligjesh chuditrisht mashtruese qe kane maskuar vullnetin e personit te telekomanduar, kunder zhvillimit te natyrshem te ekonomise borgjezo-kapitaliste.
    Chudia eshte qe Artur Zheji, me mendimet qe shfaq, ngjane sikur eshte zgjuar nga nje gjume i thelle dhe kerkon te gjendet ne muhabet ende i pergjumur. Perse?

  8. Alda says:

    O MIU I GJIRRIZIT.NA QELBE KU DO QÊ VETE.
    IK PIRDHU,SE SHQIPËRIA S’KA NEVOJË PËR HALE!?

    1. Glauk says:

      o kurve e ridhjerjes, pse nuk merresh me ate cka thote ky por merresh me ate si person??? ku eshte duke genjyer ky???

  9. santa quaranta says:

    Bashkohem me Zhejin!! Vetem per piken e zbrazjes se Shqiperise!

  10. Germicoku says:

    Nje nga shkrimet me realiste qe ke shkruar. Po eshte e vertet se ka shume e shume njerez ,sidomos te rinje e te reja , e sidomos familje te sapo krijuara. Fluturojne tere gezim,por kur zbresin e shohinse kane fluturuar pa llogjike. Jo vetem qe zhgenjehen,por e dhe lotojne ,pse gabuan. A nuk eshte marrezi te lesh ,shtepine,dyqanin , nje jetese mbi mezataren, e kur shkone nne ate vendine premtuar,te banosh me qera 1800 dollar,ne nje shtepi njekateshe mbi toke , e te kesh frike se mos e merr era e forte. A nuk eshte marrezi,te thuash se x apo y njeri punon 4 ore ne dite dhe merr 3000-4000 dollar ,pasi ka paguar qerane,drita,gaz,uje e mbesin 3000 dollare. Qofsha une i gabuar ,por jeta prej 6vjetesh nuk me tregoji kete rezultate. Ana tjeter : Pse nuknderpritet llotaria Amerikane ? O nderpriteni llotrine ,e hapni vende pune,o mos e kapni me goje . Edhe ata qe jane ne pune, edhe pse kane te ardhura te mira dusne te largohen,. Do sigurojme femijet thone. Pse te pasurit kane shtepi edhe ne shtete te jashteme ? Pse Kryetari i PD-se ,konkretisht jeton ne Hollande familjarisht ? A duhet te flasi ky,pse largohen njerezit,kur vet ka nene shtesine Hollandeze? ka edhe te tjere ? Pse femijet e te pasurve te gjithe studiojne jashte e ketu llomatisin per universitetet? A thoni se i zuri meraku per djalin e vajzen time, apo per djemte e vajzat e popullit ? Tallje e vetem tallje. Shikoni pronen. 80% -thot Lame -eshte katastrofe? Pse llomatit Saliu ? Si e ndertoi ai shtetin demokratike? Arkivat e pronave ishin te pa prekura nga sistemi socialist. Per kete nuk ginjeni dot sepse vet une ekamgjetrur pronen ne hipoteken e LUshnjes me emer ,mbiemer, planin e vendosjes se tokes.emrine personave qe kufizohej prona. Pse u be lesh e li ? Kush e beri ? Enveri qe po bene 35 vjet qeka vdekur ? Ai e ka fajin ? Derjtsia po rigjallerohet,e te gjitheve u ka hyre tmerri. Pse ? Sepse jane te dhjere ,kur thote populli. A ka plan te organizuar per boshatisjen e Shqipersie ? Ndoshta po! Deri sa Saliut nuk i ka hyre gje ne kembe ,po! Deri sa Saliu vret ne mes te dites e ne mes te bulevardit njerez te pafajshem e ambasadori amerikan e quan ” Burre shteti” ,kur ne fakt duhej perfundonte ne burg, them se Zhei ka te dret me shkrimin e tij.

  11. Viola says:

    Ne se mund ta quajme skenar largimin e shqiptareve atehere duhet te themi se nxitja per largim vjen nga shkaterrimi i ekonomise nga Berisha ne vitet 90 ,nga korrupsioni ne drejtesi dhe nga korruosioni ne politike .Por mbrapa nuk mbeti edhe ju pseudo analistet e korruotuar dhe te paguar per ti sherbyer politikes.Po nese ndodh ajo qe thoni ju me se do te merri ju qe sdini te beni pune tjeter ves te sahanlepiresit.

  12. shife kur ta postojne menjiher komentin ;
    me gjuhen qe i pelqen
    bordellos se temes .

    o degjenrata te kazanit mediatik o plehrat e merobazeve
    po c’boni keshtu mo ,
    s’ju pelqen gjuha q ytetarit juve dhe doni vetem gjuhen e rruges re maloqise
    katunarit mero baze
    ahahahahahahahha sa plehra qe jeni
    si mer s’te leni rehat me dhje ne halene e mero bazenit !

  13. gjergji says:

    Te jesh I bindur Zhej,se po te happen dyert e Europes per shqiptaret 90-95% e shqiptareve qe do ikin do jene te moshes 17 deri 27 vjec e te jesh I sigurt se 80-85% e tyre do perfundojne burgjesh si trafikant droge se ky eshte mentaliteti une,te pasurohemi shpejt,biles shume shpejt pa punuar se paku nje dite e jo te pasurohemi me punen tyre.Nuk ka dyshim se nje rrol te rendesishem negative luan edhe media ne pergjithesi.

  14. ON says:

    Nuk mendoj se ka skenar…. do ishte tmerr. Por menyra si sillen drejtuesit e paafte ne administrate aty con uje. Shko ne gjykate e kane ne maje te gjuhes dhe pse jane te villnetshem qe po shkelin ligjin. Pra njeriu normal keqtrajtohet ne cdo qelize nga njerez shume te rinj qe papritur e shohim veten drejtues. Ne kete vend nuk ka klsh qe tjua vere ne ngarkim te gjitha demet qe i behen shtetit nga vendimet e gjykatave ketyre drejtuesve. Ne menyre indirekte kujt i jepet mundesia do iki….

  15. saliu says:

    O zhuls. Tani nuk te ben pershtypje asgje. Te gjitha te sharat te duken levdata.

  16. gac says:

    Artur Zheji te lutet qe eshte ne Shqiperi sepse vetem ketu ha buke ai dhe jeton mire.Ta provoje te beje kete gazetari qe ben ketu jashte ne se e ofron dikush redaksi .As per roje te dera.

  17. Ivan i madh says:

    Pervec atyre që permende Zhei do mbeten e majmune bythelepires si ty, Peka, Shullaku, Bushati e nje takem i felliqur i races suaj. Se ata nuk jetoje dot pa pastrimi e menderes dhe ulerimat tuaja si qen rugesh. Sepse ne cdo studio tv vetem ju tellallet e tyre shkoni analizoni e punoni sikur vendi ka mbetur duart e mendien tuaj idiote dhe pa mendimin tuaj smund te ece para.

  18. timo says:

    Kjo është gjuha e dështakëve si puna jote. Mbase nuk je dështak por kaq e ke kutin. Pamjaftushmërinë tënde ja shkarkon të tjerëve. Shpik teorira për të justifikuar këtë pamjaftushmëri. Ti mbase ke pretenduar të jesh edhe kryeminitër si ish shoku i ngushtë por, ske pasur këllqe për të arritur atë ambicie dhe ankohesh.

  19. LORA says:

    Sa shume ”dilema” paske,,,,pikerisht ti,,,,qe ne nje artikull tendin i quaje majmune emigrantet shqiptare qe flisnin ne gjuhe te huaj me femijet e tyre ne plazhet e Shqiperise !!!!!Ty te paska ”zene” empatia dritheruese,,,,,, ,nga frengjia e konsumimit te argumentave dhe shifrave shqup-se te largimeve nga vendi,,,,!!!!!!
    Je nje hic,,,,,,,,ne habitanin tend ,gjirizin tend mediatik,,,,,,,tur-bozhur-majmuni.
    Nuk ekziston gjeopolitike e shfarosjes se Shqiperise ,pa ndihjen e nevojtareve antishqiptare te gjirizit mediatik te dy dekadave te fundit.ku ti je pjese sinjifikative.Nuk ka fatmiresisht me hapesire ,qe habitati yt te ndertoje lumturine e vet mbi fatkeqesine e atyre qe largohen per nje jete me me shume mundesi, se ato qe jane aktualisht ne Shqiperine tone.
    Tung.

  20. TNT says:

    Kur do shkruash ndonjehere per lodrat e fatit qe te te lexoj , se ma hoqe trunin . Ti qe emocionet me te medhaja ne jete i kerkove neper ato bodrumet me makina elektronike, na tregon se cfare duhet te bejme ne te tjeret?! Ik o plehre, por vertet plehre…

  21. rrema says:

    zheji duket si qen me lesh sipas ripjellsave ,kurse koka e meros si koke kari

  22. Beni bo says:

    Ti o zhuls te kuh kategori hyne ?po sa i zgjuar qe je o majmun ….mi fai schifo…

  23. Jimi says:

    Cudi qe largohen njerezit e ndershem dhe nuk largohen pisat si puna jote!? Po te largoheshin pisat si ty, njerezve te ndershem as qe do tu shkonte ne memend te largoheshin prej ketej.

  24. Te gjithe keta idiote kane nje qellim! Duan te krijojne pershtypjen qe c’do gje e keqe ne Shqiperi filloi me 2013 sepse deri atehere c’do gje ishte ne regull! Kjo eshte teza e Saliut! Por Zheji dhe skota e tyre saliniane! Njerez pa dinjitet te shitur dhe maskarenj! Te vihesh ne sherbim te nje tjetri per para dhe per urrejtje eshte shenje e keqe e dinjitetit te njeriut! Plehra!

  25. lora says:

    PERSHENDETJE PROBLEM I THEKSUAR E URGJENT CESHTJA E ZBRAZJES SE Shqiperise.Ky proces ka filluar prej kohesh dhe do te vazhdoje sepse pleksen problemet Politike, ekonomike dhe sociale.Mungojne alternativat per nje ngritje ekonomike te shpejt, mungojne investimet e huaja dhe te oligarkeved.PREGATIJA E KUADROVE TE MESEM DHE TE LARTE JANE NEN NIVELIN EUROPIAN;Bujqesia dhe industria dy sektoret me te prapambeture. TRANZACIONI SA I TEJZGJATURE EDHE JO EFEKTIV? KONKRUENCA SI MJETE ZHVILLIMI ESHTE JASHTE KORNIZAVE EKONOMIKE? PREDOMINON QELLIMI POLITIKO SHFRYTEZUES BRENDA VENDIT DHE NE AKTIVITETE FASONE 5ME LENDEN E PARE TE PORIOSITESIT° QE SHFRYTEZONE FUQIN E LIRE PUNETORE DHE NIVELIN E SIGURIMEVE .ka ekonomist te afte por nuk zbatohet mendimi i tyre por anashkalohet.Vetingu DHE ARRESTIMI I “PESHQEVE TE MEDHENJE” nje domosdoshmeri imediate. AMISTIA DHE VITI ZERO QE PO TRUMBETOHET ESHTE ASFIKSIA E SHQIPERISE DHE STANACIONI; Shqiperia ne moshen e tret dhe te rinjte te papergatitur ne mase per te dhene ritme zhvillimi.dISA PROFESIONE SI iNFERMIER ETJ DO TE PERTHITHEN NGA GJERMANIA ? fRANCA E TJER;Patriotizmi nje fasad, perseris se mungojne reformat zhbllokuse. sEMUNDJA E PASURIMIT TE SHPEJTE NEPERMJET TE NARKOTRAFIKUT NJE PROBLEM STABEL DHE I PAMPOSHTUR SE SJELL PARA TE MADHE; Politikan te deshtuar hapni krahun e mos prisni amnistin se nuk ju lejone ase Europa e as Sh.b.a.Faleminderit .

  26. Aleko says:

    Besoj shume se cfarosja e shqipetareve eshte duke u bere me intesitet te madhe…Arsye mund te kete shume , perfshire dhe varferia , por nje eshte dominante…Deshira e pamat e popullit shqipetare per lene vendin e tij dhe per te filluar nje jete te re ne vendet e zhvilluara te botes..Thelbi I nje mentaliteti qe eshte shfaqur keto dekadat e fundit eeshte ky…”Do ikij per nje jete me te mire”Pra shumica sipas kesaj formule jo domosdoshmerisht mund te jene te varfer, mund te jene shtres e mesme ne shqiperi, e mund te bejne nje jete normale me te ardhurat e tyre , formala shqipetare e emigrimit “Per nje jete me te mire” nenekupton qe sado mire te jeshe ne vendin tende..nese krijohet mundesia ne nje vend tjeter kudo ne bote , per te ikur , mesiguri jeta do jete edhe me e mire’Kejo formule po zbras shqiperine sepse perfshin ne emigrim te gjitha nivelet e shoqerise shqipetare , jo vec te varferit, duke rritur ne permasa te frikshme numurin total te atyre qe emigrojne jashte.. dhe duke minimizuar dukshem potencialin njerezore te shqiperise sidomos te rinise qe eshte e arthmja e cdo vendi..Mesa duket shqiperia ka nje te arthme te zymte kesaj here jo nga genocide turko serbo grek por nga vetvetja , pra nga vet populli shqipetare , per te mos folur pastaj per lideret qe at zgjedh ne krye… Eshte vertet alaramante “Po duket eshte pa kthim/Dikur kishte formule tjeter per emigrimin dhe lidhj me varferin ekstreme , njerez qe skishin toke dhe e kishin te pamundur te jetonin ne shqiperi…Sot ka ndryshuar dhe me kete mentalitet nje vend I vogel 3 apo 4 miljon shqipetare con pa shume veshtiresi ne zbrasjen tragjike te vendit..

  27. lora says:

    zOTI ZHEJ! NUK ESHTE SKENARE I PERGATITURE POR ESHTE MUNGES E THEKSUAR E POLITIKAVE EKONOMIKE SOCIALE DHE E ASFIKSISE SE POLITIKES SE PAAFTE.pOLITIKANET ZIHEN PER 3MUSTAQET E CELOSE3 DHE NUK PARASHTROJNE POLITIKA PER RITJE EKONOMIKE QE SHOQEROHET ME RITJEN E NUMERIT TE PUNESUAREVE; Nuk merret askush me skenare te kesaj natyre per shqiptaret, te gjithe shikojne mundesit e ecjes me ritme me te shpejta.

  28. Akil says:

    Komunizmi si dogme eshte fara me e keqe qe na erdhi ketu ne albania dhe kjo fare e keqe dhe ndyre po drejton shtetin nga 1945 deri tash 2018 kta qe kan ardh pas 1990 qe e drejtojne kete vend jane kelyshet e tyre edhe po pergatisin ta vazhdojne stafeten pas saliut nanos rucit meta rames e bashes eshte vene edhe erion homo edhe keshtu mos u merzisni se edhe 30 vite i keni aty deri 2050 pastaj tshohim nqs jeni ne gjum akoma kta aty do i kemi qe pabuksa po bohen miliarder se ky popull fle gjum kush e ka fajin bota jo vet shqiptaret qe shiten per 5 lek edhe ja fusin gjum e shikojne endrra se mos vjen dikush e ndryshon fatin por fatin e kane ne dore vet duhet ktyre te gjith me cuar ne burg me burgim te perjetshem jo plumb me mire atje qe brezat e ardhshem ti shikojn keto mostra nga cfare fare kane dal ? ZGJOHUNI se nuk esht von kurre per te ardhmen e femijve e nipave e sternipave se ky vend meriton njerez fisnik jo plehra si kto sidomos ky palloshi qe i ngjan enver homos papagall i tij esht se edhe ai fliste te tjera fjale te bukura gjoja edhe ne anen tjetet plumbin ndersa kta kane ndryshuar variantin ju marin krejt paret edhe dalin ne fund me lek borxh me kredi hahaha edhe nje here zgjohuni

  29. N.VJOSA says:

    Mulla Zheji,
    Bëj një Kontrolle të shendetit mendor,
    se kohet e fundit ke leshuar Brockulla ,
    që vetëm një i lajthitur mund ti leshoje!…

  30. Ana says:

    Perben shqetsim ecuria e shtetit dhe shoqerise kur partite kryesore nuk mund te afrojne nje zgjidhje pervec grindjeve dhe mirekuptimit te dy klaneve per ndarjen e perfitimeve te pronave shteterore dhe private te shqiptareve…Ne se mendojne ta fillojne ne piken zero ,kjo duhet te jete e vlefshme per te gjithe dmth te fillohet pikerisht ne momentin e shtetezimit te pronave private ,qe duke I cliruar ato rrezohet nje pjese e madhe e korrupsionit dhe me ne fund te drejtat themelore te njeriut mbrohen nga ligji .Kjo nuk do ti varferonte aspak pasaniket e ri,por ndoshta do te fillonte levizja e sistemit drejt ekonomise se tregut.Shpresa e vetem ishte km Rama ,trullosja e te cilit filloi me shpejt nga sa pritej,me veprime qe do tja kishte zili dhe vete komunizmi ,duke perdorur dhune shtetrore per prishjen e shtepive te qytetareve,etj etj qe z.Km nuk mund te qartesoje azhenden e tij apo te partite se tij duke perfunduar ne prishjen me arrogance te nderteses se teatrit dhe trokitjet me cekic ne deren E HAPUR te e BE …

  31. tomorraku says:

    Zhei eshte shndruar ne qendren me te “ndjekur” te konspiracionit qe spjegon e u jep zgjidhje te gjitha ngjarjeve te sotme lokale e nderkombetare.

  32. tomorraku says:

    Zhei eshte shndruar ne qendren me te “ndjekur” te konspiracionit qe spjegon e u jep zgjidhje te gjitha ngjarjeve te sotme lokale e nderkombetare.Ndiqni emisionet e Zheit deri ne oret e vona te nates , se Zhejin nuk e ze gjumi , per kombin dhe boten ne teresi!

  33. tomorraku says:

    Zhei eshte shndruar ne qendren me te “ndjekur” te konspiracionit qe spjegon e u jep zgjidhje te gjitha ngjarjeve te sotme lokale e nderkombetare.Ndiqni emisionet e Zheit deri ne oret e vona te nates , se Zhejin nuk e ze gjumi , per kombin tone dhe boten ne teresi!

  34. asd says:

    Ne fshat kane mbetur vetem dembele dhe ata me espuls.
    Nuk gjen dot punetor te punoje nje bahce.

  35. belo says:

    Çfare fotografie!Si qene i rrahur!!!!

  36. Jimi says:

    Ore Zhuls! Eshte e vertete qe nga Shqiperia jane larguar dhe vazhdojne te largohen shqiptaret. Ti k analist i famshem qe hedh lajmin ne eter, a ke nxjerre nje statistike te sakte se sa perqind e te ikurve qe kan emigruar,kane qen ne veshtiresi ekonomike? Ashtu si edhe ti edhe mua me jepet e drejta te deklaroje, se pjesa derrmuese e atyre qe largohen nga vendi nuk jane vetem familjet ne nevoje, por jane familje te traumatizuara nga politika e tensionit politike, qe historikisht qe me lindjen e saje ka perdorur PD-ja dhe qoftlargu ne kete vend. Mungesa e stabilitetit politike dhe perspektiva e familjeve ne Shqiperi,jane nje nga shkaqet kryesore qe ndodh sot e kesaj dite ky fenomen dhe nese ky destabilitet do te vazhdoje edhe emigrimi nuk do te ndalet. Si mund te qendroje ne kete vend nje intelektual nje mjek nje artist nje profesor nje inxhinjer qe migjithese nuk i mungon mireqenia ekonomike, per shkak te destabilitetit politike, atij ne cdo moment i rrezikohet gjithcka, deri edhe koka? Si mund te qendrohet ne kete vend, kur cdo dite, cdo ore cdo minute kreu i opozites serialkilleri , kercenon kundershtaret e vete deri edhe kryeministrin me vrasje? Ti Zhuls, nese keto nuk i shikon, me e pakta je qorr!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje