Gazetarja "thumbon" deputetin e video-skandalit pervers Salianji: Mos fol për vlonjatët, ata ta venë nofkën direkt ty

31 Maj 2018, 21:31Politika TEMA

Deputeti i video-skandalit, erotik, pervers e banal të publikuar para disa muajsh nga media, Ervin Salianji, ishte i ftuar në studion e emisionit ABC News në rubrikën “Mbërmja” me gazetaren Mirela Milori.

Salianji foli për situatën politike aktuale në vend, ndërsa u ndal tek publikimi i audio-përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ai u shpreh se prova më e fortë që tregoi përgjimi ishte kanabizimi i vendit dhe se në Vlorë në 3 vende që shkoi dëshmitari X, vlonjatët ishin të gatshëm t’i siguronin drogë, ndërsa “i futi në një thes” të gjithë qytetarët e Vlorës.

Kjo ka nxitur gazetaren Milori që ta paralajmërojë Salianjin për këtë dhe njëherësh ta thumbojë atë duke i kujtuar në mënyrë indirekt video-skandalin e publikuar.

“Mos fol për vlonjatët, se nëse të dëgjon ndonjë vlonjat, janë të aftë të ta vënë një nofkë në moment. Lëri vlonjatët”, – tha ndër të tjera gazetarja Milori.

2 komente në “Gazetarja “thumbon” deputetin e video-skandalit pervers Salianji: Mos fol për vlonjatët, ata ta venë nofkën direkt ty”

  1. artan says:

    Ti Mirela, duke i ditur bemat e ketij perversi, pse e ftove ne emision?

  2. Alidemsi 325 says:

    Fytyre Pushti- Homo i Politikes…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje