Mbyllet miqësorja Shqipëri-Ukrainë me rezultatin 1-4. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

3 Qershor 2018, 17:44Sport TEMA

Shqipëria do të luajë sot miqësoren e dytë kundër Ukrainës, takim i cili do të luhet në Evian të Francës.

Pas humbjes së marrë në sfidën e parë kundër Kosovës, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Kristian Panuçi do të synojnë që të fitojnë ndaj ukrainasve.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të kësaj ndeshjeje.(TemA)

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Veseli, Lilaj, Roshi, Lenjani, Ndoji, Ramadani, Manaj

Ukraina: Lunin, Butko, Krivtsov, Burda, Sobol, Marlos, Zinçenko, Malinovski, Jarmolenko, Besedin, Konoplianka

GOL! Emanuele Ndoj shënon golin e nderit për Shqipërinë dhe të parin për të me fanellën kuqezi

Etrit Berisha shpëton mrekullisht portën tonë nga goli i katërt pas një gjuajtje spektakolare të goditur nga goditja dënimit

Minuta 57′, Sabien Lilaj shumë pranë golit por topi i goditur prej tij përfundon në rrjetën e jashtme

GOL! Tjetër gafë e turpshme e mbrojtjes shqiptare që i jep mundësinë Jarmolenkos të shënoi golin e tretë për Ukrainën

GOL! Mbrojtje katastrofike e kuqezinjve që shfrytozohet mjaft mirë nga sulmuesi Jarmolenko që dhuron spektakël duke shënuar golin e dytë për Ukrainën

GOL! Konoplianka ka kaluar në epërsië Ukrainën duke përfituar nga vendosje e gabuar e mbrojtjes sonë duke e dërguar topin në fund të rrjetës

Minuta 18′, Jarmolenko shumë pranë golit për Ukrainën ku i pambuluar brenda zonës nuk godet në mënyrë të saktë duke e dërguar topin jashtë kuadratit

Minuta 13′, Tjetër rast i mirë për Shqipërinë me Lilajn që tenton rrezikshëm nga distanca, por topi grushtohet nga portieri Lunin

Minuta 7′, Kundërpërgjigjet menjëherë Ukraina me Jarmolenko që godet saktë brenda zonës, por Hysaj shpëton mrekullisht portën e Berishës

Minuta 5′, Shqipëria humbet rastin më të artë për të kaluar në avantazh me anë të Lenjanit i cili i vetëm përballë portës nuk e dërgon dot topin në fund të rrjetës

Ekzekutohet himnet e të dyja Kombëtareve nën një atmosferë jo shumë entuziaste në stadiumin e Evianit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje