“Nuk ka kurva në këtë botë”. Ky është projekti më i fundit i gazetarit Mustafa Nano që ka ngjallur mjaft diskutime.
Teksa ndodhemi në mes të muajit të Ramazanit, kur besimtarët myslimanë i dedikohen më së shumti fesë, dy vajza të mbuluara janë parë të shkojnë që të ndjekin shfaqjen e Mustafa Nanos.
Ato shfaqen të përqëndruara në “one man show” që flet gjerësisht për seksin, duke u nisur nga eksperiencat personale.
Nano sqaron ngjarjen në Panorama ku tregon habinë personale kur i pa në sallë.
“Ishin trembur fillimisht, ende pa filluar shfaqja, kur dritat ishin ende të ndezura e kur ato të dyja u futën në sallë si pa të keq, tamam si të mësuara me sallat e teatrit.
Jo, jo, u mor vesh që ishin femra. Madje, çupa të reja. Ata që ishin më pranë tyre kanë dëgjuar që ato qeshnin.
Dhe qeshnin sidomos në momentet e nxehta të show-t, kur unë zija dhe flisja për seksin, orgazmën, përvojën time të parë seksuale. Ishin të qeshura që dilnin nga brenda thasëve të zinj, me të cilët ishin mbuluar.
Situatë surreale, në fakt. Nga fotografia duket se kanë qenë të mbuluara krejt. Nga koka te këmbët, përfshirë edhe fytyrën.
E sikur të mos ishte mjaft kjo, kishin vënë edhe nga një palë syze dielli. As sytë pra, nuk u shiheshin. Dhe këtë gjë ma thanë disa vetë”, thotë Nano. (TemA)
Perpjekje mediokre e Mucit per vete-reklamim.
Ik more injorant shpifarak dhe meru me kurvat, jo me shpifje bajate !
Ku kerkon te dalesh me keteto inskenime te felliqura more katundar i civilizu me hapa shalesh ?
Ti more legen llafazan gojendyre, as ujin e kembeve nuk meriton tu pish grave muslimane, jo ti pergojosh me shpifje.
Sa i ke paguar ato kurvat per inskenimin ?
Kane qene burra te mbuluar si gra. Kane pas turp te shihen qe po ndjekin spektaklin dhe kane ardhur te mbuluar.
Lol!!!!