Predikuesi islamik: Dëmtimi i Salah ishte një ndëshkim nga Zoti për atë që bëri

31 Maj 2018, 11:05Sport TEMA

“Dëmtimi i Mohamed Salah në finalen e Champions League ishte një ndëshkim nga Zoti, pasi ai theu agjërimin gjatë Ramazanit”.

Kështu pretendon një predikues islamik.

Sulmuesi i Liverpool është detyruar të dalë nga loja në minutën e 30’ për shkak të një dëmtimi, pas duelit me Sergio Ramos.

Salah në fillim u shpreh se nuk do e prishte agjërimin në prag të finales së Champions League.

Por një fizioterapist konfirmoi se ai ndryshoi plan, pasi foli me departamentin e vlerave ushqimore të klubit.

Myslimanët lejohen të thyejnë agjërimin për arsye udhëtimi.

Por predikuesi nga Kuvaiti, Mubarak al-Bathali, thotë se Salah bëri mëkat duke thyer agjërimin për ndeshjen.

“Zoti e ndëshkoi,” shprehet ai në Twitter.

Al-Bathali pretendon se Salah është këshilluar në mënyrë të gabuar:

“Fatkeqësisht, ai do të jetojë me këtë mëkat përjetësisht.”

1 komente në “Predikuesi islamik: Dëmtimi i Salah ishte një ndëshkim nga Zoti për atë që bëri”

  1. vini says:

    Dhe zoti ndeshjen po shifte,kishte ven skedin 1 3 realin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje