Fitimi i finales së Kievit dhe i Ligës së Kampioneve (edicioni i fundit) mund të ketë qenë një ëndërr e vërtetë për Sergio Ramos, por shpejt u shndërrua në një makth, pasi u detyrua të ndryshojë numrin e tij të telefonit.
Mbrojtësi i Real Madridit iu është nënshtruar thirrjeve kërcënuese në lidhje me dëmtimin në shpatull që i bëri Mohamed Salah, duke e dërguar sulmuesin egjiptian të Liverpool të dilte nga loja i pamundur për të vijuar finalen e Champions-it.
Shtypi egjiptian reagoi me zemërim ndaj incidentit, duke e akuzuar Ramosin se ishte “një kasap”, ndërsa nga Egjipti nisi nënshkrimi i një peticioni obline, që kapi shifra të frikshme në pak ditë, përmes të cilit i kërkohet UEFA-s të dënojë kapitenin e “Los Blancos”.
“Cadena COPE” thotë tani se Ramos ka mbetur pa zgjidhje, por ama ka marrë një masë që ishte në dorën e tij: ka ndryshuar numrin e tij të telefonit për të ndaluar marrjen e telefonatave, që e kërcënonin me vdekje.
Ky eshte shembulli tipik i futbollistit te piset…tipik madrilen…..pervec toni kross te gjithe te tjeret jane te nje rrace
Jo vdekje,por duhet te akuzohet per krim ndaj futbollit dhe tentim thyerje krahu per nje qellim kriminal.Pas keti rasti s dhe shume rasteve mjerane ne futboll nuk shof me drejtesi ne lojrat boterore dhe me gjere.Turp,nje gjygjetare kriminel te lejoje kete gjeste te palejueshem ne futboll,por as edhe kudo tjeter ne lojra te ndryshme.
Bravo shoku parafoles, tani t’i denojme te gjithe me vdekje, qe te kene mundesi edhe ekipe te tjera te fitojne Champions.
Hajde rradake hajde.
Po versioni tjeter , te te nxjer krahun qe te mos luash ne finale , dhe si pasoje skuadra jote mos te japi rendimentin e duhur si te duket …….ti mund te kesh radake , tru brenda eshte e sigurt qe nuk ke …………
Shqipfolesat deshirojne ti dalin ne krah vellait Egjiptian Turp i madh , ne futboll edhe thyen krahun apo kemben kush me i zoti shpeton , ky miu nga Egjipti ishte fizikisht me i dobet , edhe per kete e ka fajin Edvin Rama
filluan Mamluket e Egjyptit te kercenojne ..kujtojne se jane ne Egjypt