Zinedine Zidane nuk është më trajneri i Real Madrid.
Pas dy viteve e gjysmë të pabesueshëm, francezi është tërhequr nga posti që tani përflitet se mund ta zërë Mauricio Pochettino.
Pasi lajmi i largimit të tij u bë publik, shumë prej yjeve të ekipit merengues shfrytëzuan mediat sociale për t’i thënë lamtumirë duke e uruar për arritjet e mëdha të viteve të fundit, ku Real fitoi tri herë radhazi Champions League.
Kishte mesazhe nga Cristiano Ronaldo, Modriç apo Kroos, por dikush ka heshtur…
Gareth Bale ka mbajtur heshtje.
Uellsiani ishte në stol gjatë finales ndaj Liverpool, por u fut në pjesën e dytë duke ndryshuar rrjedhën e lojës me dy golat e tij.
Marrëdhënia e tij me Zidane thuhet se ka qenë e krisur për shkak se trajneri preferonte Isco ose Benzema përpara tij.
Deri për momentin, Bale nuk ka bërë asnjë koment.
Por ai ka qenë aktiv në mediat sociale, pasi uroi shokun e ekipit Lucas Vazquez për lindjen e fëmijës së tij.