Nuk është sharlatan Panuçi, por varrmihës Armando Duka (dhe akuza e rëndë, se ndeshja me Kosovën u shit)

31 Maj 2018, 10:02Sport TEMA

Nga Erjon Braçe

Armand Duka zgjodhi nje leter publike per tu pergjigjur, gjithkujt.

Nuk shau nga motra kend, sic beri ne diten e tij me te mire-fill pas kualifikimit te Shqiperise ne Evropianin e shkuar, kunder tifozeve ne Sheshin Nene Tereza.

Jo! Zgjodhi te beje “babain e Kombit”;
Te na flase per Kosoven e zyrtarizuar, endren e madhe, per kombin ne vitrinen nderkombetare!

Ne fakt Armand Duka nuk eshte ky; eshte ish presidenti qe vijon te sillet si president i FSHF dhe, per kete shkak dua apo nuk dua une, eshte pergjegjes per futbollin-gjithe futbollin, ate qe luhet nga femijet tek Kombetarja, ne kete vend.

Pra, Armand Duka duhet te fliste per futbollin, futbollin shqiptar.

Dikush i tha te fliste per kombin, per ti ikur futbollit te tij.

Pooo, me duhet ta pranoj, ky qe kemi eshte futbolli i tij.

Thelbesisht i ndryshem nga futbolli i lire, i ri,  i mireorganizuar, serioz, konkurues, argetues, i vertete i Kosoves.

Pikerisht ky futboll mundi futbollin e Armand Dukes te marten ne mbremje.

Na mundi talenti që buron nga liria, kultivohet e rritet nga serioziteti, konkurrenca, gara e merita dhe jo nga menaxherët rret e rrothull presidentit.

Kjo u fsheh.

Sistemi kriminal qe Armando Duka i ka imponuar futbollit ne Shqiperi eshte kufizues, i kontrolluar dhe kurre i lire, nuk ka lidhje me meriten sportive, konkurencen e garen, talentin, pasionin, punen e perkushtimin ne to;

Nga femijet deri tek kombetaret eshte keshtu, kontrolluar dhe diktuar nga njerezit e Sistemit Duka.

Kjo eshte diferenca qe u pa ne fushe;

Kosova ishte e re, plot talent e pasion, argetuese, e shpejte, e bukur per tu pare madje deri dashuruar me te, fituese per kete!

Shqiperia ishte ….. njesoj si Armand Duka.

Kthehuni e shiheni njehere, ishte koplet si ai, obeze me namin e te madhit e pa fryme si ai duhanpiresi kronik!

Por nuk eshte vetem kaq!

Domethene nuk mbaron ketu.

Gjithe sa me lart ka demtuar pa fund futbollin ne kete vend;

Por nuk eshte kaq.

Nga cdo ane me shkruajne per; Shqiperine qe luajti per tu mundur, pra e luajti ndeshjen per tu mundur thelle madje!

Per mua arsyet jane tek thelbi me lart, por nuk eshte hera e pare qe me duhet te lexoj, degjoj e te dyshoj tek
“ndeshjet e luajtura per tu mundur”!

Nuk eshte hera e pare-po e perseris, madje ka ndodhur me ndeshjet e kombetareve te vogla deri tek femrat ne kombetare.

Dhe …… nuk mbaron!!

UEFA duhet te na ndricoje sic ka bere keto tre-kater vitet e fundit dhe jo vetem per kete ndeshje.

Nese ka ndodhur kjo, njesoj sic ne futbollin vendas, ne ato garat e shpifura, te pandershme e te paracaktuara qe konsumohen ne menyre te turpshme cdo jave ne kete vend, duke vrare futbollin e merites e ushqyer futbollin e Armand Dukes, atehere po ju them se cdo gje ka vdekur!

Ne kete rast, sharlatani nuk eshte Panuci, por varrmihesi eshte Duka.

Ish- president, eshte e thjeshte te shash Panucin, vecanerisht per njerez qe shohin futboll nje here ne dy vite,
eshte akoma me e lehte;

Fare fare e lehte kur rretheqarku i Dukes, e kthen ne shenjester fill pas nje ndeshjeje si produkt i ketij futbolli apo te luajtur per tu mundur.

Por, degjoje edhe nje here Panucin pas ndeshjes.

Revolta e tij foli shume per kedo qe do te degjoje, per thelbin po aq sa per dyshimet!

Sulmi mbi te i njeriut te Dukes, ai qe na ka ushqyer me magjine e Armandinjos dhe suksesin e Sistemit te tij, i vuri vulen!

Muhabet vule eshte katandisur ne fakt!

2 komente në “Nuk është sharlatan Panuçi, por varrmihës Armando Duka (dhe akuza e rëndë, se ndeshja me Kosovën u shit)”

  1. arban shmili says:

    Sulmet ndaj Panucit janë manifestim rrugacërie.

  2. nardi says:

    kur te turret chihuahua nuk te ndahet…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje