Shpenzimi kolosal i Skënderbeut, 600 mijë euro studios ligjore për të fituar betejën në KAS

2 Qershor 2018, 11:34Sport TEMA

Klubi i Skënderbeut ka fituar gjithçka në sezonin e fundit, por tani ka edhe “finalen” e madhe, atë ndaj KAS-it, që është thelbësore edhe për ekzistencën e tij.

Për ta fituar çështjen e hapur në lidhje me dënimin 10-vjeçar nga Kupat e Europës, drejtuesit e Skënderbeut kanë pajtuar një studio ligjore zvicerane dhe kostot janë të jashtëzakonshme.

Burime të Vipsport.al pranë klubit jugor mësojnë se bëhet fjalë për një pagesë prej 600 mijë eurosh për këtë studio, e cila ka dhënë garanci në një përqindje të lartë për ta fituar çështjen në KAS.

Mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë realisht dhe brenda datës 5 pritet të mësohet se pari, nëse Skënderbeu do të marrë pjesë apo jo në Champions, më pas vazhdon beteja ligjore në KAS.

Drejtuesit janë optimistë për fitimin e çështjes, ndaj dhe janë bindur të shpenzojnë një shifër kaq të lartë për studion ligjore.

2 komente në “Shpenzimi kolosal i Skënderbeut, 600 mijë euro studios ligjore për të fituar betejën në KAS”

  1. Guri i Kamjes says:

    Skenderbeu do te marre pjese ne çampions se s’ben per te vetmen arsye se nuk ka perfunduar gjykimi e sipas te gjitha parimeve te njohura boterisht nuk mund te quhet fajtor kur nuk ka nje vendim te formes se prere te gjykates. Kesisoj partizanit te “lavdishem” do t’i duhet te prese te pakten gjer nga dhjetori. Nese UEFA nuk e ka perfshire “Skenderbeun” ne kalendarin e ch. ligue do t’i duhet te shlyeje shpenzime te atilla qe nuk ta pret mendja.

  2. veri says:

    .. pra nuk paskan faj gjyqtaret tane ..{ jo te sportit , te drejtesise }.! korrupsionin e kane fituar nga Europa ..!.. SA TURP .. ! NUK DUA QE SKENDERBEU TE DENOHET , POR TE DALE E VERTETA ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje