Deputetja e PS i “përvishet” gjyqtarit të Vlorës: Vettingu 'sorosian'? Argument qesharak të cilësosh misionin Euralius...

31 Maj 2018, 19:43Politika TEMA

Deputetja socialiste Klotilda Ferati i ka cilësuar qesharake akuzat e gjyqtarit të Vlorës, Ken Dhima, i cili ka thënë në mbledhjen e KLD se Vettingu është vepër e Soros-it.

Në emisionin “45 minuta” në Report Tv, ligjvënësja socialiste tha se Vettingu është reformë e politikës shqiptare, ku për ndryshimin e Kushtetutës në korrik 2016 votuan 140 deputetë të Kuvendit.

“Këto janë argumenta qesharake. Vettingu nuk është një reformë e një institucioni të caktuar, por reformë e politikës shqiptare.

Kushtetuta u ndryshua me votat e të gjithë deputetëve dhe ka arkitekturën e të gjithë reformës në drejtësi e monitoruar nga ndërkombëtarët.

Të thuash që është ‘sorosiane’ misioni EURALIUS do ndjehej krejtësisht jashtë kësaj reforme. Ky është një argument krejtësisht qesharak”, deklaroi  Klotilda Ferati, deputete e PS.

A ndikon Vettingu në punën dhe performacën e gjyqtarëve?

Klotilda Ferati: Nuk ndikon. Gjyqtarët e ushtrojnë detyrën njësoj si më parë. Nëse nuk e kalojnë procesin, ata nuk do punojnë më.

Por vettingu nuk e pengon punën e tyre, mund të bëjnë detyrën njësoj. A kanë ngarkesë? Po, kanë ngarkesë por kjo është çështje tjetër dhe ka të bëjë me ndarjen e profileve në Gjykata.

Do doja që shtatori të na gjente me organe të ngritura si KLGJ dhe KLP dhe më pas të fillonim me ngritjen e organeve të reja. Në fakt, organet e Vettingut duhet të ecin pak më shpejt.

1 komente në “Deputetja e PS i “përvishet” gjyqtarit të Vlorës: Vettingu ‘sorosian’? Argument qesharak të cilësosh misionin Euralius…”

  1. iliri says:

    Ken Dhima ka qene nje nder gjyqtaret me te korruptuar edhe kur ka qene ne Gjykaten Shkoder

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje