Bledi Shkëmbi emërohet trajneri i ri i Teutës

3 Qershor 2018, 21:00Sport TEMA

Pas përfundimit të aventurës me ekipin e Lirisë, Bledi Shkëmbi ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin shqiptar.

Gjatë sezonit 2000-2001 dhe në vitin 2007, Shkëmbi luante për fanellën e Teutës, ndërsa në këtë moment ka marrë drejtimin e këtij ekipi.

Zyrtarizimi është bërë publik disa minuta më parë nga ana e klubit te Teutes, që mbyll kështu “telenovelën” e kësaj figure të njohur për futbollin shqiptar.

Tashmë interesi është i madh, nëse ish-kapiteni i Skënderbeut, do të tregojë të njëjtën nivel në stolin e durrsakëve, ashtu siç e ka treguar në fushën e lojës si futbollist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje