Behrami “tmerron” Zvicrën, Granit Xhaka në spital

1 Qershor 2018, 18:26Sport TEMA

Është një lojtar i ashpër për kundërshtar dhe shpesh për këtë gjë është ndëshkuar edhe me karton të kuq, por këtë herë Valon Behrami e ka treguar agresivitetin e tij edhe në stërvitje me skuadrën e Zvicrës.

Ai pati një përplasje me Granit Xhakën duke e detyruar këtë të fundit të braktiste ndeshjen e kontrollit mes dhimbjeve.

Madje lojtari me origjinë shqiptare u dërgua menjëherë në spital mes frikës për dëmtim ligamenti dhe humbjes së Botërorit që është në prag.

Megjithatë, pas kontrolleve të para, rezultoi se nuk kishte asgjë serioze për mesfushorin e Arsenalit, i cili do të mungojë vetëm në disa seanca stërvitore dhe në ndeshjen miqësore ndaj Spanjës, ndërsa do të jetë i gatshëm që në ndeshjen e parë të Botërorit.

1 komente në “Behrami “tmerron” Zvicrën, Granit Xhaka në spital”

  1. Timi says:

    Ky po që është komplet budalla behrami.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje