Zviceranët: Shqiptarët kundër shqiptarëve, në tokën e shqiptarëve

30 Maj 2018, 16:37Sport TEMA

Mediat zvicerane i kanë dhënë një rëndësi shumë të veçantë takimit mes Shqipërisë dhe Kosovë në Zyrih, pasi komuniteti shqiptar është ndër më të mëdhenjtë në Zvicër.

E përditshmja zvicerane “NZZ” ka ndjekur ndeshjen e mbrëmshme, duke i kushtuar një reportazh të gjatë.

“Shqiptarët kundër shqiptarëve, në tokën e shqiptarëve”, ishte titulli i këtij artikulli i cili tregonte se në fakt mbrëmë në stadium ishte zhvilluar një festë gjigante ku mijëra tifozë nuk i shqetësonte aspak fakti se kush do ta fitonte takimin.

“Nuk ka rëndësi nëse veshin ngjyrat kuq e zi apo blu me të verdhë. Të gjithë janë shqiptarë”, deklaronin tifozët në stadium për gazetarin e “NZZ”. Edhe ata që visheshin me ngjyrat e Kosovës mbanin mbi shpatulla flamurin kuqezi, apo kishte prej atyre që kishin një shqiponjë të vizatuar sipër.

“Për 18700 spektatorët, ishte një moment i veçantë, pak para orës 20:00, kur u dëgjua himni i të dy skuadrave. Lojtarët e të dy skuadrave dhe të gjithë tifozët e kënduan bashkë atë të Shqipërisë.

Gjithsesi, momenti më emocional i mbrëmjes ndodhi disa minuta më përpara, kur një këngëtar hyri në fushë dhe këndoi ‘Xhamadani vija vija’, i cili vlerësohet si himni jozyrtar i Shqipërisë së Madhe.

Ajo është ëndrra që bashkon të gjithë etninë shqiptare të Ballkanit. Shumë fansa mbanin veshur fanella me hartën e këtij shteti imagjinar”, shkruante e përditshmja zvicerane.

3 komente në “Zviceranët: Shqiptarët kundër shqiptarëve, në tokën e shqiptarëve”

  1. ben says:

    Mutofagos, enter””, Flm dhe ju legenet e tjere shqipfoles, keta jane shqiptaret e vertete, nipat dhe mbesat e te madherishmit Gjergj Kastrioti qe nuk I plas bytha per fe apo se ku jetojne.

  2. Xhamadani sisë sisë says:

    Jua kom fal ate tipin me qeleshe … viti 1832.

  3. Lili says:

    Believe in your dreams,they will become true

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje