Balla: Gjermania dhe Kancelarja Merkel, mbështetje të fortë Shqipërisë për integrimin në BE

1 Qershor 2018, 20:11Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Gjermani, Taulant Balla organizoi një pritje me rastin e 30 vjetorit të bashkëpunimit shqiptaro-gjerman për zhvillim.

Në këtë aktivitet morën pjesë ambasadorja gjermane, Susanne Schütz, deputeti i Bundestagut gjerman dhe anëtar i Kryesise së Grupit të CDU/CSU,Olav Gutting, përfaqësues të bizneseve gjermane në Shqipëri etj.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh se Gjermania është tashmë një vend mik dhe aleat tepër i rëndësishëm për Shqipërinë, një vend që në historinë e zhvillimin ekonomik, politik dhe social ka një kontribut të veçantë.

“Sot pas 30 vitesh jemi në një moment tjetër historik për Shqipërinë, në raport me perspektivën tonë të antarësimit në familjen europiane, ku natyrshëm ne i përkasim në çdo ditë të jetës sonë Bashkimit Europian dhe pse kemi ende shumë punë për tu bërë vend anëtar.

Unë gjej rastin, zonja Ambasadore, zoti Gutting, dhe të dashur pjesëmarrës të falënderoj Gjermaninë dhe Kancelaren Merkel për mbështetjen e fortë gjermane në këtë proces që për ne përfaqëson jetësimin e një ëndrre të vjetër të çdo qytetari shqiptar.

Kam patur shansin edhe në vitin 2014 edhe këtë vit më 25 Prill të jem në delegacionin e Kryeminstrit Rama në Berlin në takimin me Kancelaren dhe në Bundestag”, tha Balla.

Më tej gjatë fjalës së tij, Balla tha: “Shqiperia ka tek Kancelarja Angela Merkel nje simbol te besimit tonë tek Europa, duke e shndërruar po ashtu Kancelaren në një simbol të simpatisë së popullit shqiptar për popullin gjerman. Pse jo, ndër vite tashmë të njëjtë me simpatinë për “Die mannschaft”.

 Balla: Bashkë me ne ka sot përfaqësues të parlamentit gjerman. Falenderoj, z. Olav Gutting për prezencën e tij, si shprehje më e mirë e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve në funksion të komunitetit të biznesit. Tashmë u bënë 30 vite kur Shqipëria dhe Gjermania filluan sëbashku të kenënjë histori të re miqësie dhe bashkëpunimi ekonomik.

Përpara vitit 1988, ndoshta ishte e çuditshme, por është e vërtetë, ne nuk kishim asnjë lloj bashkëpunimi me Gjermaninë Federale, por këtu në Shqipëri kishte një simpati të paimagjinueshme për Gjermaninë, e formësuar në një tifozëri besnike për ‘die mannschaft’  për “bayernin e Mynihut” apo pas viteve ’90 edhe për “mercedez-benz”.

Sot pas 30 vitesh, Gjermania është tashmë një vend mik dhe aleat tepër i rëndësishëm për Shqipërinë, një vend që në historinë e zhvillimin ekonomik, politik dhe social të vendit tonë, ka pa dyshim një kontribut tejet të veçantë.

Sot pas 30 vitesh jemi në një moment tjetër shumëhistorik për Shqipërinë, në raport me perspektivën tonë të antarësimit në familjen europiane, ku natyrshëm ne i përkasim në çdo ditë të jetës sonë Bashkimit Europian dhe pse kemi ende shumë punë për tu bërë vend anëtar.

Unë gjej rastin ta falenderoj, Ambasadoren, z. Gutting, dhe të dashur pjesëmarrës të falënderoj Gjermaninë dhe Kancelaren Merkel për mbështetjen e fortë gjermane në këtë proces që për ne përfaqëson jetësimin e një ëndrre të vjetër të çdo qytetari shqiptar.

Kam patur shansin edhe në vitin 2014 edhe këtë vit më 25 Prill të jem në delegacionin e Kryeminstrit Rama në Berlin në takimin me Kancelaren dhe në Bundestag.

Shqiperia ka tek Kancelarja Angela Merkel nje simbol te besimit tonë tek Europa, duke e shndërruar po ashtu Kancelaren në një simbol të simpatisë së popullit shqiptar për popullin gjerman. Pse jo, ndër vite tashmë të njëjtë me simpatinë për “Die mannschaft”.

Në një farë mënyre kjo simpati është shprehur edhe me Emigrimin e parregullt të shumë shqiptarëve, sidomos në vitin 2015. Por kjo nuk është rruga e duhur. Shqipëria, si pjesë e Ballkanit Perëndimor, është një vend i sigurt origjine dhe tregu gjerman i punës është i hapur për punësimin e ligjshëm për profesione të caktuara, pët të cilët ka nevojë jovetëm Gjermani, por edhe Shqipëria.

Ndaj, dua të ndaj me ju bindjen se në Qeverinë gjermane dhe në Bundestag-un gjerman ne kemi një mbështetje të fortë për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perendimor dhe po ashtu per vijimin e procesit me hapjen e negociatave për Shqipërinë me BE-në.

Sigurisht që mes deputetëve të Bundestagut ndër 709 që kanë shkuar pas zgjedhjeve të fundit ka dhe deputetë që janë kundër hapjes së negociatave. Për shembull deputetët e AFD janë kundër BE në tërësi.

Po ashtu ka tek-tuk edhe ndonjë deputet të koalicionit qeverisës që është shprehur kundër, ndoshta për shkak se beson më shumë kryetarin tonë të opozitës, se sa Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

Megjithate une jam i tërësisht i bindur se Shqiperia ka një shumicë të mjaftueshme mbështetëse në Bundestagun gjerman dhe kjo eshte gjeja me e rendesishme.

Procesi i Berlinit është një tjetër investim i drejtpërdrejtë i Kancelares dhe Gjermanisë në rajonin tonë, si pikënisje e një etape të re në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Do të doja sot të vlerësoja rolin e zyrës së KfW-së, GIZ-it dhe të DIHA-s. Për mua janë shumë të dashur edhe si mbështetës, edhe si partnerë, që janë shumë aktiv në koordinimin e ndihmës së huaj duke marrë rolin e donatorit kryesor bilateral në shumë sektorë të zhvillimit të ekonomisë, duke përfshirë sektorin e energjisë infrastrukturës ujore, arsimit dhe formimit profesional etj.

Dje në Kuvendin e Shqipërisë miratuam një marrëveshje të re me KfË e cila jep edhe 42 mln euro të tjera për linjën e transmetimit të energjisë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovëse, aksin Tiranë-Prishtinë. Ky ështënjë invesyim i rëndësishëm dhe ju them dhe një herë faleminderit që na mundësoni ti krijojmë pavarsi energjitike Kosovës.

Vetëm në dy vitet e fundit, 2016-2017, janë mbi 100 milionë Euro financime për mbështetjen e programeve të ndryshme zhvillimore në vend.

Janë mbi 190 kompani gjermane prezente në ekonominë sot në ekonominë shqiptare. Këtu dua të përmend disa histori suksesi, disa prej tyre i kam ndjekur edhe personalisht vetë për të investuar në Shqipëri, si rasti i Forchner Albania, që tashmë po zgjerohet me fabrikën e dytë, apo emra të tjerë prestigjozë si Telekom Albania apo Tirana Bussines Park. Rol të padiskutueshëm këtu natyrisht që luan edhe DIHA (Dhoma Gjermane e Tregëtisë).

Sigurisht që, një sfidë e kemi kur vjen fjala për te investimet e huaja. Stoku i investimeve të huaja gjermane në Shqipëri, në fund të vitit 2017 është vetëm 116 milionë Euro.

Pra, kemi një hapsirë të pafundme për të zgjeruar investimet gjermane. Është përgjegjësi e qeverisë shqiptare, e jona si Kuvend, për të bërë të mundur që vendi dhe sektorëtë tjerë të jenë atraktivë për kompanitë gjermane.

 

3 komente në “Balla: Gjermania dhe Kancelarja Merkel, mbështetje të fortë Shqipërisë për integrimin në BE”

  1. Artan Dushku says:

    Njoftim nga TualetiPalla:
    “edhe Gjermania edhe Merkel”

    …dopje…
    e sigurte….se lun topi ,e ka thon Tualeti.

  2. kokepalari says:

    KY KATUNARI I MORI GJITHE POSTET TEK PS. TE LUMTE O TAULANT PALLA

  3. Eagle says:

    Per cfare na ka ndihmuar Gjermania ne? Vrau preu shkaterroi dogji gjate luftes se dyte boterore tek ne dhe ende jo vetem nuk ka paguar asnje demshperblim por edhe floririn e vjedhur ne kohen e luftes nuk po na e kthejne ende. Sjellin helmet e fabrikave dhe i groposin tek ne neper parqet tona kombetare qe gjoja i kane marre nen mbrojtje Gjermanet. Aeroportin e Rinasit e monopolizuan dhe ka biletat me te larta ne Evrope dhe nuk lejojne Aeroport Tjeter te ndertohet ne Shqiperi. Portin e Durresit do qe ta monopolizoi kompania Gjermane qe me metoda te paligjshme manovron. Shqiptaret i ktheu te gjithe mbrapsht dhe mbajti ne Gjermani te gjithe llojet e Afrikaneve, Arabeve dhe Aziatikeve. Per cfare na duhet Evropa ne qe te na kthjejne teresisht ne skllever te pashprese dhe te na zhdukin. Te na e marrin dhe Shqiperine ta bejne prone te vet dhe te na zbojne ne dhe ta kthejne ne kamp refugjatesh. Mblidhni mendjen o Shqiptar se te huajt na kane Shtypur dhe masakruar apo copetuar gjate gjithe historise se ekzistences sone. Vetem ne duhet ta ndertojme dhe ti dalim Zot vetes dhe atdheut tone. Shtepia nuk mbahet me miell hua. Shqiperia e Shqiptareve. Vdekje e tradhetareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje