Europa i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë” Donald Trump

1 Qershor 2018, 09:13Politika TEMA

Tarifat e reja të importit të çelikut dhe aluminit, të vendosura nga SHBA-të ndaj Europës, Meksikës dhe Kanadasë, do të hyjnë në fuqi sonte në mesnatë.

Lajmin e ka konfirmuar sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross. Vendimi i presidentit Trump e justifikon vendosjen e tarifave me “kërcënimin për sigurinë kombëtare”.

Nuk ka munguar përgjigjja europiane.

“Ky është proteksionizëm i qartë. Në këto kushte, SHBA-të nuk na lënë zgjedhje tjetër përveç asaj  të kundërmasave”.

Kështu u shpreh presidenti i Komisionit të BE, Jean-Claude Juncker, pasi vendimi i tarifave u bë publik.

Edhe Cecilia Malstrom, komisionere e BE-së për tregtinë në BE, thotë se kjo nuk është mënyra me të cilën aleatët bëjnë biznes.

“Kemi bërë të pamundurën për ta shmangur këtë. Por SHBA-të deshën ta përdorin kërcënimin për shtrëngesat tregtare si levë për të marrë koncesione nga BE-ja. Kjo është një ditë e keqe për tregtinë ndërkombëtare”, thotë ajo.

Ndërsa kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, thotë se Europa do të përgjigjet me të gjitha mjetet që disponon.

“Jam i zhgënjyer nga presidenti Trump. Ne jemi në krah të punonjësve tanë dhe industrisë europiane, do t’i përgjigjemi me të gjitha instrumentet e disponueshme për të mbrojtur interesat tona”, ka thënë Tajani.

Ndërsa shefja e FMN-së, Christine Lagarde, thotë se tarifat do të rëndojnë mbi të dobëtit.

“Ata që janë më pak të privilegjuar janë atë që do t’i ndiejnë më shumë pasojat në rast të shkatërrimit të shkëmbimeve tregtare”, ka thënë Lagarde. (TemA)

1 komente në “Europa i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë” Donald Trump”

  1. pas says:

    Nuk thuhet “dhëmbë për dhëmbë” por “dhëmb për dhëmb”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje