Nga Cungu tek Ahmataj, listë e gjatë kandidatësh për të marrë drejtimin e Laçit

2 Qershor 2018, 15:33Sport TEMA

Me siguri që këtë radhë presidenti Pashka Laska nuk do të kthejë në stol Stavri Nicën, trajnerin e përhershëm durrsak të kurbinasve. Largimi i Gentian Mezanit ndoshta nuk ka qenë krejt i papritur për drejtuesit e Laçit.

Nuk është se ka shumë kohë, pasi kurbinasit do të luajnë në Europa League, ndaj dhe emërimi i trajnerit të ri duhet bërë sa më parë.

Lista e kandidatëve duket e gjatë, ndërkohë që në klubin e Laçit nuk japin asnjë detaj në lidhje me këtë çështje përpara se të marrin vendimin përfundimtar.

Armando Cungu mund të kthehet në stolin kurbinas. Shkodrani qëndroi pushim sezonin e fundit dhe me siguri e ka marrë malli të drejtojë një ekip.

Të tjerë emra që përmenden janë edhe ata që nuk kanë ekip për momentin, Ernest Gjoka dhe Shpëtim Duro, por edhe Julian Ahmataj, i cili arriti të shpëtonte Kamzën prej rënies nga kategoria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje