Xavi e krahason me Real Madridin: Barcelona ka rënë në gjumë…

31 Maj 2018, 10:58Sport TEMA

Xavi goditi Barcelonën e madhe, gjigantët e La Liga-s, se ka rënë në gjumë, në mes të dominimit europian të Real Madridit.

“Los Blancos” kanë fituar titullin e tretë të Ligës së Kampionëve, të shtunën e kaluar, duke mposhtur Liverpool 3-1 në finalen e Kievit.

Ndërkohë, Barcelona fitoi titullin kampion në Spanjë, për herë të tretë në katër sezone e fundit.

Por Xavi, i cili fitoi katër trofe të Ligës së Kampionëve me Barcelonën, i akuzoi kampionët e La Liga-s se kanë rënë në “gjumë”, pavarësisht nënshkrimit të sërës së Luis Suarez, Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele, në sezonet e fundit.

“Real Madridi ka një gen, që fiton, ndërsa Barcelona ka rënë në gjumë”, – tha ai për “El Penalti”.

Xavi gjithashtu vuri në dukje fatin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve, ku më së fundi ishte lëndimi i Mohamed Salah dhe gabimet e Loris Karius, në finale.

“Real Madridi kishte çdo gjë para syve. Lojtarët e dëmtuar, si Neymar i PSG, Arjen Robben dhe Jerome Boateng të Bayern Munich i erdhën në ndihmë.

Lojtari më i rëndësishëm i Liverpool, Salah, u dëmtua në finale.

Të mos harrojmë se portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ishte mungesë e madhe ne gjysmëfinal..

Pra, duket si një mallkim prej magjistarësh te kundërshtarët e Real Madridit, por çështja është se Barcelona ka rënë në gjumë. Duket se Barcelona po fiton tituj, por të tjerët po fitojnë Ligën e Kampionëve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje