Zinedine Zidane jep dorëhiqjen nga Reali i Madridit

31 Maj 2018, 13:20Sport TEMA

Zinedine Zidane ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Realit të Madridit.

Trajneri i “galaktikëve” ka thirrur një konferencë urgjente për shtyp, por pa dhënë arsye.

I shoqëruar nga presidenti i Florentino Perez, Zidan u ka komunikuar gazetarëve largimin e tij nga drejtimi i Real Madrid.

“Kam vendosur që të mos vazhdoj më për stolin e Real Madrid.

Kam dashur gjithmonë të flas për të shpjeguar arsyet e mia, por është një moment i vështirë.

Kjo skuadër duhet të vazhdojë të fitojnë, prandaj ka nevojë për ndryshim në stol. Metoda të reja të punës, kjo është arsyeja se pse unë mora këtë vendim.

E dua këtë ekip dhe presidenti, të cilit do t’i jem gjithmonë mirënjohës. Por sot është e drejtë që unë dhe ekipi të ndryshojë.

Prandaj vendosa që të mos vazhdojë më”, tha Zidane në konferencën për shtyp.

Më poshtë vijojnë të gjitha arritjet e Zidane në karrierën e tij si futbollist dhe trajner.

Zinedine Zidane u lind në Marsejë (Francë) më 31 korrik 1972 dhe ka luajtur në pozicionin e mesfushorit si futbollist, më pas është bërë trajner duke zhvilluar eksperiencën e tij të parë me një klub profesionist në krye të Realit të Madridit.

Karriera si lojtar

Klubet: Kanë (1988-1992), Bordo (1992-1996), Juventus (1996-2001), Real Madrid (2001-2006).

Ndeshja e parë në kampionatin francez e zhvilluar më 20/5/1989, ka qenë Nantë-Kanë (1-1).

Ka zhvilluar 506 ndeshje në kampionat dhe 95 gola.

Ka zhvilluar 108 ndeshje në Kupat e Europs (82 ndeshje Ligën e Kampionëve dhe 26 në Kupën UEFA), 18 gola.

Ka zhvilluar 108 ndeshje me kombëtaren franceze (101 herë titullar, shtatë herë zëvendësuar, 25 herë kapiten) dhe 31 gola.

Për herë të parë ka luajtur në kombëtare më 17/8/1994 në ndeshjen Francë-Republikë Çeke (2-2).

Golin e parë në kombëtare e ka zhvilluar më 17/8/1994 në ndehsjen Francë-Republikë Çeke (2-2).

Ndeshja e fundit me kombëtaren ishte më 09/7/2006 në ndeshjen Francë-Itali (finalja e Botërorit) 1-1, ku Italia fitoi me penallti.

Golin e fundit me kombëtaren e ka bërë më 09/6/2006 në ndeshjen Francë-Itali.

Karriera si trajner

Ka filluar karrierën si trajner me ekipin Real Madrid Castilla (sezoni 2014-2016) që është ekipi i të rinjve të Real Madrid.

Klubi i parë profesionist që ka drejtuar është Real Madrid (sezoni 2016-2018).

Titujt si lojtar

Kupa e Botës, viti 1998.

Kupa e Europës, viti 2000.

Liga e Kampionëve, viti 2002.

Kupa ndërkontinentale, vitet 1996, 2002.

Superkupa e Europs, vitet 1996, 2002.

Kampionatin Italian, vitet 1997, 1998.

Superkupa e Italisë, viti 1997.

Kampionati i Spanjës, viti 2003.

Superkupa e Spanjës, vitet 2001, 2003.

Titujt individualë

Topi i Artë, viti 1998.

Lojtari më i mirë në bota nga FIFA, vitet 1998, 2000, 2003.

Lojtari më i mirë nga UEFA, viti 2002.

Lojtari më i mirë i Botërorit të vitit 2006.

Titujt si trajner

Liga e Kampionëve, vitet 2016, 2017, 2018.

Superkupa e Europës, viti 2016.

Kampionati i Spanjës, viti 2017.

Superkupa e Spanjës, viti 2017.

Botërori i Klubeve, vitet 2016, 2017.

 

8 komente në “Zinedine Zidane jep dorëhiqjen nga Reali i Madridit”

  1. Lexuesi i TemmA says:

    Keshtu veprojne njerzit e medhenj, japin dorheqje kur jane ne zenit.
    Qe te mbeten ne ato lartesi.
    Brravo.

  2. Best says:

    Iku nje hajdut i vogel si Zidane, qe edhe kur i mori 3 champions rresht me dekret te UEFA-s e kontrate obskurre buzeqeshte sa here kundershtari eleminohej me abiter dhe kur e sulmonin thoshte ka Antimadridizem
    Si mund te shohesh cdo vit te njejtin hajdut qe vjedh dhe ta duartrokasesh, dekorosh, lavderosh e pergezosh duke i hapur rrugen
    Vetem ne aksin Real Mafia-Uefa Mafia ndodh kjo
    por mbeti nje hajdut i madh si Kumbari Perez
    Turp i madh, nje dite pas finales del nje mafioz tjeter si Collina dhe thote Gjyqtaret ne nivel perfekt gjykimi, i lavderion dhe thote se nuk do kete ende VAR
    Edhe kampionatet me surrogato kane futur VAR, vetem UEFA jo
    Zidane iku se po ndjen aromen e vdekjes se Real Mafias, qe i ka ditet e numeruara gjithandej
    Sot votbesohet mafiozi Rajoy i qeverise, kryeministri qe eshte kapur ne megavjedhje skandaloze dhe madje eshte denuar nga gjykata
    Radhen e ka Perez Kumbari dhe nje El pentito qe te rrefeje se si manipuloheshin ndeshjet ne Champions ne favor te Madridit
    Nuk ka ndodhur kurre ne historine e futbollit qe nje ekip si Madrid te fitoje 3 Champions rresht vetem me arbitra dhe ne menyre demonstrative, pa ia bere syrri terr fare
    Gjyqtare qe shikonin vetem ne nje drejtim, ku per te njejtet faulle qe bente Reali nuk fershellenin, kurse ne favor te realit po per te njejtet faulle te kundershtarit direkt e kuqe, penallti etj etj….
    Por le te pelcasi nje here e mire, gjoja hoqen Blater-Platini, por vendosen mutin dhe kaken
    Dhe futbolli shjkon keq dhe me keq
    Zidane nuk iku as per CR7 as per Bale as per titujt qe fitoi
    Zidane iku per shkak te indinjates ne mbare boten dashamirese te futbollit qe pane megaskandalin Kumbari perez dhe Ceferin Vemja dhe Zidane ishte vete pjese e kesaj loje
    Nuk e ben kot kete levizje pa ditur dicka me te madhe
    dhe ajo e madhja eshte El pentito qe mund te dale ndoshta keto dite dhe te demaskoje pislliqet e ketij Real Mafia
    Do falenderon Zotin diten qe kjo skuader do fshihet nga historia e futbollit
    Kjo skuader mafia e nisi pisllikun e futbollit qe prej 56 kur i shiti te drejten UEFA-s te Liges se Kampioneve dhe kjo po e vazhdon ende, me tituj me drkret nen kontrata te piseta “Do a marr sa here te me doje mua qejfi!!”

  3. ilir says:

    Lojtar i madh, trajner i madh, njeri i madh

  4. ari says:

    BRAVO and GREAT MAN

  5. Para Laci says:

    Te gjitha ekipet e medha dhe lojtaret e medhenje mbrohen pak nga arbitrat.
    Man United
    Chelsea
    Man City

    Juventus
    Milan (na ishte nje here)

    Real M
    Barcelona

    PSG

    Bayern

    Kur Ronaldo luante me Man United, Fergusson i bente presion si arbitrit e si lojtareve te tjere ne fushe kur i benin nderhyrje te forte Ronaldos… Gje qe nuk ndodhte shume shpesh sepse lojtaret e medhenj mbrohen nga Federata, Fifa, etj.. sepse njerzit paguajn mire qe ti shohin ne fushe c’do jave. Shume ekipe ishte te mundura para se te hynin ne fushen e man united-it nga presioni i madh qe kishin kur luanin kunder tyre.
    .
    Une nuk jam fan i Realit po te thuash se ka ekip tjeter per momentin qe e meriton te fitoje 3 kupa rresht nuk ka.
    Barcelona te fsheh topin per 90 minuta, dhe per ta pa nuk e sheh. Reali te lejon te luash futboll, din te mbrohet kur je agresiv, sic ishte Liverpuli per 20 minuta, por kur te mbaron takati dhe e marrin lojen nen kontrol, athere loja ka vetem nje perfundim. Liverpuli nje taktike kishte, Ramos i keputi koken gjelit dhe ne fushe mbeten vec pulat.

  6. realmadrid says:

    Ehh sa budallenj mban kjo toke! Shkruajne ca injorante disa teori konspirative per Realmadrid dhe Zidane. Injorante, qe duhen lene ne boten e tyre injorante ku ndihen komod.
    Zidane dhe Realmadrid, dy emra gjigande dhe te pakrahasueshem me askend ne boten e futbollit. Idiotet le te merren me arbitrat dhe Uefen.

  7. akrepi says:

    Para Laci e ke thene “bukur”
    Ramos i keputi koken gjelit
    hahahahaha
    ja pra ky eshte futbolli, keputi kembet, koqet, koken, duart dhe fito
    a te pifsha dolline une ty
    kur flasim per lufte flasim per lufte
    kur flasim per futboll flasim per futboll
    e kur flasim per vjedhje, flasim per vjedhje
    dhe troc muhabeti Real Madrid eshte Real Mafia
    Nuk i mori, ia dhane se i deshi para civil, o criminal…
    dhe ja tek eshte
    Por une dua te dalin te tjera vajra mbi lakra dhe te shohim mire cka ndodh
    ti dhe te tjeret
    Ca alibie perdor
    Te gjithe ekipet mbrohen….
    hahahahaha
    mbrohen e ndeshkohen e dime te gjithe
    puna eshte kur mbrohen per te vjedhur
    dhe prishet i gjithe sistemi i ndertuar
    Pa mendoje se si ndihen Bavarezet dy here te vjedhur hapur ne sy te gjithe botes ne dy vite radhazi
    ose te ta them me shkoqur une ty
    Ti si ndihesh kur te vjedhin>?? ose te bejne padrejtesi???!!!
    Ja keshtu ndihet nje futbolldashes ne gjithe boten
    Dhe kete “lumturi” ta japin Kumbari perez dhe Real Mafia me regjisorin Uefa-Skandal
    Futbolli vdiq qe kur Perez hyri ne treg
    Ka qe nga viti 1997-1998 qe eshte bere muti mullar ne futboll
    dhe bravo u qofte
    se gjejne tipa si puna jote Para Laci
    qe edhe kur “i prihet koka gjelit”, duartroket
    se per ty bota e sotme ka kuptim e mbushur me hajdute dhe kriminele, mashtrusa e te korruptuar
    dhe jo me njerez te ndershem

  8. akrepi says:

    Realmadrid
    Ta mbeshtes deri ne rreze….mendimin tend
    Idiotet ne ditet e sotme duken nga menyra si shkruajne e argumentojne
    Bota sot drejtohet me konspiracion jo me drejtesi e transparence te hapur
    Tjeter thone hapur, tjeter bejne fshehurazi dhe vendosin
    Nuk besoj se je aq njeri naiv sa te besosh se gjithcka qe shikon e duket eshte ashtu sic duket
    Megjithate per kete teme te intereson te besh naivin…ose chachondon i thone ne Spanje
    Beje se te shkon
    Churro churro vajti kjo puna e futbollit
    Perderisa kane shku tipa si puna jote, te prerjes tende, qe e drejtojne
    Une nuk pres drejtesi ne futboll
    Por s’e kam pranuar kurre te bej hipokritin dhe naivin ashtu sic te me interesoj mua
    Gjerat duhen thene sic jane
    Dhe e verteta eshte qe kur thuaj Mafia sot nenkupton Real madrid dhe e kunderta
    ne fushen e futbollit
    Ik tani e bej Chupa-Chupa
    Borracho

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje