Rroga 45 milionë e Fevzos dhe stanjacioni i proletariatit të reporterëve

4 Qershor 2018, 18:17Sociale TEMA

Tashmë është bërë publike mundësia e lëvizjes së Blendi Fevziut nga TV Klan drejt Top Channel.

Në vetvete ky nuk është ndonjë lajm që ka interes publik, por duke qenë se mediat kryesore në vend janë paradhoma të pushtetit, zhvillimet në fjalë meritojnë të trajtohen.

Kështu, pak muaj më parë disa media kërkuan të trondisnin psikologjikisht drejtuesen e Top Channel me largimin e drejtorit Sokol Balla, ikja e të cilit u trajtua si një humbje e parikuperueshme.

Sot është radha e Fevziut që të japë goditjen në treg dhe sipas burimeve nga Top Channel, oferta për të është 45 milionë lekë (të vjetra) në muaj (me gjasë një pagesë më e lartë sesa e vetë drejtorit Ben Blushi).

Bëhet e ditur se arsyet e largimit nga TV Klan lidhen jo vetëm me pagesën, për të cilën Fevziu shpesh thotë se ka jo shumë rëndësi, por edhe me prezencën e tij të përdithshme në ekran.

Nga informacione të ndryshme thuhet se Frangaj ka planifikuar të riorganizojë kohën televizive në bazë të shikueshmërisë, duke shmangur prezencën e Fevziut dhe emisionit të tij për katër ditë në javë.

Duket se këtë favor gazetarit në fjalë po ja bën TCH, shoqëruar edhe me një pagesë të majme, sigurisht në kohezion me drejtorin-mik, Ben Blushi.

Pagesa eventuale e z. Fevziu është çështje private, por ajo është e tillë saqë patjetër do të diskutohet në mjediset gazetareske.

Si mundet të përligjet nga një kompani që kërkon të ecë përpara kjo diferencë në pagesë mes një gazetari që drejton një emision, i cili nuk vlerësohet nga televizioni ku transmetohet aktualisht dhe reporterëve apo redaktorëve të news room?

Cilado qoftë vlera e emisionit, që padyshim është jo e vogël, për ata që ndjekin TV Klan dhe Top Channel është e qartë se profesionalisht, ai nuk ka të krahasuar me vlerën e redaksisë së lajmeve që është arma, fytyra dhe përmbajtja themelore e këtyre dy televizioneve.

Si mund të punojë në këtë klimë deprimuese një reporter të cilit i kërkohet të klimatizohet me “revolucione” drejtorësh, kundrejt një pagese minimale dhe që lëviz ngadalë dhe për një punë që në televizione po mbetetet anonime?

Kjo nuk është çështje e zilisë për pagën, por e realizmit në menaxhim.

Është zotësi e madhe t’i marrësh pronarit të kompanisë – që gati sa nuk publikoi një elegji për ikjen e Sokol Ballës- një pagë të tillë.

Atë mund edhe ta përdorësh mirë, nuk është rasti i parë në këto 25 vjet që pronarë me gjithfarë kompleksesh përdoren mirë nga “profesionistët e fushës”.

Por pasoja që mbetet është jo e vogël.

Në një redaksi të tillë është e vështirë të punohet dhe të mbetet diçka nga profesioni kur vihen vija të dallueshme mes një aristokracie fiktive dhe një proletariati që nuk po afirmon dot forcën e vet pse nuk e njeh ende.

Por këto janë spekullime derisa çdo gjë të konfirmohet zyrtarisht dhe lëvizja e z. Fevziu të jetë fakt.(Respublica)

18 komente në “Rroga 45 milionë e Fevzos dhe stanjacioni i proletariatit të reporterëve”

  1. I rendomte says:

    Na u prish gjiza sa mer kokederi
    gjen dhe bene kokemishi po te jet per mua e mbylle fare kanalin dhe sharlatinit nuk i afroje pune

    1. Cudia says:

      Thjesht eshte nje shpjegim i mire qe mediat merren me pastrim parash.

    2. Raimond vlonjati says:

      Te thuash te verteten i vetmi emision per te qene i Klanit esht Opinioni i Fevzos
      Gjithe te tjetat jane. ca karagjozlleqe te shplara qe te hapin barkun

    3. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

      Fevziu meriton 45 Miljon topa me mut ne kaptin dhe ji 45 milion leke.
      Osht moderatori ma idjot ne Shqypni.tamom mor bithe qe te gric .

  2. Ronaldo says:

    O ju qifja fevzon! Na e bet sikur esht Messi!

  3. A. Hoxha says:

    Ky ezhte nje vend bajgash persa i ofrohet jo vetem nje hapesire publike, por edhe nje page 4.5 milionshe nje faqeziu si Blendi Fevziut!

    Ky korani i myzeqese i njohur me emrin Blendi Fevziu ne nje shoqeri normale do ishte nxjere ne pension te perjetshem per te mos i nxirre jeten ketij populli me teatot e tij ne ekran!

  4. mostrat says:

    sa te shpifur qe jeni ne shpirt?

  5. Baxhul says:

    Nuk ka fytyre me te poshter sesa ky Fejziu i Klanit. Mos e promovoni Blendi Fevziun por thuajini ik se na plase byçen me emisionet e tij.

  6. Shqiptari nga Kosova says:

    E kam percjell “Topin..” pasi dukej te ishte kanali me realist. Tani me ardhjen e bilbilushit ka humb shume nga realizmi. Nje kanal tendencioz..! Keshtu qe une dhe familja ime nuk e percjellim me, sigurisht as Klanin..!

  7. Cuku says:

    Po ci nxirrni me.surrat keta halabaket se na e.shpifen
    « shkrimtaret e shekullit»
    Ju dhjefsha mu ne libra,,,

  8. Polici says:

    Perralla. Frangaj e hoqi Fevzon vetem per nje arsye. Ja shpif gjithmone e me shume e qeshura si kurve e Fevzos ne emisionin e tij.

  9. Demi says:

    Vërtet që Fevziu nuk paska morra për tu kruajtur.

  10. Aristiri says:

    QE TA DINI BLUSHI DHE FEVZIU JANE SHOKE TE VJETER GJIMNAZI DHE BASHKETREGTARE TELEVIZIV. E GJITHA ESHTE NJE TREGTI E NDYRE E DIRIGJUAR NGA BLUSHIM SIGURISHT, I CILI E SHET FEVZIUN AQ SA NUK VLEN BIOLOGJIKIGJSHT E PSIQIKISHT. FEVZIU ESHTE NJE I PAAFTE QE BEN NJE EMISION TEK I CILI NUK GJEN KURFARE KRIJIMTARIE, AI MBLEDH DY PALE NJEREZISH, I VENDOS NE RRESHT ULURM CA E KA TE PERHERSHEM E CA TE LEVIZSHEM, I VENDOS NJE MIKROFON DHE I LE TE ZIHEN ME NJERI TJETRIN KURSE VETE GAJASET SE QESHURI, NJE EMISION QE E BEN EDHE NJE KALAMA DHE QE KA SUKSES SE SHUMICA E NDJEKESVE JANE MILITANTE ME PRIKIKE TE GJYMTUAR. SEPSE ASNJE SHQIPTAR ME NIVEL MESATAR INTELIGJENCE NUK E NDJEK FEVZIUN. UNE NUK BESOJ SE DO TA HAJE VJOLLCA HOXHA KETE RENG TE BLUSHIT QE KERKON TI NGREJE PIACEN E PAGESES TE PAAFTIT FEVZI.

  11. Ana says:

    Populli vdes per buke..pune..ky kapadaiu na kaperdiset me rroge 45 mln ne muaj…HARRAM HARRAM HARRAM

  12. Vjosani says:

    Nje gazetar qe ka ne fjalorin e tij gjithsej 120 fjale ne perdorim, nje te qeshur prej kali te tredhur dhe me ate ecje jakjen para mbrapa, une nuk do ta pranoja as si reporter ne TV e Peqinit….Po Shqiperia ka qene e mbetet nje skec…

  13. Xheni says:

    Duke ju kerkuar falje per shprehjen , Mendocino se :

    Muti mut ngelet pamvaresisht nga lloji I WC-se.

  14. agimli says:

    Ka kontroll taksash atje ?Paguajne taksa keta per te ardhurat?po sigurime shoqerore paguajne? Gazetaret e frontit te luftes e kane ender te marrin kete rroge. Me keto cmime vijne te punojne ne Shqiperi gazetaret me te mire te CNN. Prandaj sbehet at vend se behen te pasur qelbesirat dhe shteti rri ben sehir.

  15. Spinoza says:

    Pastrim parash do te mbulosh lidhjen me politikanet e korruptuar qe te kane bere favore dhe tu thuash perendimoreve se leket Jane nga puna 50 mije euro rroge po ku i ha perendimi keto o medioker do dorzoni leket te gjitha perpjekjet Jane te kota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje