Futbollisti Elis Bakaj i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme,
Sulmuesi i Shakhtyor Soligorsk në kampionatin bjellorus, mbrëmjen e të shtunës është martuar me të fejuarën e tij, modelen rumune, Andreaa Alexandra Constantin.
Ceremoni madhështore u zhvillua në ambientet e një hoteli në kryeqytet, në praninë e 200 të ftuarve, të cilët ia bënë më të bukur Elis Bakajt ditën më të lumtur të jetës së tij.
Pas më shumë se 6 viteve lidhje me bukuroshen rumune, ish-lojtari i kombëtares kuqezi bëri hapin e madh duke lidhur kurorë me Andreaan.
Mes të ftuarve ishin edhe ish futbollistë, ish-shokë skuadre të Bakajt në ekipe të ndryshme të kampionatit shqiptar.