Cila do të jetë skuadra e re e Zidane? Ja si e mendojnë bastexhinjtë…

31 Maj 2018, 21:19Sport TEMA

Një lamtumirë e papritur, që shkaktoi tronditje te tifozët e Real Madrid dhe vë në lëvizje bastexhinjtë, sepse njerëzit duan të gjejnë se cila do të jetë skuadra e ardhshme e Zinedine Zidane?

Kuotat ndërkombëtare nuk kanë vonuar dhe me 3.75 kuotohet rikthimi i  tij te Juventus, edhe më i ulët se alternativa Paris Saint Germain, që e ka koeficientin 4.00.

Që Zidane do të jetë trajneri i ri i Francës, pas Kupës së Botës 2018, e ka koeficientin 6.00, aq sa e ka edhe mundësia e kalimit te Chelsea.

Për të gjitha opsionet e tjera është shifër e dyfishtë, 11.00 është koeficienti i Manchester United, 13.00 ai i Bayern Munich dhe plot 21.00 ai i Liverpool, që e mposhti në finalen e fundit të Champions League.

Kotat e basteve për të ardhmen e Zidane

1.Juventus     3.75

2.Paris SG      4.00

3.Chelsea       6.00

4.Franca         6.00

5.Man.Utd     11.00

6.Bayern        13.00

7.Liverpool    21.00

1 komente në “Cila do të jetë skuadra e re e Zidane? Ja si e mendojnë bastexhinjtë…”

  1. shvejku says:

    Ndersa KAMZA e ka koeficientin -2.50!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje