A do të luhet me Ukrainën? Absurditeti i FSHF-së: Shkojmë atje edhe nëse nuk luajmë

30 Maj 2018, 16:03Sport TEMA

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit do të udhëtojë drejt Evian për t’u stërvitur atje, edhe nëse nuk do të luhet miqësorja me përfaqësuesen e Ukrainës me datë 3 qershor.

Konfirmimi ka ardhur nga menaxheri i ekipit kombëtare, Kejdi Tomorri, i cili në një deklaratë të publikuar në faqen e FSHF-së ka sqaruar se sido që të shkojnë gjërat, edhe nëse Ukraina nuk paraqitet, Shqipëria do të udhëtojë drejt Francës për të shmangur penalitete financiare.

Për ndeshjen në fjalë kemi dëgjuar zërat në media. Përfaqësuesja e Shqipërisë do të shkojë në Evian pasi kemi një kontratë me kompaninë ‘Matchworld’, ashtu si Ukraina. Pra ne nesër do të nisemi për në Verbier ku është qendra e grumbullimit dhe me datë 3 do të luajmë në Evian kundër Ukrainës. Kemi dëgjuar që Ukraina ka probleme me kompaninë në fjalë por në do të respektojmë kontratën dhe do të shkojmë për të luajtur atje”, tha Tomorri.

Kjo situatë duket absurde dhe mund të kthehet në qesharake, pasi në rastin kur Ukraina mund të vendosë të tërhiqet nga kjo ndeshje që do zhvillohet në një stadium prej 3500 vendesh, atëherë Panuçi do të kishte lojtarët vetëm për stërvitje, duke e bërë këtë grumbullim të qershorit më të dështuarin në historinë e futbollit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje