Pas një sezoni zhgënjyes me Manchester United, Paul Pogba nuk e ka më të sigurt vendin në formaiconin e kombëtares franceze në prag të Kupës së Botgës. Katër vjet më parë, u largua nga Botërori me trofeun e lojtarit të ri më të mirë. Vetëm 21 vjeç, luajti në çdo ndeshje të skuadrës së tij deri në çerekfinale, duke shënuar edhe një gol.
Poër katër vjet më vonë, ndërkohë që duhet të ishte lideri i padiskutueshëm i Francës, niveli i reguar prej tij së fundmi ka ngritur shumë dyshime. Dhe me talentin e padiskuteshëm që Dider Deschamps ka në dispozicion, nuk është e sigurt nëse 25-vjeçari do të jetë në fushë si titullar për ndeshjen e parë të Kupës së Botës kundër Australisë më 16 qershor.
Por do të mbetet për t’u parë nëse Deschamps do të vendosë përfundimisht ta lërë “Gjelin” 100-milionësh në “kotec”… Mundsitë i ka. N’Golo Kante bën një punë të shkëlqyer në mesfushë, ndërsa alternativat janë aq shumë te Franca sa të gjithë e ndjejnë se rrezikojnë vendin.
Vetë lojtari në një intervistë për “France Football” i hodhi poshtë kritikat: “Gjithmonë kështu ka qenë më mua. Kur kam fituar me lojën time, me stilin tim. Nuk kam dëgjuar njeri të kritikojë Messin kur ai shëtit në fushë. Nuk mund të më thotë njeri se si duhet të luaj. E rëndësishme është që më mbështesin të afërmit e mi”.
Megjithatë, trajneri e mbrojti lojtarin e tij në përfundim të ndeshjes me Italinë, kur nuk munguan as vërshëllimat. Shoku i tij i skuadrës, Antoine Griezmann pranoi se miku i tij i mirë ka hasur vështirësi këë sezon, por shpreson që të japë më të mirën në Botëror. “Jemi mësuar që ai shënon gola, por nuk presim këtë prej tij. Duam që ai të qarkullojë topin siç di ta bëjë dhe të luajë për skuadrën. Te United ka pasur një sezon të vështirë, por ka shumë besim te vetja”, tha sulmuesi francez.