Tenton një roveshiatë në stërvitje dhe rrezikon Botërorin, i ndodh titullarit të Polonisë

5 Qershor 2018, 12:34Sport TEMA

Ka disa iniciativa që janë të rrezikshme, me pasoja që për momentin nuk mund t’i imagjinosh.

Ka pasur shumë raste, kur lojtarë të ndryshëm, madje edhe nga më të njohurit, kanë humbur komptecione madhore për një kapriço të momentit. Së fundi i ka ndodhur një lojtari titullar të Polonisë.

Kamil Glik mund të humbasë Kupën e Botës. Në Spanjë, e përditshmja “AS“ bën me dije se lojtari i Monakos, gjatë stërvitjes ka pësuar një dëmtim në shpatull dhe ka vënë në rrezik serioz praninë e tij në Rusi.

Ters për trajnerin e Polonisë, Adam Navalka, që pak orë më parë kishte shpallur listën zyrtare me 23 lojtarët e grumbulluar.

Por e çuditshme është mënyra e dëmtimi. Glik ka rënë shumë keq, pasi kishte tentuar një roveshiatë në stërvitje.

Trajneri Navalka ka marrë masat që, nëse mbrojtësi nuk arrin të rikuperohet në kohë, të zëvendësohet nga Marsin Kaminski, lojtari i Shtutgartit.

Polonia bën pjesë në Grupin H dhe më 19 qershor do të ndeshet me Senegalin, ndërkohë që në grup ka edhe Kolumbinë dhe Japoninë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje