Plane për plazh? Sinoptikanët tregojnë surprizat e motit gjatë javës

4 Qershor 2018, 13:16Sociale TEMA

Nëse keni bërë plane për plazh, sinoptikanët parashikojnë mot me kthjellime dhe vranesira.

Mësohet se moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje kryesoisht gjatë pasditeve.

Ja parashikimi i Meteoalb:

“Gjatë javës, moti paraqitet kryesisht me kthjellime e vranësira kalimtare gjatë paraditeve ndërsa vranësirat fuqizohen gjatë pasditeve duke sjellë shira të përkohshëm në ekstremin Verior dhe zonat Lindore ndërsa shira afatshkurtër në zona të izoluara të Qendrës së territorit (kryesisht zona Krujë – Tiranë – Elbasan).

Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante deri në mesjavë kur pritet rritje e temperaturave, më e ndjeshme gjatë mesditës”, thonë sinoptikanët. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje