Surprizon trajneri i Belgjikës, merr Januzajn në Botëror

4 Qershor 2018, 16:04Sport TEMA

Adnan Januzaj do të jetë pjesë e Belgjikës në Botërorin Rusi 2018. Sulmuesi i talentuar me origjinë kosovare i cili ishte pjesë e listës paraprake prej 28 emrash është përfshirë në listën përfundimtare nga trajneri Roberto Martinez.

44-vjeçari spanjoll ka lënë jashtë, portierin Sels, mbrojtësit Jordan Lukaku dhe Kabasele si dhe sulumuesin e Crystal Palace Christian Benteke.

Lënia jashtë liste e ish sulmuesit të Liverpoolit dhe përfshirja e Januzajt ka surprizuar jo pak mediat belge, megjithatë trajneri Martinez e ka shpejguar në këtë mënyrë zgjedhjen e tij.

“ Zgjodha Januzajn dhe lashë jashtë Bentekenë për faktin se në skuadër i kam 2 numra 9 dhe ata janë Romelu Lukaku dhe Michy Batshuayi, pikërisht për të pasur më shumë balancë në grup vendosa të marr në Rusi, Andnan Januzajn.

Në fakt për momentin janë 24 lojtarët e grumbulluar nga Martinez pasi  trajneri spanjoll është në pritje sesi do të evoluojë gjëndja e Vincent Kompany i cili pësoi një dëmtim në sfidën miqësore ndaj Portugalisë dhe në rast se mbrtojtësi i Manchester City-it, nuk ja del të rikuperohet deri javën e ardhshme në Botëror do të shkojë Loran Ciman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje