Stoli i Real, ja cili është pretendenti kryesor sipas bastexhinjëve…

31 Maj 2018, 19:19Sport TEMA

Ish-trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, është favorit, sipas “bastexhinjëve”, për të marrë drejtimin e Real Madrid, pas largimit befasues të Zinedine Zidane.

Wenger, i cili pranoi publikisht se ka pasur disa oferta nga Perez, kur ishte trajner i Arsenal, është emri kryesor në listën e “Los Blancos” dhe koeficienti që francezi do të ulet në stolin e “Bernabeu” është 3.00.

I dyti mes favoritëve është Antonio Conte, shumë pranë divorcit me Chelsea, me koeficient 4.00, ndërsa pretendenti i tretë është ish-futbollisti i Real, trajneri aktual i Real Madrid “B”, Jose Maria Gutierrez, shkurt Guti, me koeficient 5.00.

Guti ka luajtur për 15 vjet (1995-2010) me Real Madrid dhe është i preferuari i Perez, pasi nga ekipi U-19 e kaloi te Real Madrid “B” në verën e kaluar.

Mes kandidatëve të tjerë janë edhe Mauricio Pochettino, me koeficient 6.00, pavarësisht se argjentinasi sapo rinovoi me Tottenham për pesë vitet e ardhshme. Ndërkohë 8.00 është koeficienti për Maurizio Sarri.

Zidane dha dorëheqjen vetëm pesë ditë pasi fitoi Champions League për herë të tretë radhazi.

Koeficientët e pretendentëve

Arsene Wenger               3.00

Antonio Conte                4.00

Guti                                   5.00

Pochettino                       6.00

Maurizio Sarri                8.00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje