Kombëtarja, Gjimshiti dhe Veseli: Të tregojmë karakter kundër Ukrainës

1 Qershor 2018, 15:15Sport TEMA

Kombëtarja shqiptaret vijon përgatitjet e saj në Verbier, në vigjilje të ndeshjes së dytë miqësore me Ukrainën.

Përpara mediave sot dolën dy mbrojtësit Frederik Veseli dhe Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi i kombëtares, Frederik Veseli deklaroi:

“Nuk ishte vetëm mbrojtja në ditë të keqe në ndeshjen miqësore me Kosovën. Ishte i gjithë ekipi që luajti keq atë ditë. Kuptohet që është fundi i sezonit dhe ndoshta edhe lodhja bën të vetën, por në Kombëtare të gjithë vijnë me dëshirë për të dhënë maksimumin. Nuk është se ishte përgatitur keq ndeshja e fundit. Duhet të marrim të gjithë përgjegjësitë tona për atë ndeshje, që duhet harruar sa më shpejt dhe kemi rastin ta bëjmë në miqësoren me Ukrainën.

Diskutimet me trajnerin para stërvitjes? Ai gjithmonë në mbledh para seancave stërvitore dhe na tregon për situata të ndryshe në stërvitje dhe në ndeshje. Nuk ka diçka të jashtëzakonshme në këtë rast. Ka pasur gabime në ndeshjen e fundit, por është me rëndësi të reagojmë në vazhdim”, – përfundoi mbrojtësi Frederic Veseli.

Nga ana tjetër, futbollisti Berat Gjimshiti iu përgjigj interesit të medias në lidhje me përgatitjet e skuadrës:

“Me Kosovën ishte ndeshje e dobët si ajo me Luksemburgun, mendoj se gjithmonë mund të reagojmë,besoj se para startit të Nations League mund të provohen disa lojtarë për të treguar vlerat e tyre.Çdo trajner ka mënyrat e veta për të punuar, tani duhet të lëmë pas Kosovën dhe të bëjmë më shumë me Ukrainën,ka rëndësi të përmirësohemi dhe të reagojmë për gabimet që kemi bërë dhe për tifozët. Ne jemi profesionistë dhe jemi të hapur çdo gjë. Të gjithë lojtarët duan të reagojnë pas figurës së keqe me Kosovën.

Për momentin nuk kam folur me asnjë. Jam në grumbullim me kombëtaren dhe pastaj do të mendoj për pushimet. Pas pushimeve do të flas me menaxherin tim dhe do të vendosim. Kam dhe një vit kontratë me Atalantën. Në Itali ndihem mirë do më pëlqente të vazhdoja të luaja në Serinë A, por unë jam i hapur ndaj çdo oferte dhe mendoj se do të përshtatesha edhe në një kampionat tjetër”, tha Gjimshiti.

 

2 komente në “Kombëtarja, Gjimshiti dhe Veseli: Të tregojmë karakter kundër Ukrainës”

  1. tifozi says:

    Tani vertet qe po na cani trapin… Keni kaq kohe qe flisni sikur jeni Brazili dhe rriheni sikur te jeni Lihtenshteini.
    Ulni koken me mire dhe punoni qe ta meritoni bluzen qe keni veshur dhe te na zbardhni nje dite faqen

  2. shigjetari says:

    ISHALLA hani nja 6 gola me ukrainen ja lat ndeshjen kosoves , plera , e shkelet fanellen e kombit me kemb dhe po na gezoni me ukrainen , ikni ore shporruni shkerdhata ,as qe na rruhet fare per ju.legena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje