"Ngujimi" në foltore, koha e diskutantëve dhe transmetimi në Facebook, ja ç'thotë rregullorja e Kuvendit

31 Maj 2018, 16:03Politika TEMA

Deputetët e opozitës kanë bllokuar për të tretën herë radhazi punimet e seancës parlamentare duke mos lejuar kolegët e mazhorancës që të marrin fjalën.

Gjatë zhvillimeve javë pas jave, ligjvënësit e djathtë dhe ata të LSI kanë shfrytëzuar organizimin në hollin e sallës si formë proteste.

Kjo lëvizje e kampit opozitar argumentohet prej tyre se vjen nga “cungimi” që kryeparlamentari Gramoz Ruçi i bën kohës së përcaktuar ligjërisht për të folur, ç’ka i detyron që të fillojnë transmetimin në Facebook.

Në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit  Vasili tha se maxhoranca ”dhunon” opozitës pasi ka votat e nevojshme. 

Edhe Edmond Spaho, tregoi në foltore se po pengohet liria e fjalës së opozitës.

“Kur shtypet liria e fjalës de pengohen protestat demokratike, vendi shkon drejt konfliktit. Ju po e çoni Shqipërinë drejt konflikt social sepse po prishi të ardhshmen e qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Spaho, shkruan “TemA”.

Nën këtë pretendim, selitë e dy forcave opozitare pretendojnë se kanë të drejtë për të uzurpuar foltoren pasi sipas tyre nuk kanë hapësirën e duhur kohore për të folur.

Nga ana tjetër kryeparlamentari Ruçi siguron se nuk do të tolerojë asnjë devijim nga rregullorja e Kuvendit duke dëshmuar se në rast tejkalim të kohës, diskutantit do t’i ndërpritet mikrofoni.

“Uluni zotërinj të opozitës, keni në dispozicion të flisni për një çështje 12 orë.

Mesa duket ju vajti ora e Facebook, atëherë ndërpritet seanca gjysmë ore. 

Mos u bë pjesë e ti e skenarit të grupit tjetër të opozitës.

Asnjë skenar i shëmtuar që ndërsa predikohet kontributi juaj për hapjen e negociatave, gjithë veprimtaria dhe skenari juaj ësht ëpër të dëmtuar hapjen e negociatave”, tha Gramoz Ruçi gjatë punimeve të seancës, raporton “TemA”.

Por si qëndron parashikimi ligjor mbi ngërçin e krijuar dhe sa janë të justifikuara këto pretendime:

Referuar rregullores së Kuvendit, përcaktohen qartësisht kufizimet dhe liritë e diskutimeve.

Neni 48 që flet mbi “Kohën e diskutimeve” nënvizon:

“1. Çdo diskutues, me përjashtim të rasteve kur në këtë Rregullore parashikohet ndryshe, ka të drejtë të flasë jo më shumë se 10 minuta. Diskutuesi nuk mund të flasë më shumë se një herë për thelbin e së njëjtës çështje dhe nuk mund të marrë nga koha e një diskutuesi tjetër.

2. Koha e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni dyfishohet kur diskutohet programi politik dhe përbërja e Këshillit të Ministrave, mocionet e besimit ose mocionet e mosbesimit, projektligj që kërkon miratimin me shumicë të cilësuar sipas Kushtetutës, zgjedhje, emërim ose shkarkim titullarësh të organeve që zgjidhen nga Kuvendi ose ratifikim marrëveshjesh ndërkombëtare.

3. Kur çmohet e nevojshme për çështje konkrete, koha e diskutimeve mund të përcaktohet paraprakisht në Konferencën e Kryetarëve në mënyrë përpjesëtimore ndërmjet grupeve, sipas përfaqësimit të tyre në Kuvend, por në çdo rast jo më pak se 10 minuta për një grup parlamentar”, nënvizohet në rregulloren e Kuvendit.

Ndërkohë neni 64 pika 5, tregon masat disiplinore dhe tërheqjes së vëmendjes nëse shkelen kufizimet e kohës së përcaktuar.

“Kur deputeti pengon zhvillimin e rregullt të seancës, nëpërmjet zaptimit të foltores dhe moslejimit të deputetit të radhës të marrë fjalën, për më shumë se 2 minuta, atëherë Kryetari i Kuvendit i tërheq vërejtjen dhe e paralajmëron për marrjen e masës së përjashtimit në rast vazhdimi.

Në rast se deputeti vazhdon të mbajë të zaptuar foltoren edhe pas tërheqjes së vërejtjes, për më shumë se një minutë, përjashtohet nga seanca plenare dhe komisionet me maksimumin e parashikuar në nenin 65 të Rregullores”, thuhet në rregulloren e Kuvendit. (TemA)

 

 

 

5 komente në ““Ngujimi” në foltore, koha e diskutantëve dhe transmetimi në Facebook, ja ç’thotë rregullorja e Kuvendit”

  1. Zigur Qarri says:

    Gramoz Ruçi ka pervoje me Partine-Shtet,dhe nese deshiron te ktheje,Kina nuk do te kursehet ta ndihmoje.
    Qeveria nuk ben mire qe e toleron kaq shume opoziten!Pushkatoni Berishen dhe Bashen(do ishte mire
    edhe Ilir Meten nese eshte dakord Rama),dhe te tjeret e mbyllin gojen.Perderisa PS-ja,ka shumicen e
    mjaftueshme ne Parlament,mund ti nxjerri PD-n dhe LSI-n te jashtligjeshme,sepse vetem ngaterresa i kan
    sjelle PS-s dhe Edi Rames deri tani.Jo droga,korrupsioni dhe budallalleqe te tjera si keto.Rama nuk luan
    bixhoz,cigare nuk pi,me raste pi raki dhe vere,prandaj nuk eshte ndonje gje e madhe se mbush hunden,
    Burri qe i thote vetes Burre,do merret me diçka,do kete nje ves.Nje djale aty ne Lagje,nga te paktet
    qe nuk kishte bere burg,gjeti disa miq dhe hyri nje dite.Tani te gjith e rrespektojn.

  2. Alban Dega says:

    Himni i Kusarise

    PERRETH HAJNISE SE
    PERBASHKUAR…

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Perreth parase se perbashkuar
    me nje deshire e nje qellim
    Shqiperine ne llum per ta leshuar
    Vec te mbush une xhepin tim!
    Ta lajme krejt ne gjak te kulluar
    Paraja… Sarajet jane Atdheu im!
    Kush eshte hajn edhe frigohet
    Eshte i lindur tradhetar
    Me hajni, vrasje …korrupsion
    E beme Shqiperine Kandahar
    Nga Doberdoli ne Gradec
    Do e ribejme Shqiperine Gerdec!
    Rrofsh e qofsh ore Baftjar
    Ne cdo hajni je Komandar !
    Hidhe Vallen e Luigjit
    Jemi Ceta e Mixhe Saliqit !
    Jemi Banda e Ligj mbi Ligjit !
    Kush i prin Valles i pari
    Ilir Meta Komandari
    Sali Rama komisari
    Fatmir Xen Kandahari…
    Yll Karvani eshte Baftjari !
    Me Lulezimin e Kusarise
    I veme flaken
    mbare Shqiperise !

  3. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: April 22, 2018 at 9:17:20 AM EDT

    A MUND TE DREJTOJE NJE PARTÍ DEMOKRATIKE NJE VRASES DHE KRYEKUSAR QE KA VJEDHUR SHTEPINE E FAMILJEN E VET POLITIKE TE PAKTEN TRI HERE DUKE I MARRE UDHEHEQJEN E SAJ E VETE ATE !?

    From : Alban Dega
    Dated on January 5, 2018 at 2:42:21 AM EDT.

    Mendime me e mbi fakte fakte

    ESHTE KOHA TE KERCASIN PRANGAT !

    – A mund te krijoje qeveri Antimafie
    Lulezim Kryemadhi dhe Mafia e tyre?

    – Ti varesh melcite ujqerve te pangime !

    – Enough its enough….. Boll me !

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    “Banda e Gangstereve” te Sali Berishes e rrenoi, e shkermoqi, e zhberi te pakten 7 here nga themelet Shtetin Shqiptar ne 13 vjet sundimi te Salikracise e kryeministri Edi Rama flet per sabotimin, pengimin e Integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian qe e duan e aspirojne 95 per qind te shqiptareve me evropian e pro perendimore se vete ata !?
    Cila rini e popull ne cilindo vend te ish- Perdes se Hekurt e Perandorise se Djallit doli neper sheshe me parullen lapidare :
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa ! ne dhjetorin historik te 1990-es !
    Edhe kete aspirate e kushtrim unikal mbarepopullor e nakatosi Katovica e Sali Alise !?
    A nuk ishte “ Kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ e Sali Kadafit, qe i shpalli lufte te hapur nga foltorja e altarit te Salikracise ne ate kohe “ imperializmit Amerikan dhe dores se zeze te tij CIA-s” ne pranveren e vitit 1997!?
    A nuk ka dy muaj plot qe Partise se Cadres se Putinit iu bashkua edhe Mafia me bllok ne dore me ze e me figure e Like Floririt!?
    A nuk e bekoi edhe vete Mareshalli i Beogradit bashkimin e Mafias e Cadres dhe asaj te Cizmes qe i shpallen se bashku lufte te hapur “ imperializmit amerikan “ ne pragdimrin e vitit te trishte 2017 kunder Ambasades amerikane ne Tirane dhe ne vigjilje te protestes nekrofile te deshtuar me sukses te plote nga braktisja e shqiptareve ?
    A e dini cila eshte kerkesa kryesore e “ kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ dhe Mafias se Bllokut 700 mije euro faqja dhe e Cizmes per protesten e 27 janarit 2018 !?
    Permbysja e Rames dhe krijimi i nje qeverie Anti- Mafia !?

    Po a mund te krijoje nje Qeveri Antimafia kjo Mafia !?

    1- Dopjo- Mafia e 97-es,
    2- e 14 shtatorit 1998,
    3- e kusarise 500 milione euroshe te Autos-trades se Kombit me Lul- Giten ne krye,
    4- e Gerdecit me Fatmir Xenn ne balle,
    5- e atdheshitjes se Otrantos me Sali Zerven e Lulezim Fazlicin
    6- Mafia e bllokut me 62 prej 84 videove te Likes me deri 700 mije euro faqja
    7- Mafia e 850 milone eurove te munguara te privatizimit te ARMO-s
    8- 620 milione eurove te CEZ-it ,
    9- 250 milione dollare e te Rapiscanit,
    10-mbi 100 milione eurove investim te humbura shtetit e popullit shqiptar nga Gita,
    11- e rreth 100 milione eurove te humbura Shqiperise nga Xeni dhe dajet e tij serbe me Interkonksionin Shqiperi- Kosove me i vestime gjermane …. !?
    12- e miliona dollare allishvetishe te pista e te kunderligjshme te Lulezim Bashicit, me Mafian turke e nderkombetare off-shore , ku vetem per nje fotografi me Donald Trumpin ka paguar 500 000 dollare, fotoja me e shtrenjte ne Bote e ketij sharlatani zecjerre e zeshtjerre qe na trashe edhe zerin e humbur e na ben edhe garipin, edhe te fortin si Il Capi dell Capi, post qe nuk ia leshon Sharovi i Vicidolit sa te jete gjalle sepse ai e di mire qe qehajai i tij ne krye te PDSH-se eshte nje p… jeshke mashkull.

    Kapoja Berisha dhe qehajai Basha- hajna edhe te shtepise se vet

    Ai e ka zgjedhur qenushin Basha per te zbatuar urdherat e tij e jo per te drejtuar Partine e tij qe e ka me tapi “derisa ti jape ymer ai lart”, sic e ka deklaruar ne gojen e tij.
    A mund te krijoje e drejtoje nje qeveri antimafia kjo “ Mafia qe ka dale krejt jasht kontrollit “, sipas “The New York Times” , mbretit te shtypit te lire Amerikan dhe boteror, te cilin Kapobandoja e saj Saleh Karaxhici e quajti “ nje leter higjenike” vetem se ne kete fjali ia beri radiografine e persosur te krejt sundimit te tij – SALIKRACISE !?
    Po si mund te pranoje rinia e populli me proamerikan ne Bote qe ta qeverise nje p… jeshke mashkull qe kurre ne jeten e tij nuk i ka thene per hajer nje pune te dobishme per te e per Shqiperine !?
    Po si mund ta ndjeke nje popull e rini nje humbameno, nje p… mashkull si Lulezim Basha qe per kater vjet ne krye te Bashkise se Tiranes nuk mbajti nje, qofte edhe nje premtim, qe per kater vjet nuk nguli qofte edhe nje gozhde ne Tiranen tone te bukur !?
    Po si mund ti shkoje mbrapa nje hori e hajduti me cizme jo vetem te Autostrades se Kombit, por edhe te kapur me ze e me figure duke vjedhur votat e Tiranes ne 2011… por edhe deri votat per kryetar te Partise se tij Salikratike te Shqiperise me kamikaze qe votuan deri ne pese here secili per kete hajn votash ?
    Si mund te besoje nje popull e rini nje rrenc te pafytyre si Lulezim Berisha qe nuk nxjerr nje fjale nga goja pa genjyer !?
    Te protestosh per krijimin e nje qeverie antimafia te Lulezime Kryemadhit eshte njesoj si ti varish ne qafe ujkut melcite per ti ruajtur … !!!
    Kane vjedhur boll per tu dhene shans te fshehin gjurmet, te prishin edhe me provat e deshmite, te stervjedhin perseri edhe vet vjedhjen !
    Eshte koha tu kercasin celsat e prangave ne kycet e duarve e jo tu jepen celesat e qeverisjes se saj kapove te kesaj “ Bande Gangsteresh” e “ Mafia qe ka dale krejt jasht kontrollit” per te shpetuar kokat e saj prej kucedrash te pangopura me parate, pasurite dhe gjakun e shqiptareve nga Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi !

    Lanet !

    Populli duhet te dale ne sheshe me kushtrimin:
    Hiqnu dreqer prej meje
    Se jeni pa kurrfare feje !
    Enough it’s enough … Boll me !
    Eshte koha te paguan deri ne qindarken e fundit kusarine dhe vjedhjen masive te ketyre hajduteve me cizme e pa asnje skrupull, te ketyre atdheshitesve e atdherrenuesve, te ketyre vrasesve serial te popullit e Shqiperise !
    Lanet !

  4. Daniel says:

    Z. Rama thirje te ndalosh diktaturen e pakices ne parlament dhe perhapjen e saj ne Facebook. Inderendizmi yt i patolerushem. Ne demokraci ka ligje e duhen zbatuar. Nese ka rene shteti largou. Eshte nje komedi shume e peshtire. Kriminelet po te ofendojne e akuzojne, e ti nuk shkone as ne prokurori,duke i lene vende pranimit te krimit. Perse trembesh. Nuk ke kohe do te hane koken. Ata te dolen hapur , duan ti falesh parate, e çdo gje te filloi nga 0. A ka vend me te hezitosh. Pret qe vendi te shkoi drej luftes civile, perplasje veri jug. A i degjoje zerat e protestuesve, vetem verior. Ata kerkojne perplasje ,duane me çdo kushte kaosin. E pabesueshme ,pasiviteti yt. Moren parlamentin ,shifi kur te formojne qeveri paralele.

  5. Katani says:

    O Al Dega, pse nuk i çon per artikull shkrimet e tua po ze vendin e komenteve. E para; je bere bajat me perseritje e sterzgjastje te sterdegjuara, e dyta ; na lodhe doren duke rrotulluar miun me sekonda te tera qe te kapim komentet e tjera si dhe te mund te shkruajme ndonje koment, pas teje sigurisht, se ste lexon njeri. E treta mqs ke kaq mall per problemet e hallet e Shqiperise ku ky popull jep beteja perdite , perse rri ne Amerike, qe mesa shohim, ja more frymen duke “punuar”. Dukesh sikur tallesh me hallet tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje