Divjakë, Balla: Duhet ta ndryshojmë tërësisht sistemin e kontrollit e prodhimit të farërave bujqësore. Drejtori s'po bën detyrën...

31 Maj 2018, 18:41Politika TEMA

Në vijim të turit të Llogaridhënies Publike të Qeverisë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Sociaëiste, Taulant Balla së bashku me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi dhe Kryetarin dhe Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe u ndalën në Çermë, Njësia Administrative Tërbuf, Bashkia Divjakë.

Në këtë llogaridhënie, shumë banorë ngritën shqetësime, por edhe vlerësuan punën e shkëlqyer të bërë gjatë 3 viteve të fundit në ketë zonë kryesisht në vendosjen në funksion të kanaleve vaditëse dhe ato kulluese.

Në fjalën e tij, Balla tha se duhet ta ndryshojmë tërësisht sistemin e kontrollit dhe prodhimit të farërave në Shqipëri

“Kemi ende shumë probleme të cilat ende nuk kanë marrë zgjidhje. Jemi ende larg zgjidhjes së një problemi 27 vjeçar në bujqësi.

Ne duhet ta ndryshojmë tërësisht sistemin e kontrollit dhe prodhimit të farërave në Shqipëri dhe të garancisë që duhet t’i japim çdo familjeje në fshat, që atë farë që blen t’i dali prodhimi ashtu siç duhet.

Ne duhet të ndërtojmë një model të ri për farërat. Modeli i ri duhet të jetë një kontroll shtetëror për prodhimin, shitjen dhe kontrollin e farërave, siç e e kanë dhe disa vende të tjera në rajon dhe në BE.

Nga momenti i prodhimit tek momenti i tregtimit, certifikatën e farës dhe përgjegjësinë e ka shteti dhe ai që e shet. Në rast se fermeri dëmtohet, të dëmshpërblehet një për një, për dëmin që shkaktohet për shkak të farës.

Kjo është detyrë e AKU dhe e Drejtorisë së Bujqësisë. Këtu paska raste që fara e përdorur nuk ka nxjerrë prodhim. Ku është Drejtori i Bujqësisë?!

Është ai personi që shteti i ka besuar detyrën për të identifikuar një për një të gjithë ata fermerë, që janë dëmtuar nga farat e paçertifikuara dhe duhet të jesh ti ai që të bësh kallëzimin penal në Prokurori për atë që i ka shitur atë farë, që misri ka qenë i lyer me bojë të verdhë thotë fermeri e nuk ka qenë aspak misër fare dhe ja pse do na dalë kalliri pa kokrra. Mund i shkuar kot nga fshatari se Drejtori nuk bën detyrën”,- deklaroi Balla.

1 komente në “Divjakë, Balla: Duhet ta ndryshojmë tërësisht sistemin e kontrollit e prodhimit të farërave bujqësore. Drejtori s’po bën detyrën…”

  1. @ says:

    “Antari i Byrose Politike” Taulant Balla po shpalos para popullit
    aftesite personale ne fushen e agronomise.
    Rrofte Partia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje