Bashkim Fino ka denoncuar një tjetër skandal që po ndodh me gjyqin e tij ndaj FSHF-së.
Përmes një reagimi Bashkim Fino ka denoncuar se Partia Demokratike ka ndërhyrë për të bërë presion tek funksionarë të lartë të Gjykatës qe te veprojne pro Dukes.
Fino thekson se ka pasur tentativa për manipulim shorti .
Kjo sipas tij është një militante e deklaruar e Partisë Demokratike, ndërkohë që ka qenë edhe shefe kabineti e Flamur Nokës dhe Eduart Halimit.
Reagim
Ashtu si pata premtuar, vazhdoj me seriozitet luftën kundër padrejtësive dhe manipulimeve në futboll.
Tashmë dihet që Asambleja Zgjedhore e FSHF nuk u regjistrua nga Gjykata, pasi Federata nuk siguronte dot ligjshmërinë e anëtarëve që votuan. Një vendim i marrë në përputhje të plotë me ligjin nga ana e gjyqtares Marinela Osmani Nuni.
Por, nuk e kisha menduar, që parti politike do interesoheshin dhe do tentonin të hynin në këtë proces drejtësie.Sot, dua të denoncoj tentativat për të bërë presion, apo që të gjejnë një gjyqtar “kamikaz”, për të bërë shkelje të rëndë, e cila u leverdis xhepave të Armand Dukës dhe miqve të tij politikanë.
Pavarësisht se ishte vendim i formës së prerë, FSHF nuk e apeloi. Por, në mënyrë dhe arsye absurde, në gjykatë u kërkua përjashtimi nga çështja i gjyqtares Marinela Osmani Nuni nga ana e FSHF dhe pa asnjë argument ligjor, u pranua nga gjyqtarja tjetër Manjola Bejleri.
Pasi çështja u hodh sërish në short për tu regjistruar, i bie gjyqtarit Julian Haxhiu, i cili është edhe anëtar i Komisionit të Apelit në FSHF. Ky gjyqtar, u detyrua të japë dorëheqjen, për një konflikt të pastër interesi.
Dua të denoncoj ndërhyrjen e eksponentëve të Partive politike, tek funksionarë të lartë të Gjykatës.
Kam dyshime të forta që ka pasur tentativa për manipulim shorti nga ana e Kryetares së Gjykatës, Enkeledi Hajro. Kryetarja e Gjykatës është një militante e deklaruar e Partisë Demokratike, ndërkohë që ka qenë edhe shefe kabineti e Flamur Nokës dhe Eduart Halimit.
Nga ana tjetër, kancelari i Gjykatës, Donald Xhelili, është një simpatizant i deklaruar i LSI dhe ka qenë një nga personat më pengues në procesin e vënies drejtësi në Gjykatë.
Mbi të gjitha, është e çuditshme se si vazhdon të jetë në këtë detyrë, pasi ONM e njollosi, si person me përvojë të pamjaftueshme dhe pasuri të pajustifikuar.
Sot, çështja është në duart e një tjetër Gjyqtari, tek e cila kam besim dhe shpresoj se ligji do jetë më i rëndësishëm, se sa ndërhyrjet partiake të eksponentëve që janë në Gjykatë.
Për këdo që mendon se Gjykata është vend për ndere, manipulime apo qoka, jam i lumtur që të gjithë do i nënshtrohen procesit të Vettingut.
Bashkim Fino
(TemA)
Shkoi deri ne fund ksaj cesthjeje bashkim. Largoje mafiozin armando duka
Ju lumte zoti bashkim,,, qija robt armando dukes bythqirit
AH mer BASHKIM , Duka i myt me lek ata per te dal aty ku do , se nuk i ka leket e veta , luan me leket e federates nuk e ha dot me te , ne kte vend dhe politika esht gjys per gjys , gjysma sduan shtetin por duan anarshi kudo dhe rremuj neper institucionet e shtetit qe te vjedhin dhe xhvasin çte munden , pjesa tjeter do shtet por gjykatat i kan kriminelet mashtrusit e saliut dhe llumi kti vendi dhe hajde gjej te verteten , kur nuk çan dot ti zoti BASHKIM ,imagjino populli thjesht si e tallin bythen me te , nga duka veç vdekja i shpeton SHQIPTARET se ligjet e kti vendi te korruptuar deri ne gen i pallon simas qefit Duka , mos u lodhni kot , as ti ZOTI BASHKIM as ky popull i marum komplet.
Kujt i sherben ky lloj deputeti qe na qytravitet per pa drejtesi,….per dicka qe nuk ka lidhje me hallet e zones qe ai perfaqson.
Ketij lloj derri e ka zen nepsi i tepsis ,..po i shkon leng kumarxhiut.
Ja nga cfar llumi udhehiqemi
undefined
Fino obsesiv,çne,ky qe ne rregull!Te iki Burri per lesh,vetem se nuk u zgjodh President i FSHF?!
Kaq te veshtire e ka te pertypi humbjen?Duka i ka mbushur thaset,nuk ka me nevoje te vjedhi,
prandaj zgjedhja e tij ishte pragmatiste per realitetin shqiptare.Kush ishte ai qe ta futi,kush ishte
ai pis Burre qe te prishi mendjen,qe ti te kandidoje per President te FSHF?Te ishte ndonje sportist
i njohur perballe Dukes,duhej perkrahur qe te fitonte,por nje politikan,kurren e kurres,me mire
Duka se sa plehrat e politikes.
I dashur Bashkim ! te kishim deputet ne Korçe e ku ishe? Askegjundi. Ç’fare bere? Hiç asgje. PD-ja mund te kete shume gjynahe, por ajo me deputetin Ridvan Bode ngjalli Skenderbeun dhe e ngriti aty ku askujt nuk ja merrte mendja. Prandaj mendoj se duhet ta pranosh humbjen. Kjo eshte sportive apo jo?