Pas vendimit të presidentit Trump për tarifat e çelikut dhe aluminit, edhe Kanadaja ka marrë masat e saj.
Otava ka bërë të ditur se do të vendosë tarifka me vlerë 16 miliardë dollaë mbi produktet amerikane si uiski dhe lëngu i portokallit.
Kryeministri Justin Trudeau e quajti vendimin e Trump-it “totalisht të papranueshëm” dhe shtoi se lufta tregtare do t’i dëmtojë ekonomitë e të dy vendeve.
“Duhet të zotërojë logjika e shëndoshë. Por nuk shohim asnjë shenjë të kësaj nga ana e SHBA-ve”, tha ai.
Kanadaja është furnizuesi kryesor i SHBA-ve me çelik, me 17% të importeve. (TemA)