“Talent Radar”: Strakosha, portieri i ri më i mirë i sezonit

2 Qershor 2018, 18:29Sport TEMA

Tjetër vlerësim për Thomas Strakoshën, që mbylli një sezon fantastik në aspektin personal me Lazion.

Shqiptari është vlerësuar si portieri më i mirë i ri për sezonin 2017-2018 nga “Talent Radar”, një faqe e specializuar për monitorimin e futbollistëve në Europë.

Në paragrafin kushtuar Thomas Strakoshës shkruhet se bëri një sezon të mirë me Lazion, pavarësisht faktit se nuk arriti të siguronte pjesëmarrjen ne Ligën e Kampionëve.

Ai u votëbesua nga trajneri Inzagi në pozicionin e portierit të parë dhe puna e tij u shpërblye.

Falë Strakoshës, Lazio arriti të ishte një ekip, që mund të luante pa frikë përpara, pasi ai jepte garanci në portë. Aftësitë e tij për të ndalur topat para rrjetës e bën atë portierin e ri më të mirë të sezonit.

Më parë, këtë çmim e kanë fituar edhe portierë të tjerë si Donnarumma i Milanit, apo Karius i Liverpoolit, që vetëm pak ditë më parë ndëshkoi skuadrën e tij me dy gafa të rënda në finalen e Ligës së Kampionëve.

30 milionë euro jep Liverpooli për Strakoshën, ndaj Lotito duhet të marrë një vendim, së bashku me drejtorin sportiv, Igli Tare.

1 komente në ““Talent Radar”: Strakosha, portieri i ri më i mirë i sezonit”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Strakosha, 60 miljon euro per 4 vjet dhe te rrine drejt..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje